Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Rrëshqitja e Blinishtit, nis puna për vlerësimin e dëmeve. Foto të rralla marrë nga mali përballë.

Nga Pirusti News
1 549 Shikime
SHPERNDAJE

E ndërsa moti ka filluar të japë shenjat e para të përmirësimit, toka e Blinisht ende është në lëvizje me drejtim fundin e luginës. Komisioni i verefekimit të dëmeve i cili është ngritur enkas për këtë ngjarje nga Bashkia Mirditë, prej ditësh ka filluar verefikimin e dëmeve në terren. Burime pranë këtij komisioni konfirmojnë se është tepër e vështirë për të vlerësuar dëmet në banesa, pasi për sejcilen prej tyre kërkohen matje të sakta si në përmasa fizike m3 etj. Por kjo bëhet e pa mundur për faktin se shumë prej tyre kanë humbur brenda tokës, ose janë spostuar 30 deri në 50 metra distance, nga pika fillestare ku kanë qenë ndërtuar fillimisht. Pra afro 19 banesa dy prej të cilave kulla dy e tre katëshe, ndërsa të tjerat banesa një katëshe nuk ruajnë asnjë nga konturet fizike për vlerësim, bazuar në përmasat e sipërfaqes që kishin.

Ndërsa vijon puna për evadimin e mbetjeve të krijuara nga rrënimi i ambienteve të NBT-oil, një ivensim elitar i cili përsoi dëme të pa llogaritshme nga rrëshqitja e malit ku ishte vendosur fshati Blinisht. Disa mjete të rënda edhe gjatë ditës së sotme  kanë punuar pa pushim për pastrimin e truallit ku kanë qenë të vendosura ndërtesat e kësaj kompanie. Në ditët në vijim pritet të dalë raporti i studimit gjelogjik, për shkaqet që kanë çuar në këtë situatë mjaft të rëndë, ku u shua një fshat në të gjithë hapësirën e tij, por dhe një bisnes tepër i suksesshëm ku në të cilin kanë qenë të punësuar rreth 80 punonjës, shumica nga zona përrreth.

a.n

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest