Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Shkolla Shën Jozefi Punëtor” Rrëshen, Pararojë e arsimit profesinal. Vizitë e ministrit Blendi Klosi

Nga Pirusti News
2 431 Shikime
SHPERNDAJE

Klosi: BE kërkon stafe profesionale të kualifikuara dhe kjo shkollë po bën më të mirën e mundshme në këtë drejtim.

Mons. Meta: Unë kam një ëndërr që kjo shkollë ti hapë degët e veta edhe në Mat dhe në Dibër.

Ndrec Dedaj: Shkolla Shën Jozefi Punëtor, jo vetëm i ka paraprirë por është pararojë e arsimit profesional.

Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtore” padyshim mbetet një ndër shkollat më elitare në Shqipëri, e krahasuar në çdo standart me shkollat simotra në vendet perëndimore si në Itali, etj. Kjo u tha qartë sot edhe nga Ministri i Turizmit dhe Mirqenies Sociale z. Blendi Klosi në një vizitë të shkurtër në këtë shkollë. Ministri Klosi i shoqëruar nga Këshlltari i Kryeministrit z. Sandër Lleshi si dhe nga kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, u prit në ambientet e shkollës nga Ipeshkëvi i Dioqezës Rrëshen mons. Gjergj Meta dhe Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj.

Të pranishmit pasi vizituan disa nga ambientet ku zhvillohet mësimdhënia dhe puna praktike, kanë zhvilluar një takim të zgjeruar me stafin e mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle.

Kjo shkollë përveç shkollimit standart që e ka nisur vite më parë në disa degë të arsimit professional, ka krjuar një mundësi të re për kurse afat shkurtra 3-mujore si për hoteleri, mekanikë dhe elektrik. Një nismë e tillë ka mbështetjen e “GIZ” ndërsa tashmë ka filluar procesi i mësimit në këtë drejtim. Janë rregjistruar tre klasa në të tre degët, ndërsa kërkesa e shumta kanë bërë që rregjistrimet të mbahen hapur për muajt pasardhës.

Në fjalën e tij Blendi Klosi u shpreh me vlerësimin më të madh për punën e kësaj shkolle në shërbim të përgatitjes së stafeve profesinale për tregun e punës. Duke shprehur vlerësimin e madh për përindrit e këtyre nxënësve që i kanë orientuar fëmijët drejt arsimit profesional, ai u shpreh me të njëjtin vlerësim për prindrit e tij, të cilët edhe vetë Klosin 30 vite më parë e kishin orientuar drejt arsimit profesional.

Duke evidentuar faktin se me datë 17 prill, pra një ditë më vonë Shqipëria çel negociatat me BE-në, Klosi tha se BE kërkon stafe profesionale të kualifikuara dhe kjo shkollë po bën më të mirën e mundshme në këtë drejtim. Duke vijuar më tej, ai ka falenderuar të gjithë stafin e kualifikuar të këtij institucioni.

Më tej ka përshëndetur Ipeshkëvi Meta i cili tha se falenderoj z. ministër që ka ardhur në këtë shkollë, bashkë me miqtë e mij, Lleshin dhe Jakën. Mons. Meta tha se ne do të vazhdojmë me këto ritme. Kisha është shumë e kënaqur që e ofron këtë shërbim. Unë kam një ëndërr që kjo shkollë ti hapë degët e veta edhe në Mat edhe në Dibër. Shpresojmë që shumë shpejt të ndodhi kjo, që edhe atje të kemi mundësinë të hapin degët tona si Kishë, për ti dhënë ketë mundësi vendit tonë. I kërkojmë qeverisë që të na japë bashkëpunimin e vet me të gjitha mënyrat e mundshme, qoftë me lehtësimin e dokumentacioneve, qoftë me subvencione të ndryshme që mund të vijnë në rrugë të ndryshme për shkollën tone, se shkolla jonë mbahet me donacione.  Kjo sepse Mirdita është e varfër dhe nuk mund ta mbaje shkollën e vet. Ne kërkojmë që ta mbajme për edukimin e rinisë, pasi është pika kyçe e të ardhmes tonë.

Ndrec Dedaj, kryetar i bashkisë tha se Mirdita dhe Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për arsimin profesional. Shkolla Shën Jozefi Punëtor, jo vetëm i ka paraprirë, por është pararojë e arsimit profesional. Dhe kjo falë stafit të përkushtuar, drejtorit të shkollës dhe me këtë rast më lejoni të ri shpreh mirënjohjen për padër Kristoforin i cili me ndërtimin e kësaj shkolle, ndërtoi përjetësinë e vet në këto troje. Po ashtu respekt për mons. Gjergjin që po i jep impulse kësaj shkolle, pasi dega e re për kurinari e turizëm është domethënie e  mbështetjes së ai jep. Në pëfundim ka përshëndetur edhe përfaqësuesja e GIZ që mbështet kurset tremujore.

A.Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest