Një ndër ivestimet më elitare në zonën e Mirditës, ku janë të punësuar mbi 80 veta është rrënuar totalisht ne anen a malit në orët e para të ditës së sotme. Ndersa eshte i pa prekur dhe tërësisht funksional ne anën tjetër te autostradës, nga ana e lumit. Një fenomen i pa zakontë natyror që është provokuar nga reshjeve të shumta, ka bërë që mali sipër autostradës në drejtimin ku është NBT-Oil, një ivestim shumë funksionësh, të dëmtohet totalisht.
Por ajo çfar është më e rëndësishme, nuk ka dëme në njerëz. Ndërsa në atë vend që ishte pikëndalese e mijëra udhëtarëve në rrugën e kombit, janë dëmtuar jo vetëm pika e karburantit, por edhe bar-restorati, supermarketi etj. Situta e krijuar është mjaft e rëndë, pasi pritet të rrënohet totalisht fshati Blinisht. Toka ka rrëshqitur totalisht në një sipërfaqe disa mijë metra2, nga autostrada deri të rruga e vjetër e cila ka qenë rikostruktur dhe asfaltuar kohët e fundit.
Gjatë paradites në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtuesit e prefekturës së Lezhës, të Bashkisë Mirditë dhe të Njësisë Administrative Orosh, ku po bëhen konstatimet e fundit, si edhe përcaktimi i masave për daljen nga situata e rëndë.
Në një prononcim për mediat, kryetari i Bashkisë Mirditë u shpreh:
““Unë jam këtu duke inspektuar këto familje që janë në zonë ndërsa është dashur edhe evakuimi i tyre. Kjo situatë i kalon kopetencat dhë mundësitë e Bashkisë Mirditë, kështu që qeveria duhet të marrë masat e nevojshme për të sjellë edhe specialistët e saj. Duhet ndërhyrë për të mbrojtur rrugën e kombit nga shembja. Shikoni se shtëpitë janë shembur, pra kemi humbur një fshat të tërë, kjo duket tashmë.””

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

