Ka qenë krejt e pa paralajmëruar vizita e ministrit të Brëndshëm z. Fatmir Xhafa në qytetin e Rrëshenit. I shoqëruar nga drejtori i policisë së shtetit z. Xhafaj është parë të lëvizë përgjatë sheshit “Abat Doçi” me drejtim në një nga kafet e qytetit. Më herët ai ka zhvilluar një takim me drejtuesit e komisariatit, por çdo gjë është mbajtur hermetike për çfar mund të jetë diskutuar.
Më tej ata kanë vizituar ambientet e brëndshme të rikonstruktuara të ndërtesë së komiariatit. Jo shumë kohë më parë edhe porta kryesore e oborrit rrëzohej sapo e tërhiqnin për të dalë automjetet, ndësa pjesa dytësore e ndëtesës ka qenë e mbuluar nga ferrat, madje në dritare nuk kishte xhama.
Tashmë me angazhimin serioz të shefit të logjistikës së drejtorisë z. Gjon Prendi, ndërtesa i është nënshtruar një ndërhyrje mjaft cilësore. Në pjesën ku ka qenë e izoluar nga ferrat dhe pisllëku, është realizuar zyra e shërbimit për qytetarin. Këtu për herë të parë qytetarët që kanë nevojë për shërbime të ndryshme si pasaporta, vërtetime etj, nuk do jenë të kapur pas kangjellave të ndryshkura, por në kushte të tjera, krejt qytetare.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

