Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

+383…! Prej datës 24 mars 2018, për herë të parë në historinë e saj, Kosova me prefiksin unik të saj.

Nga Pirusti News
1 179 Shikime
SHPERNDAJE

Isha duke udhëtuar, madje duke mbajtur timonin në pamje të kufizuar kur në celularin tim me vjen nje sms. Ishte nga Mifail Bytyqi, miku dhe kolegu im gazetar i njohur prej vitesh, që është themelues dhe drejtues i televizionit të Prizrenit, më saktë TV-Prizreni. Në sms e tij shkruante:

“Ju informojme se nga 24 mars, prefiksi +381 i tel.fikse do te jete i pamundur. Tani duhet te perdoret kodi +383. Ju lusim te njoftoni partnerët dhe miqtë tuaj”.

Unë pa e zgjatur, ndonëse në kushte të pa lejueshme për komunikim i përgjigjem: +383…!!…i kujt është ky prefix… A është definuar prefixi i Kosovës, apo si?

Përgjigja e Mifail Bytyqit ishte kjo: Po, që nga data 24 mars 2018 , ky do të jetë Prefiksi i i Kosovës…

…Ky është lajm, i përgjigjem unë. Është i njëjtë pse jo, me lajmin kur u shpall pavarësia e Kosovës…

Tashmë është bërë e ditur se Në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës, Kosova pajiset me prefiksin +383 dhe nxjerr jashtë përdorimit prefikset +377, +386 dhe +381, që ishin prefikse të shteteve të tjera si Sllovenia, Serbia etj, por që ishin të detyruar të përdoreshin nga shtetasit e Republikës së Kosovës.

Urime Kosovë për prefiksin tënd..!

Prej nesër duhet ta përdorni prefiksin +383

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest