Pershendes rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen e negociatave me Shqiperine. Ndonese ky eshte nje hap i rendesishem drejt anetaresimit te vendit tone ne Bashkimin Europian, dihet se rruga drejt BE eshte e gjate dhe kerkon kontributin dhe perkushtimin e te gjitha institucioneve shteterore, partive politike, shoqerise civile dhe cdo qytetari te Shqiperise. Ne menyre te vecante duhet pershpejtuar procesi i vetingut dhe reformes ne drejtesi sepse eshte teper e vonuar dhe hapat e deritanishem jane shume te ngadalshem. Ndersa ndeshkimi i korrupsionit e krimit te rangjeve te larta te politikes e qeverisjes akoma nuk ka filluar. Pervec vetingut ne drejtesi e polici, ka nevoje per veting real te politikaneve e pushtetareve. Me vullnet te mire dhe shume pune nga te gjithe shqiptaret e institucionet, Shqiperia jone e dashur mund dhe duhet te realizoje endrren e saj Europiane e Perendimore pa e vetevonuar edhe me tej veten.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

