Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Mali i fshatit Blinisht drejt bllokimit të autostradës së kombit. Hapen trafikndarëset për t’a kthyer lëvizjen në një sens.

Nga Pirusti News
1 522 Shikime
SHPERNDAJE

Edhe pse sot gjatë ditës së shtunë moti ka qënë më i qetë, pra nuk ka pasur reshje shiu e as dëbore, shpati i malit ku ka qenë vendosur fshati Blinisht, në Njësinë Administrative të Oroshit në Mirditë, vijon udhëtimin e pa ndërprerë në drejtim të trasesë së rrugës së kombit, dhe më tej drejt shtratit të lumit Fanë i cili është i tejmbushur me ujë.

Mali tashmë pasi ka shuar përfundimisht njërën anë të NBT-Oil, sapo ka “prekur” vijat e bardha të trasesë së rrugës. Ndersa nuk ka asnje siguri, madje jane dhene shenja se mali mund te rreshqase edhe disa dhjetra metra me poshte pjeses qe tashme ka rreshqitur totalisht.

Në këto kushte sektori i emegjencava, policia e shtetit, firma që merret me menaxhimin teknik të autostradës dhe sektorë të emergjencave të Bashkisë Mirditë,  janë në vendin e ngjarjes. Ka filluar puna intensive për çmontimin e trafikndarësve, për të mos krijuar situate edhe më të rënda. Nderkohë që në distancë më të largët me pikën e “vlimit” po hiqesn trafikndarëse për të mundësuar levizjen e mjeteve vetëm në njërin krah.

Policia rrugore dhe ajo e rendit e Mirditës, me përforcime të tjera po monitorojnë levizjen e mjeteve të shumta të autostradës, por kërkohet që drejtuesit e mjeteve të jenë shumë të kujdesshme gjatë udhëtimit në segmentin tashme problematik të kësaj rruge.

A. Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest