Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Rubik/Ndeshja e parë në fushën e rikonstruktuar cilësisht nga emigrantët Klodian Doda dhe Klodian Prenga

Nga Pirusti News
2 684 Shikime
Rubiku pa dyshim, përveq bakrit dhe floririt që ka dalë nga konturet e këtij qyteti, mbahet mend mirë edhe për prurjet jashtëzakonisht cilësore në sferën e sportit. Edhe pse tradita e hershme nuk lejonte të kishte një ekip përfaqësues rrethi, pasi qendra ishte në Rrëshen, emra të shquar të futbollit mirditas si Pjetër Përlala, Ndue Përleka, Pashk Zefi, Mark Ruçi, Nikoll Doçi, Fran Zefi, Besnik Prenga dhe të tjerë, u bënë mbështetja më e fuqishme e ekipit të “Minatorit” për disa dekada me rradhë. E ndërsa zhvillimet e mëvonshme bënë që shumë skuadra tradicionale të shënojnë ulje e ngritje madje edhe shuarje totale, në Rubik ndodhi krejt ndryshe. Nëse flasim për futboll në Mirditë, padyshim vështrimi shkon në Rubik. Pikërisht në këtë qytet u krijua dhe mori udhë me mjaft sukses edhe futbolli i vajzave, futboll i cili garoi me të gjitha ekipet e vendit, por edhe jashtë Shqipërisë.

Ndërsa si askund tjeter, në Rubik funksionojnë ekipet zixhirë për mbartjen e traditës, falë angazhizmit dhe punës plot përkushtim të Ilir Gjergjit dhe më të riut, Besian Pepkolaj, fusha e futbollit ka njohur një dimension të ri, falë mbështetjes finaciare së dy emigrantëve sportdashës si, Kodian Prenga dhe Klodian Doda. Ata kanë ofruar mbështetjen finaciare për ndërtimin e një fushe sportive që tashme e vlerësojnë shumë ekipe të vendit, ndërsa ndeshja e parë u zhvillua dje mes Rubikut dhe Shkëndijës për U-19.

Sipas përgjegjësit të sporteve në Njësinë Administrative të Rubikut, z. Viktor Pepa një emër i njohur i sportit rubikas, në tre muaj u punua me përkushtim për rehabilitimin e fushës. Janë kryer në sërë punimesh si sistemime të fushës, drenazhimi, ndërtimi i një sistemi solid për vaditjen e barit, si edhe është mbjellë bari i cilësisë së lartë i dedikuar për fusha sportive. Nga ana e saj, NJA-Rubik ka afruar mbështjen e saj në disa raste me mjete të Bashkisë si dhe ka siguruar rreth 600 metra linear tubo për kullime. Kjo ka bërë që në përfudim Rubiku të ketë një fushë tepër cilësore të denjë për një sport elitar, siç vetë e ofrojnë me talentin e tyre të rinjtë rubikas.

Dje, ndeshja e parë në fushën e rikonstruktuar.      

Komentatori sportiv me të drejtë për ndeshjen e djeshme citoi se loja u zhvillua mes ekipeve të dy shkollave futbolli. Ishte ekipi i “Shkendisë” ekip i Shkollës së Mjeshtrisë Sportive të Shqipërisë me drejtor z. Ermal Tahiri dhe ekipi i Rubikut, i dalë nga një “shkollë” tradite me trainerë cilësorë si Kaçaçi, Leonard Vuka, Gerti Vlashi, Ilir Gjergji, Besian Pepkolaj, e shumë të tjerë sportdashës e mbështetës të këtij ekipi.

Natyrisht ndeshja  u zhvillua në një ambient komod, ndërsa u vlerësua fakti që më shumë se rezultati, pati vlerë mbarëvajtja e saj dhe promovimi i një fushe me kushte bashkohore dhe i një publiku sportdashësish të cilët kanë falenderuar emigrantët Kodian Doda dhe Klodian Prenga i cili vjen nga familje sportistësh, ndër ta i mirnjohuri Besnik Prenga, sot Drejtor i një Akademie Sportive në Kroaci.

A.Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest