Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

LetGirlsLearnGjimnaziRreshen, një ditë e veçantë kulturore dhe ekspozita e piktores Lorena

Nga Pirusti News
1 630 Shikime
SHPERNDAJE

“Let girls learn” është një klub artistësh të rinj gjimnazistësh që udhëhiqen nga mësuesja pasionante Valbona Reçi. Janë të shumta aktivitetet që ata përcjellin, ndërsa aktiviteti më i fundit u zhvillua ditën e sotme. Aktiviteti u startoi në Qëndrën Kulturore të Mirditës Rrëshen, me pjesmarrjen masive të nxënësve, mësuesve, qytetarëve të zakonshëm dhe drejtuesit e arsimit dhe të bashkisë Mirditë.

Aktiviteti i cili u moderua nga nxënësja Kiara Beleshi pati në fokus realitetin në të cilin gjënden shoqëria jonë, përfshirë familjen dhe shkollën.  Tema e ditës së sotme kishte në fokus Barazinë Gjinore, aktivitet i cili përcolli mesazhe të forta tek të gjithë të pranishmit. Puna plot përkushtim e nxënësve, me mbështetjen e mësueses Valbona Reçi u përcoll sot nëpërmjet diskutimeve, ese-ve, videomontazheve. Pikërisht përmes tyre u shpalos një zë i fortë për imazhin femëror, mbrojtjen e këtij imazhi dhe sigurisht një thirrje e fortë për barazi gjinore në shoqërinë tonë. Aktiviteti vuri në dukje një pjesë të hidhur të shoqërisë tonë e cila padyshim duhet ndryshuar. Pjesmarrësit e këtij aktiviteti advokuan fort kundër fenomeneve që cënojnë figurën femërore si diskriminimi, përjashtimi, shfrytëzimi dhe nënvleftësimi i saj.

Nxënësit sollën shumë shëmbuj të grave të suksesshme, të forta dhe të njohura nga të gjithë. Kjo shërben për të treguar forcën e femrës, mesazhin se ata munden. Pjesmarrësit e shumtë vlerësuan se aktiviteti i sotëm ishte mjaft i suksesshëm, çka motivon për aktivitete të tjera në të ardhmen.

Ndërkohë pjesë e aktivitetit të ditës së sotme ishte edhe ekspozita e nxënëses Lorena Nikolli. Ekspozita u shpalos në hollin e pallatit të kulturës ku pjesmarrës të shumtë kanë vizitur stendat që përcjellin talentin e piktores.

Vetë artistja piktore u shpreh se “Mësimet e para gjithmonë i lidhja me natyrën time si një fëmije ëndërrimtar e kreativ, çdo gjë fokusohej mbi lapsin e letrën e bardhë, aty ku krijoja dimensionet e mija dhe shprehja mendimet e mija.
Mbaj mend që gjithmone mbaja një laps ne xhep dhe kudo qe shkoja do hidhja nga një vizatim, qoftë në mure, stola, topat e lojës; të gjithë ishin me figura e personazhe të preferuar.
Shpesh shkoja tek muzeu bashkë me shoqen për te vizatuar gurët e statujat historike, gjë e cila shoqërohej me qetësine e ambientit dhe e gjithë kjo situatë kalonte si një vizion i së kaluarës në mendjen time… “

Ekspozita do të qëndrojë e hapur disa ditë, ndërsa vizitorë të shumtë kanë dhënë vlerësime mjaft pozitive.

Përgatitën: Blerta Kaçorri dhe Erida Kaçorri.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest