Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Era e fortë dhe moti i keq vështirësojnë lëvizjen e automjeteve. Një kamion përmbyset në aksin Milot-Lezhë

Nga Pirusti News
977 Shikime
SHPERNDAJE

Era e fortë tej çdo limiti krahasuar me vitet e fundit ka sjellë probleme të mëdha në akset rrugore të qarkut Lezhë. Kështu pasagjerët e një autobuzi që ishte nisuar nga Tirana për në Rrëshen, janë traumatizuar në afërsi të Milotit, kur era e forta ka përlarë pasqyrën e madhe të autobuzit dhe pasi është përplasur fuqishëm në anësoret e autobuzit, ka përfunduar në xhade.

Duke mos kuptuar asgjë se çfar kishte ndodhur, autobuzi ka ndaluar për të parë se çfar kishte ndodhur, pasi u krijua zhurmë e madhe. Janë dashur disa minuta për të kuptuar se era e fortë kishte viktimizuar vetëm pasqyrën.

Ndërkohë në segmentin Milot – Lezhë lëvizja e makinave është vështirësuar jashtëzakonisht prej presionit të erës. Automjetet gati, gati devijonin drejtim nga lëvizjet e detyruara nga presioni atmosferik. Ndërsa një kamion me targa të Maqedonisë nuk i ka rezistuar erës së fortë, dhe është përmbysur në anë të rrugës në afërsi të kryqëzimit të Tales, në rrugën Milot – Lezhë. Fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz, ndërsa ka mbërritur shumë shpejt emergjenca e cila ka mundësuar lëvizjen e automjeteve të tjera.

A.N

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest