Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

100 vite me parë hapet shkolla e Përlatit. Sot ditë festive në këtë shkollë..!

Nga Pirusti News
12 570 Shikime
SHPERNDAJE

100 vite më parë, Pikërisht më 18 prill të vitit 1918, 20 djem përlatas u mblodhën për të hapur një dritare diturie, dritare që mbeti e hapur vit pas viti, deri ditën e sotme kur nxënës dhe mësues, ish nxënës dhe ish mësues ndër vite, janë mbledhur pikërisht në Përlat për ta përkujtuar këtë ditë.
E natyrshëm në këtë 100 vjetor, vëmendja pikësëpari përqëndrohet tek themeluesi dhe mësuesi i parë i kësaj shkolle, Dom Prend Loku i Malajve. Ishte ky prelat i shquar që me largpamësinë e tij, vuri një gur të fortë themeli në njërën prej shkollave më të hershme të Mirditës, e padyshim përjetësoi emrin e tij në altarin e nderit të të historisë së arsimit në Mirditë.

Po kush ishte dom Prend Loku (Pjetraj) i Malajve.
Dom Prendi lindi në fshatin Malaj i Epër më 26 korrik 1869. Ne dokumenta arkivorë thuhet se, Ai ishte i biri i Dod Pjetër Lokut (Pjetraj) dhe i Marës së Gjin Gegës nga fshati Shebe i Mirditës.
Sipas të dhënave që përcillen në librin “Famullia e Milotit, me autor Imzot Frano Ilia, por edhe në librin “Toka e Katedraleve” të Ndue Dedajt, dom Prend Loku në shkrimet e tij sidomos publicistike, shkruante shpeshherë me pseudonimet “Dreni” apo “Malaj, kjo sipas rregjistrit Papnor në Shkodër.
Dom Prendi i rekomanduar nga Arkidioqeza e Durresit filloi seminarin Papnor të Shkodrës 6 Prill 1881, ku mori te gjitha mësimet duke kryer plotësimin e tyre ne Rome, ku dhe i pwrfundoi ato shkëlqyer dhe u shugurua meshtar prej Monsinjor Pashk Guerinit, me dt 11 Maj 1892.
Ai kishte pasion dhe zhvillonte shumë biologjine duke u marre shpesh me natyrën e bimeve, veqanërisht në përdorimin e tyre per mjekime. Dom Prendi sherbeu ne disa Kisha te Arkidioqezës se Durrësit, si në Zhejë dhe Derven, ku edhe këtu hapi shkolla shqipe.
Me 18 Prill 1918 hapi të parën shkolle shqipe në Përlat me 20 djem si nxënes. Në regjistrat pagezimore te Kishës se Përlatit gjenden në arkivë dhe shkrimi dokumentar i tij, i bere me boje kine. Ai ishte nje njeri i drejte dhe shume irreptw me padrejtesitë. Nxënësit e tij e donin shumë si për nga dijet qe kishte, por dhe për dashurinë që ai kishte për gjuhen shqipe dhe për atdheun gjithashtu. Bashkëkohësit kujtonin se rreth vitit 1930 ai duke pare varfërine e tejskajeshme të banoreve te Thkellës, i shkruante qeverise: “Kujdesuni per popullin e vuejtuen te Thkellës ose u rrofshin kolltuqet qe rrini, dhe shishet e birrës që pini!
Dom Prendi vdiq dhe u varros te dera e Kishës se Shën Mrisë ne Përlat(Trojë).

Ceremonia:

Ka nisur gjate paradites se sotme dhe do te vazhdoje gjate dites. Ne ceremoni marrin pjese mesues dhe ish mesues e drejtues te kesaj shkolle nder vite. Te pranishem jane Kryetari i bashkise Mirdite z. Ndrec Dedaj, Ipeshkevi Mons. Gjergj Meta, drejtues te Arsimit ne Mirdite, etj.

Takimin festiv e hapi drejtori i kesaj shkolle z. Valentin Bardhoku, i cili ka bërë nje pershkrim te detajuar te 100 viteve te kesaj shkolle.

Ndrec Dedaj, kryetar i Bashkise tha se kjo shkolle seshpejti do te njohe nje ridimension total, ashtu siç kemi vepruar dhe me institucionet shkollore ne qytet. Me tej kane pershendetur Ipeshkevi Gjergj Meta, ish- drejtuesja e kesaj shkolle znj. Ariana Qatipi, poeti i kesaj treve Agim Doçi, etj.
Drejtori i Arsimit ne Mirdite z. Gëzim Kaçorri ka pershendetur ne emer te ministres Lindita Nikolla, ku për mësues te shquar te kesaj shkolle ka akorduar çertifikata mirnjohje.

Me çertifikata mirnjohje janë vleresuar emrat me te shquar te mesuesve nder vite. Ata jane: Z.Preng Gjet Macaj, Pjetër Toma, Kolë Picaku, Nikoll Gjoni, Gjergj Picaku, Mark Lazri, Bardha Picaku, Sami Elmazi të cilët nuk jetojne, por edhe te tjere qe jetojne si Ndrecë Dodaj, Gjin Kol Dodaj, Prengë Dodaj, Gjergj Dodaj, Ndok Mrruku, Preng Tomaj,Albina Tomaj,Roza Mrruku,Age Picaku,Vitore Lazri,Vangjelica Picaku,Pashk Picaku,Thoma Butka, Zef Radaqi, Lek Lekgegaj, Ndue Lleshi, Ded Dodaj, Gjetë Dukaj dhe Znj.Ariana Qatipi. Festa ka vazhduar me festen e Abetares nga per nxenesit e klases se pare te kesaj shkolle. Nderkohe dhe Ansambli “Mirdita”  ka pershendetur me disa kenge.

aleksandër ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest