Rikonstruksoni sëfundi i fushës së futbollit të Rubikut me finacimin e dy sportashësve rubikas Klodian Doda dhe Klodian Prenga, ka bërë që ndeshjet të bëhen në kushte mjaft të mira.
Kështu gjatë pasdites së sotme, qyetarët e Rubikut për dy orë me rradhë kanë ndjekur ndeshjen e rradhës mes Rubikut dhe Partizanit, në kuadër të Ligës Kombëtare të Futbollit U-19. Ndesha ka pasur një rivalitet të fortë, ndërsa rezultati ka qenë në favor të skuadrës së Partizanit, me një gol diferencë. Pra në përfundim të minutës së 90-të, rezultati ka qenë 3-2 për ekipin mik.
Kjo ishte ndeshja e dytë e kampionatit që zhvillohet në Rubik, pas asaj që u fitua me ekipin e Shkendijës. Janë edhe tre ndeshje në rradhë, konkretisht me Dinamon dhe Arenën, ndeshje të pritet të zhvillohen në javët pasuese. Ndërkohë që Rubiku është në vendin e tretë të gjtha premiasat janë që të shënohen suksese në ndeshjet e ardhme. Garanci është edhe puna plot pasion e Kaçaçit (Preng Gjergji) i cili ishte edhe sponsor i ndeshjes, e trainerit Ilir Gjergji, mësuesit Armando Marku, etj. Nuk mungon edhe angazhimi i gjyqtarit me përvojë Gjovalin Përlesi, etj.
Nga Rubiku: Pal BIBA

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

