Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Vitore Tusha ose gjyqtarja e parë shqiptare e cila ka kaluar me sukses procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Nga rrënjët në Mirditë te karriera në Gjykatën Kushtetuese, rrugëtimi i Vitorja Tushës dhe vlerësimi si simbol i integritetit në sistemin e drejtësisë.

Nga Pirusti News
12 031 Shikime
SHPERNDAJE

“Pas administrimit te informacionit [nga ILDKPKI], deklarimi është i sakë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt të interesit,”…janë këto pjesë nga artikulimi i relatores Valbona Sanxhaktari, referuar hetimit nga Komisioni i Pavarur i Hetimit në lidhje me efektin “Veting”, ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Duke vijuar më tej, relatorja Sanxhaktari tha se edhe raporti i DSIK-së ka konstatuar përshtatshmëri për gjyqtaren kushtetuese

Natyrisht nuk ke se si të mos ndjehesh mirë, madje edhe me një farë krenarie si bashkqytetarë të saj, në vitet e rinisë. Vitore Tusha padyshim është pjesë e sistemit të drejtësisë, e atij sistemi që ka bërë “pis” një armatë të tërë gjyqtarësh, madje edhe gjyqtarin e hetuar para saj, Fatos Lulo i cili nuk e dinte se ku dhe si i kishte bërë një gjysëm milioni euro në llogarinë e tij, por natyrisht jo atë pjesë me karakter të fortë, një ndër ta edhe Tusha. Është vlerësim sëpari për Vitoren, familjen e saj e bashkëshortin, të mirnjohurin si drejtues korrekt deri në strukturat më të larta të Policisë së Shtetit, Pashk Tusha. Por vlerësimi shkon dhe për një zonë më të gjerë, Mirditën nga erdhi në Tiranë, qytetin e Rrëshenit që e njohu si një vajzë të brishtë e të edukuar, por edhe si një volejbolliste elitë në “startin” e parë të ekipit legjendë të “Minatorit”.  

Vitorja përveç të tjerave fiton statusin si gjyqtarja e parë  shqiptare e cila ka kaluar me sukses procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë, një prej kolonave kyçe të ndryshimeve kushtetuese dhe reformës në drejtësi në Shqipëri. Është fakt se sot gjatë gjithë ditës, në qytetin e saj të origjinës ky lajm është pritur mjaft mirë. Ka pasur komente nga më të shumtët, të gjithë entusiastë dhe jo pak prej tyre kanë përmendur fakte dhe raste, kur Tusha ka dhënë ndihmesë e drejtësi pa cenuar sa ligjin, e natyrisht palën në konflikt me ligjin.

Vitore Tusha, përshkrim i shkurtër.

Lindur më 26 nëntor 1960 në Mirditë, ajo u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi.

Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit.

Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.

Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim, ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Tusha është mes gjyqtarëve që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, ndërsa u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të vettingut.

Aleksander Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest