Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Editorial i Revistës Kulturore “Mirdita 18”

Nga Pirusti News
1 425 Shikime
SHPERNDAJE

Nga: Aleksandër Ndoja/Kryeredaktor

Trendy i kësaj reviste nuk njeh rënie as në tirazh e as në cilësi, e sidomos në mbështetjen e gjerë për daljen e saj. Por ajo çfar është më e rëndësishme është se distancat kohore nga numri në numër, kanë njohur vetëm reduktim. Kështu ende pa u shuar jehona e daljes së një numri, ende pa shkuar te lexuesi i fundit dhe mjaft i interesuar, duhet të mendosh për marrjen e masave për nxjerrjen nga botimi të numrit të rradhës. Jo se mungon lënda e parë, pra shkrimet cilësore, apo edhe mbështetja morale e financiare, por se duhen ndjekur hapat dhe procedurat jo pak të lodhshme që nga renditja e materialeve, korrektimet e tyre, transferimin elektronik në shtypshkronjë, por edhe tërheqja, promovimi dhe shpërndarja e saj.

Dhe për t’u afruar më shumë në kohë, sapo nxorëm revistën 17 e cila gjeti një jehonë dhe mbështetje të gjerë brenda dhe jashtë vendit, filloi puna për nxjerrjen e numrit të rradhës. Interesimi për daljen e këtij numri, pra numrit 17-të, por edhe pas daljes së tij ishte i madh. Revista u prodhua cilësisht nga shtypshkronja më elitare në Prishtinë, “Lena Graphic Desing” me pronar z. Hajdar Fejzullahun.  Natyrisht pati një shpërndarje të konsiderueshme në Mirditë, Lezhë, Tiranë, Durrës apo Shkodër. Por revista 17 paralel me qyetete si Tiranë, Durrës, Lezhë etj, mbërriti në Prizren, Prishtinë e Tetovë. Dhe prej Prishtine, falë interesimit të antëtarit të këshillit botues dhe bashkpunëtorit Murat Ajvazi, revista udhëtoi në Gjermani, Zvicër, dhe në disa vende të tjera europjane, ku u prezantua në disa aktivitete të rëndësishme të  lidhjeve kulturore të shqiptarëve të këtyre vendeve.

E nëse ishim në situatën e promovimit të kësaj vlere që prezanton revista 17, në emailet tona mbërrijnë pa pushim krijme kulturore-artistike, punime shkencore, gjetje historike, studime etj, nga bashkëpunëtorët tanë, njerëz të mirnjohur në fushat e tyre, e me tituj shkencorë. Kështu në këtë numër, sudimet vijnë nga Preng Cub Lleshi, Murat Ajvazi, Mark Tirta, Nikollë Toma, Mark Palnikaj, Pal Nikolli, Salajdin Saliu, Besim Cengu, Oltsen Gripshi e Nikoll Loka. Ndërsa poezia përfaqësohet nga tashmë i ndjeri Ded Shkurti, poetja e re nga Peja me mjaft prezencë ne aspektin kulturor, Qëndresa Sadria, poetë të tjerë të mirnjohur si Hysen Grajçevci, Ndue Lazri, Flora Peci e Ndue Ukaj. Pjesë e kësaj reviste do jenë edhe proza, portreti, kronika e reportazhi, pa anashkaluar veprimtaritë dhe artet figurative.

Pra edhe numri i 18-të i revistës “Mirdita” padyshim do të jetë një vlerë në duart e lexuesit, por dhe një promovim i madh vlerash të autorëve dhe vetë autorëve nga e gjithë hapësira mbarkombëtare.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest