Janë vajzat e reja rrëshenase si Fjoralba Kola, Amarda Gjini, Kiara Beleshi, Kristjana Dona, Juelda Picaku, Borana Pepa, Romina Lleshaj, Klea Ndreaj dhe Elsida Pepkolaj, që falë përkushtimit të tyre dhe me mbështetjen e pa kursyer të voeljbollisteve elitare dhe kampione ndër vite, si Dalina Kola, Elsa Përgjetani e Afërdita Kaçorri bënë që volejbolli i tulatur prej disa vitesh të ngjitet në vendin e merituar, në kategorinë superiore. Sfida nisi disa muaj më parë, duke statuar prej pikës zero. Stërvitje pa fund, në kohë të nxehtë apo edhe në dimër të acartë, por gjithësesi në një ambient komod siç vijon të jetë Pallati i Sportit “Arjana Arapi” nën kujdesin e Bashkisë Mirditë dhe sektorit të sportit drejtuar nga Mark Kola. Nuk ishin rastësore fitoret e thella ndaj ekipeve me emër si të Vlorës, Fierit, Elbasanit, Divjakës, Tiranës etj, për të ardhur në ditën e sotme kur tashmë janë në prag startin e nderit, në kategorinë e parë. Sfidat që i presin tashmë janë edhe më të forta.
Mirdita-Voley (Minatori) gjithmonë ka ditur të jetë në vendin e nderit, si në kohë të vështira ashtu edhe të favorshme. “Mirdita – Voley” (Minatori) ka histori, ka traditë, ka arritje është “star” i jetës kulturore e sportive për mbi 50 vite. Pikërisht sot në finish të fazës e cila i lë “targat” kohës së provës, kur “Mirdita Voley” merr çertifikimin” për në kategorinë superiore, në pallatin e sportit “Arjana Arapi” u zhvillua ceremonia e dorëzimit të kupës së kampionit të kategorisë së dytë.
Ceremonia
Ka nisur sot në ora 11 të paraditës me një ndeshje të shkurtër mes lojtareve të reja dhe atyre më të vjetra, drejtuar respektivisht nga Dalina Kola dhe Elsa Përgjetani. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm drejtuesit e lartë të FSHV, Bashkisë Mirditë dhe sportadashës të shumtë që kanë ndjekur “Mirdita-Voley” në çdo ndeshje.
Në fillim z. Erlind Pëllumbi, President i Federatës së Volejbollit ka dorëzuar dy çertifikata mirnjohje, një për bashkinë Mirditë si mbështetëse e ekipit në sfidën e parë, dhe çertifikata e dytë mirnjohëse ka qënë për z. Met Troplini ish president dhe sponsor i Minatorit, kur ky ekip fitonte trofenë më të larë sportive në shkallë Republike.
Ndërsa kupën e kampionit të kategorisë së dytë, e dorëzoi kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj. Në fjalën e tij ai ka falenderuar vajzat fituese, ndërsa ka ofruar mbështetjen e tij dhe të bashkisë për rikonstruksionin sëshpejti të pallatit të sportit “Arajana Arapi” si edhe për gjetjen e një sponsori që do ta mbështesë ekipin në sfidat e ardhshmë në kategorinë superiore.
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Albenc Vokopola, sekretar i Përgjthshëm i Federatës, Ilia Vasili, anëtar i i Komitetit Drejtues së Federatës, Altin Mërtiri, ish trainer i Minatorit, sot trainer i kombëares shqiptare në volejboll, si dhe gjyqtari ndërkombëtar Konalci Gjeka. Ceremonia u mbyll me një drekë festive në një nga ambientet private në qytetin e Rrëshenit.
Aleksandër Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

