Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ipeshkvi Imzot Gjergj Meta, nis meshat e të 13 martave në Kishën e Shna Nout, Kurbnesh

Nga Pirusti News
1 676 Shikime
SHPERNDAJE

10 kuorizitete nga Kisha e Shna Nout Kurbnesh.

-Prifti i fundit në që ka shërbyer në rregjimin komunist ishte Dom Ndoc Ndoja, vëlla nga nëna i “Heroit të Popullit” Ndoc Mazi, njëri ndër 5 heronjtë e Vigut-

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Imzot Gjergj Meta ka zgjedhur që meshën e parë për fillimin e 13 të Marteve të Shna  Ndout, ta zhvillojë pranë Kapelës e Shna Nout në Kurbnesh, e njohur gjerësisht si Kisha e Shna Nojt e Selitës. Edhe pse dita e sotme ka qenë mjaft e vështirë përsa i përket kushteve atmosferike, Imzot Gjergj Meta i shoqëruar nga motrat e Kolegjine te Familjes se Shenjte me seli në Përlat Qendër, ka udhëtuar në drejtim të Kurbneshit të harruar dhe të braktisur nga pesha e viteve post diktaturë, për  t’u shfaqur mes besimtarëve të mbetur të kësaj ane. Bora kishte mbulur zonën, ndësa i ftohti ka qenë në kuota maksimale, banorët besimtarë të zonës janë paraqitur në ambientet e Kishës së Shenjtë për të ndjekur meshën e parë të 13 të martave, dhënë nga Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Imzot Gjergj Meta.

Kisha e Shna Nout e Kurbneshit ndodhet mes pishave të shumta disa metra mbi rrugën që të çon në Lurë, në të dalë të qytezës së Kurbneshit. Ajo është ndërtuar rreth 200 vite më parë, ndërsa fundin e saj të përkohshëm si ndërtese, ashtu si shumë objekte të tjera të kultit e pati në vitin e mbrapshtë 1967, kur kjo ndërtësë u rrënua totalisht, ndërsa dera e saj u vendos si derë për dyqanin e bukës së qytetit Kurbnesh. Sipas poetit të mirnjohur z. Viktor Gjikolaj, në vitin 1995 u realizua rindërtimi i saj nga themelet dhe që prej atij viti, kjo Kishë ditën e shenjtë të 13 qershorit pret qindra besimtarë nga Selita, Lura, Burreli dhe zona të tjera të vendit.

Disa kuorizitete për Kishën e Shna Nout në Kurbnesh.

  1. Kisha është ndërtuar në një vend “Vakuf” vend i shenjtë. Njihej si vend i shenjë prej shekujsh, ndaj aty u vendos të ndërtohej Kisha e Shna Nout.
  2. Kisha e Shna Nonut në Selitë, është Kishë e shenjtë e barazvlefshme në njohje dhe besim me Kishën e Shnanout në Laç dhe me Kishën e Shnanout të Padovës.
  3. Kisha e Shna Nonut në Selitë ishte Kishë vartëse nga Kisha e Shënllezhdrit në Qafën e Kishës, Selitë.
  4. Prifti i fundit në që ka shërbyer në rregjimin komunist ishte Dom Ndoc Ndoja, vëlla nga nëna i “Heroit të Popullit” Ndoc Mazi, njëri ndër 5 heronjtë e Vigut.
  5. Dhjetë vite më vonë, në vitin 1977 dom Ndoc Ndoja u dënua me burg për agjitacion e propagandë. Në dënimin e tij nuk ndikoi aspak fakti se ishte vëlla nga nëna me “Heroin i Popullit” Ndoc Mazi.
  6. Në sallën e gjyqit u përmend fakti se ishte vëllai i heroit, por u tha se ky nuk ishte si ai, që dha jetën për popullin e pushtetin, por ishte kundër popullit e pushtetit.
  7. Dera e Kishës së Shna Nout u vendos si derë për dyqanin e bukës në qytezën e Kurbneshit.
  8. Edhe gjatë kohës së kumunizmit, besimtarë të shumtë shkonin fshehuarazi dhe linin para apo sende të ndryshme pasi ishte vend “vakuf” dhe çudibërës.
  9. Vendi ku është Kisha rrethohet me pisha të shumta, bredha të shëndetshëm dhe shtatlartë. Askush, në asnjë kohë nuk ka guxuar ti presë ato, pasi ishte vend “Vakuf” dhe i frikshëm, nëse e bëje një veprim të tillë.
  10. Prej vitit 1991 besimtarë të shumtë nga tre rrethe veriore si Dibër, Mat e Mirditë shkojnë dhe ndjekin meshën e shenjtë, qëndrojnë gjatë aty, por edhe mund të flejnë një natë. Ka shumë të dhëna nga banorët se kjo Kishë është çudibërëse dhe ka shëruar shumë njerëz që janë paraqitur dhe lutur aty.
 Aleksandër Ndoja   

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest