E ndërsa opinioni u trondit jo pak muajin e kaluar kur nga reshjet e shumta pati rrëshqitje masive në fshatin Blinisht, aq sa një lagje e plotë u kthye e pabanueshme, madje u rrënua totalisht një krah i një bisnesi, shumë opinionistë dhanë mendimin e tyre për shkaqet apo pasojat e kësaj ngjarje. Në të vërtetë në kësi rastesh kaq të rënda, gjithmonë ka struktura përkatëse që bëjnë një hetim më të plotë teknik e shkencor, mbi arsyet që çojnë në kësi ngjarjes siç janë rrëshqitjet masive me impakt të rëndë në jetën sociale. Menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjitshmë i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, z. Viktor Doda ka ngritur grupin e punës së së pëbërë nga ing. Vladimir Kola dhe ing. Petrit Picaku. Grupi i punës ka punuar intensivisht për kryerjen e një studimi paraprak, për shkaqet që kanë çuar në këtë situatë të pa zakontë dhe rekomandimet për korigjimin e situatës. Ajo çfar bie në sy si shkak kryesor konstatohet se për shumë vite nuk janë administruar ujrat sipërfaqësorë. Kjo bën që në raste rreshjesh të mbingopen shtresat të cilat gjithmonë kanë qenë problematike. Një arsye tjetër sipas ekspertëve është zhdukja e pyllzimit të përshtatshëm me sisteme rrënjësorë të afta për të mbajtur ngarkesa të mëdha.
Studimin paraprak mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa pritet të merret vendimi qeverisë për një studim më të hollësishëm, nga i cili do të merren vendime dhe fonde për neutralizimin e e situatës problematike.
HYRJE
Ky studim kryhet mbi bazën e Ligjin Nr. 11112015, datë 15. 10. 2015; “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar”, VKM Nr. 329, datë 16/05/2012; “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore” si dhe shkresës nr…. prot.dt… . .2018, e Bashkisë Mirditë, dërguar Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Duke u nisur nga sa më sipër, na u ngarkua detyra për verifikimin dhe evidentimin e problematikës që parashtrohej në shkresë. Kontaktuam me Pushtetin vendor, Bashkia Mirditë, me drejtuesit e Njësisë Administrative Orosh, i cili administron zonën ku banorët dhe pronat e tyre në fshatit Blinisht, janë të rrezikuar për një problem rrëshqitjeje të shpatit, dhe rezultoj se:
Në fshatin Blinisht ka një rrëshqitje masive të shpatit me një sipërfaqe me përmasa 603 x 204 m me drejtim rrëshqitje VP-JL .
Kjo rrëshqitje ka shkatërruar të gjitha banesat brenda koturit dhe rrezikon edhe bllokimin e Rrugës së Kombit.
2-Pozicioni gjeografik -Zona në fjale ndodhet në fshatin Blinisht , Njësia Administrative Orosh, Bashkia Mirditë në koordinatat Y=4417576 X=4636706
3-Morfologjia
Rajoni i Reps-Blinishtit sipas karakteristikave fiziko gjeografike, gjeomorfologjike dhe gjeologjike shtrihet pjesë në pjesën veriore të krahinës malore qëndrore. Relievi erozionalo-denudues që shprehet me shplarjet, rreshqitjet dhe shembjet është kushtëzuar nga shtrirja e madhe e formimeve efuzive e terigjene dhe nga reshjet e shumta që bien në këtë rajon.
Veçoritë morfotektonike, morfoklimatike, tipet litologjike dhe faktorë të tjere ekzogjen kanë kushtëzuar tiparet kryesore të ketij relievi. Për rrjedhojë janë formuar shpatet të thepisura, maja kurrizore, pedimente. Vend kryesor në Blinisht e zë relievi lumorë. Në sektorët ku përrenjtë ndërpresin shkëmbinjtë luginat formojnë gryka të ngushta, ndërsa në sektorë të tjerë (në shkëmbinjtë efuziv e terigjen) fundi i luginave është i gjerë e zallishtor. Në grykederdhjet e dy përrenjve anësor formohen konuse depozitimi me pamjen e fushave proluviale. Relievi erozionalo-denudues që shprehet me shplarjet, rreshqitjet dhe shembjet është kushtëzuar nga shtrirja e madhe e formimeve efuzive e terigjene dhe nga reshjet e shumta që bien në këtë rajon. Ne shkembinjte argjilo-copezor terigjen te zones relievi paraqitet i ngritur, perjashto pjesen qendrore qe ka nje trashesi jo shume te madhe deluvionale qe eshte me e bute, me nje zhvillim intensiv te proçesit te tjetersimit. Ne sektore periferike te tyre zhvillohen formime copezore koluviale ku relievi paraqitet pjeserisht i aksidentuar, i copetuar nga proçeset ekzogjene deri ne natyre bllokore. Formimet vullkanogjene, shfaqin forma pozitive te relievit,me renie relativisht te buta deri ne te forta. Depozitimet eluvialo-deluviale kane reliev me te sheshte.
Zona karakterizohet nga nje intensitet mesatar i coptezimit horizontal e vertical i kushtezuar prej ndertimit litologjike dhe zhvillimit te tektonikes shkeputese.Tipi i relievit eshte i kombinuar erozionalo-denudues,me ndryshim te kendit te pjeresise se shpatit, ne distance te vogla. Relievi ne pjesen e rreshqitur paraqitet i diferencuar, i gungezuar dhe me shkallezime dhe me dalje burimesh ne rreze te shpateve, reliev tipik gravitativ. Ne pergjithesi shpati perfaqesohet nga toka bujqesore, kullota dhe pemetari, ne forme tarracash pothuajse sipas shtrirjes se tij. Shpati ka shtrirje V VL – JJP dhe renie drejt juglindjes me azimut 101°, me kende te ndyshueshme qe variojne nga 10 – 15° deri 20 – 25
Arteri kryesor ujembledhes si edhe baza e erozionit është lumi Fane i vogel. Nga pikpamja klimaterike perfaqeson nje rajon pa zonalitet klimaterik,me klime relativisht te ngroht , por temperatura zbret nen zero gjate dimrit.Morfologjikisht kjo zone eshte nje shpat e kondicionuar nga faktoret litologjik,erozional dhe tektonik,Ne kete zone verehen edhe tektonika te fuqishme.Ne zonat rreth rreshqitjes, ku mungojne depozitimet kuaternare, shpati eshte me i pjerret ne te dy anet e rreshqitjes,nga jugu dhe veriu,kemi dy prroska qe e kane ulur ndjeshem bazen e erozionit ne te dyja keto ansore,duke mundesuar dhe pershpejtuar erozionin edhe ne pjesen brenda kontureve te keture prroskave , drejt nje shpati edhe me te pjerret.
4 – Ndërtimi Gjeologjik
Rajoni Blinishtit perbehet nga keto formacione gjeologjike:
1- Shkembinjte magmatike efuzive: te perfaqesohen nga vullkanitet bazike e llojet e tyre, bazaltet (diabazet), aglomeratet (tufaglomeratet). Keta shkembinj takohen ne sektoret e Blinishtit – Shpalit ne vazhdim te Peshqeshit ne pjeset me lindore te tij ne sektorin ku kalon lumi Fani i Vogel ne afersi te Peshqeshit, si dhe ne Kullaxhi. Sheshi i ndertimit Vullkanitet perfaqesohen nga lava jastekore dhe rryma llavore bazaltike (bazalte, hialobazalte, bazalte variolitike, bazalte pikritike, etj.); ne pjeset me te poshtme te kesaj sekuence here here takohen gabrodiabaze me titanomagnetit, ndersa ne pjeset me te siperme te prerjes takohen lloje andezitobazaltike dhe horizonte vullkanoklastike me perberje bazaltike deri andezitike, qe mbulohen nga silicoret radiolaritike te Jurasikut te Mesem-te Siperm.
2- Melanzhi Mirdita “blloqe në matriks” (Pako argjilite me copa J3-Cr1)
Eshtë një njësi litostratigrafike me përbërje mjaft heterogjene. Zhvillohet thuajse në të gjithë rajonin duke mbushur depresionet erozionalo-tektonike
Ai vendoset mbi silicoret radiolaritike që përbëjnë edhe tavanin e vullkaniteve. Melanzhi “blloqe në matriks” ndërtohet nga rreshpe argjilitësh, argjilo-silicore, copra e blloqe silicoresh, gëlqerorësh, serpentnitesh, ofikalcitesh, ranorësh, vullkanitesh etj. Matriksi argjilor ku notojnë në menyrë kaotike copa shkëmbinjsh të ndryshëm ka ngjyrë gri, gri të gjelbër, gri të errët. Copat përfaqësohen kryesisht nga gelqerore,ranorë arkozike, grauvake, silicore radiolaritike. Shkalla e rrumbullakesisë së copave është e ndryshme. Mosha e melanzhit “blloqe ne matriks” ka qënë objekt debatesh për vite me radhë, duke i dhënë datime nga më të ndryshmet, pasi mungojnë argumente biostratigrafike direkte me faunë udhëzuese. Ne Blinisht –Shpal jane takuar luspa tektonike te serpentiniteve. Problemi i pozicionit te ketij melanzhi akoma nuk eshte zgjidhur definitivisht. Ky formacion ka perhapje regjionale, jo vetem ne bazen e luspave tektonike, por edhe mbi vullkanitet e ofioliteve, mbi formacionin vullkanogjeno-sedimetare dhe mbi formacionet kontinentale pelagjike e platformike te kornizes karbonatike e me gjere ne vazhdimesine Dinaride-Albanide-Helenide e ne tere Tetisin Mesdhetar dhe me tutje duke qene nje formim e facje unikale deri planetare qe lidhet me tektonogjenezen jurasike-kretake.
3- Mbulesa paresore sedimentare (silicoret radioloritik)
Ne tavan te vullkaniteve bazaltike vendoset trashesia e silicoreve hematetik radiolaritik.Zakonisht kjo trashesi gjendet mbishkembinjet pirokllastik duke u shtuar ne menyre te doradoshme gjate prerjes deri ne formimin e shtreses silicore.Me rralle kjo trashesi vendoset direct mbi pakon e llavave jastekore.Daljet e Peshqeshit te siperm dhe Gjazhde ,si me te shprehura perkete rajon tregojne per kalim te doradorshem nga tufet ne selicoret hematetik qe shprehet me rritjen graduale te materialit silicore ne tufet.Edhe midis trashesise gjenden linza tufesh me gjeresi disa centimetra.
Silicoret hamatetik shtresore me gjeresi shtresash deri 10-15 cm.Kane ngjyre kafe te kuqerremte dhe permbajne mbeturina radiolariesh.Mbi bazen e bashkeshoqerimit faunistik te ketyre radiolarieve ne prerjen e Peshqeshit te siperm eshte percaktuar(12)mosha.Batonian I poshtem –Batonian i mesem.
4-Depozitimet kuaternare (Q1-3,Q4)
Kane perhapje te gjere ne rajon por kane trashesi relativisht te vogel.Gjenden te zhvilluara depozitimet me te vjetra te taracave lumore (Q 1-3 )dhe ato te sotme Q4.Depozitimet e tareces se vjeter lumore kane perhapje ne Blinisht dhe perfaqesohen nga conglomerate te pasortuara ma zaje e popla shkembinjesh efuziv.Formimet e sotme kuaternare jane te tipit eluvialo-deluvialo,proluviale-aluviale dhe te perziera.Kane perhapje te madhe ne rajon por me trashesi qe nuk i kalon 5-6 m.
Deluvionet mbulojne shpatet e kodrave me lartesi mesatare si dhe pjesen e siperme te tokave bujqesore. Jane kryesisht suargjila me permbajtje kokrrizash ranore te dimensioneve te vogla. Trashesia e deluvioneve luhatet nga disa cm deri 5-6m. Proluvionet perhapen ne konuset e derdhjeve te perrenjeve kryesisht te perojit te Blinishtit dhe perfaqesohen nga copra, popla e blloqe shkembinjsh si dhe material suargjilor. Depozitimet aluviale perhapen ne shtratin e lumit Fan i Vogel dhe perfaqesohen nga zhavore, rera, zhure, argjila dhe suargjila, qe mbushin si shtratin e lumit ashtu edhe tarracen zallishtore. Potenca e aluvioneve nuk dihet me saktesi por ne pjesen me te madhe lekundet rreth 10 m.
5 – Të dhëna hidrogjeologjike
Rajoni i Reps-Blinisht nga pikpamja hidrogjeologjike bën pjesë në zonën me ujëmbajtje mesatare. Kjo kushtëzohet nga përhapja e shkëmbinjve me ujëpërshkueshmëri të ndryshme , me çarshmëri të zhvilluar por jo uniforme. Në këte rajon mbizotërojnë: Melanzhi Mirdita (blloqe ne matriks) .Me ne thellesi ne kontakt normal me keto kalojme ne shkembenjte efuziv, kurse siper pakos “bllok ne matriks” ka depozitime kuaternare me nje trashesi jo te madhe. Dallohen për ujibollshmëri zonat e prishjeve tektonike.
Zona në studim përfaqëson një trekëndësh të kufizuar nga lindja dhe perendimi me dy baza erozionale (përrenj) relativisht të thellë që derdhen në bazën kryesore të erozionit lumi Fan i vogël, gjë që keto, kushtëzojnë edhe regjimin e ujrave nëntokësorë brenda sipërfaqes së rrëshqitur.
Karakteristike e burimeve tektonike e shkëmbinjve magmatikë ështe dalja e tyre në forme grupburimesh gjatë gjithë linjës së prishjes tektonike.
Në afërsi të kuotës më të lartë të rrëshqitjes në koordinatën Y= 4417009 X= 4636666 ,ka një burim uji që sipas banorëve nuk shterron as ne stinën e verës .
Në zonën e studimit , komplekset e shkembenjeve efuziv, të përmëndura më sipër janë të mbuluara nga pakoja “bllok ne matriks” dhe ndryshojnë në regjimin optimal te ujimbajtjes dhe ujipërshkueshmërisë pasi kjo pako shërben si ekran i ujrave te infiltruara nëpërmjet mbulesës deluviale.
Niveli më i sipërm i ujrave nëntokësorë përkon me kontaktin midis depozitimeve kuaternare dhe përfaqësojnë një ‘’ Melanzh ‘’ gravitativ , të formuar gjatë jurasikut të sipërm – kretakut poshtem . Ky formacion përbën një ekran të pa përshkueshëm nga uji. Depozitimet kuaternare nuk i kalojne mbi 4-5 m thellësi ne qender te masivit rreshqites,kurse ne koken e rreshqitjes si edhe ne ballin e saj mbulesa deluvionale eshte e pa perfillshme.
Zona ne fjale pra, ndertohet nga shkembenj me uje pershkueshmeri dhe koeficente te ndryshem filtrimi, duke filluar me shkembenjte vullkanogjen qe nga ana hidrogjeologjike klasifikohen me ujembajtje mesatare ,pastaj siper ketyre vjen pakoja “Blloqe ne Matriks” qe praktikisht klasifikohet i papershkueshem dhe me siper vazhdojne deluvionet,koluvionet me ujembajtje dhe ujepershkueshmeri mesatarisht te Larte.
Niveli ujrave nentokesore i cili eshte edhe nje nder faktoret qe ka ndikuar ne rreshqitjen e shpatit, ndodhet pikerisht midis mbuleses kuaternare dhe Blloqe ne matriks.
6 – Kushtet Gjeologo-Inxhinierike
Shkembinjtë dhe dherat qe ndërtojne këtë zonë që po studjojme,sipas gjenezes.,veçorive petrografike te tyre ,natyres fizike dhe vetive fiziko-mekanike dhe ujore klasifikohen me nga 2 grupe.
-Shkëmbenjtë
Shkëmbinjtë e fortë
Shkëmbinjtë mesatarisht të fortë e të butë.
-Dherat
Sedimente të shkrifet pa lidhje kohezionale .
Sedimente te shkrifet me lidhje kohezionale.
-Shkëmbinjtë e fortë.
Shkëmbinjte e fortë karakterizohen nga qendrueshmeria e madhe ,deformimi i vogel, qendrueshmeria jo e madhe ndaj ujit dhe nga uji pershkueshmeria e larte. Keto lloje shkembore jane me te qendrueshme edhe ndaj erozionit shpator.
Ne rajonin e studimit ne grupin e shkembinjeve te forte, sipas zonimit litologjik perfshihen shkembinjte efuziv .Nga pikpamja fizike keto efuzive,qe jane edhe shkembenjte rrenjesore ne rajonin e Blinishtit, jane shume koherente ,ne shpate formojne kanione me lartesi nga mesatare deri ne te madhe.Nen veprimin erozionit shkembenjte efuziv jane me te qendrueshem duke reflektuar forma te ndryshme relieve te ngritura me permasa te shumellojshme.Sikurse e kemi permendur edhe ne paragrafin e hidrogjeologjise, keta shkembinj futen ne ujembajtje mesatare..Qendruehmeria e tyre varet edhe nga pozicionimi i tyre me pjerresine e shpatit.Ne kete formacione shkembore ne te shumten e rasteve si rezultat i erozionit dhe tjetersimit ndodh fenomenet e shembjes, rrezimeve dhe shkeputjeve.
Shkembinje mesatarisht te forte e te bute.
Perfaqesohen nga nderthurje te argjilo-alevrolito-ranore me popla e copra gelqerore etj,me vendosje heterogjene ne prerje. Shpesh ato kane ndertim kaotik. Qendrueshmeria e tyre varet kryesisht nga gjendja fizike ne te cilet ndodhet. Ne zonat e prishjeve tektonike ato kane qendrueshmeri te dobet duke formuar zona te lira rreshqitje . Ne fshatin Blinisht kjo lloj kategorie shkembenjesh, perfaqesohet nga „blloqe ne matriks“, ku kjo pako me perberje argjilo-alevrolito-ranore me copra gelqeroresh te T2, eshte e perhapur ne gjithe shpatin e rreshqitur si edhe me tej
Sedimente te shkrifet me lidhje kohezionale.
Ne kete grup hyjne suargjilat .Ne zonimin gjeoteknik jene te siperfaqes por prerja gjeologo-litologjike e tyre shkon deri ne thellesine 4-5 m nga siperfaqja e tokes vetem ne pjesen qendrore te rreshqitjes se Blinishtit.Si te tilla ne rajonin e studiuar pavaresisht nga gjeneza suargjilat ndahen :
– Suargjila me kollone te plote suargjilore.
-.Suargjila te perziera me depozitimin copezor.
Suargjilat perfaqesohen nga grupi me i madh suargjilor me gjeneze aluvialo-deluviale .Ato jane me te lehta deri ne te renda me ose pa lageshti me konsistence nga e forte deri ne plastike.Suargjilat jane hetorogjene,me ngjeshmeri dhe plasticitet mesatare.
Duke u nisur nga keto grupime gjeologo-inxhinierike sipas formacioneve shkembore dhe te dherave qe ndertojne zonen ne studim, duken qarte ndryshimet edhe ne parametrat fiziko-mekanik te ketyre formacioneve,pjese perberese e shpatit qe ka rreshqitur.
Vete ndryshimet fiziko-mekanike ne keto formacione gjeologjike, jane edhe faktoret e fenomeneve gjeodinamike, morfologjike dhe strukturore ne kete zone.
Veprimtaria e ujrave siperfaqesore dhe netokesore,te cilat kane lekundje te medha ne nivelin hipsometrik te levizjes se tyre gjate vitit, dherat, perfshire ketu edhe nivelin e siperm te pakos “blloqe ne matriks”, lagen dhe thahen duke formuar keshtu zonen e perajruar nentokesore me veti fiziko-mekanike te dobeta. Duke u perseritur kjo dukuri ne menyre te here pas hereshme ka çuar ne dobesimin maksimal te struktures, duke ulur gjithe parametrat fiziko-mekanik dhe i gjithe masivi nen forcen e gravitetit, ka filluar te humbe ekujlibrin natyror.
Ne rastin kur kane filluar ne mase te madhe edhe reshjet atmosferike, ka mundesuar ngritjen e nivelit te ujrave nentokesore, e si rrjedhoje ka cuar ne rritjen e presionit hidrostatik dhe hidrodinamik te ujit ne shpat, duke shkaktuar prishjen e qendrueshmerise se shpatit dhe si rrjedhoje rreshqitjen e formacioneve drejt kuotave me te ulta te shpatit.Theksojme se pervec pranise se ujrave nentokesore dhe siperfaqesore nje ndikim negative gjate viteve mund te jete edhe nga lekundjet sizmike duke prishur strukturen e dherave, si edhe ne rastet kur kjo dukuri mund te kete koinciduar edhe ne rastin kur niveli i ujrave nentokesore ka qene i larte.Rezultati I kesaj rreshqitje mendojme se nuk eshte vetem si rezultat I kushteve gjeologo-inxhinierike ne momentin e rreshqitjes, por ky fenomen eshte gradual nder vite, deri sa me ne fund shkaktoi rreshqitjen.
Zona ku është rrëshqitja masive e dherave në fshatin Blinisht të Njësisë Adminitrative Orosh, Bashkia Mirditë ndodhet në krahun veriorë te rrugës së kombit(SH 1) ndërmjet kordinatave Y=4417576 X=4636706 dhe Y= 4416990, X=4636736 në një zonë kodrinore me pjerrësi të shpatit 35-40° dhe me drejtim rënie P-L. Kuota më e ulët në ballin e avancimit rrëshqitjes është 280 m dhe më e larta është 420 m.
Në pjesën më të poshtmë rrafshi rrëshqitës ndodhet ne formacionin e pakos “blloqe ne matriks” duke filluar nga sheshi i një objekti kompleks sherbimesht.
Sipërfaqja e rrëshqitur përfshin një lagje të banuar dhe me ndërtime 1- 3 kate, ndërtime të cilat janë kryesisht me mure guri dhe të vjetra po ka edhe ndërtime të reja ku është përdorur struktura mbajtëse beton i armuar.
Pëmasat e rrëshqitjes në momentin kur u kryen vrojtimet janë L= 603 m dhe S= 204 m, siperfaqja e rreshqitur eshte 118003m2 me nje volum prej rreth 708018m3. por në kushtet rënies së rreshjeve tenton të zgjerohet edhe më tej në veri-perendim, dhe juglindje.siperfaqja e tjeter qe i ka dhene shenjat e para per te rreshqitur eshte 180382m2 me nje volum rreth 1082292m3. Per te dyja siperfaqet duke e pare me kujdes ne teren morem nje thellesi mesatare te planit rreshqites prej 6m.
Disa nga ndërtimet e vjetra janë kryer pa ndonje studim bazamenti, por vërehet se janë vendosur aty ku fshatarët kanë dalluar gëlqerore dhe i kanë konsideruar si të përshtatshëm për ndërtim. Gëlqerorët në këtë zonë janë thjeshtë copra të mëdha në një matriks argilore brënda pakos argjilite. Në kushtet e krijuara përbëjnë një bazamet të pa qëndrueshëm. Kjo zonë ka shumë vite që ka mungesë të pyjeve të mirfilltë dhe në sipërfaqet bujqësore të lëna kryesisht kullotë prej vitesh që nuk bëhet disiplinimi i ujrave sipërfaqesore gjate stinës së dimrit.
Plani rrëshqitës përfshin të gjitha depozitimet Quaternare me trashësi 1.5- 4.5 m ne qendër te rreshqitjes si edhe nje mase
te konsiderueshme te pakos “blloqe ne matriks”
Rënia e shkëmbinjve bazë (blloqe ne matriks e J3-Cr1), është në përputhje me drejtimin e shpatit gati me të njëjtin kënd pjerrësie, që kanë favorizuar ndjeshëm rrëshqitjen, po ashtu edhe plani i rrëshqitjes ndjek të njëjtën ligjësi.
Përshkrimi dhe klasifikimi (sipas Cruden &Varnes, 1996)
Nisur nga vrojtimi në terren dhe bazuar ne klasifikimin sipas Cruden& Vernes, arrijmë në përfundimin se masa e zhvendosur dhera me origjinë deluviale-koluviale dhe fenomeni përfaqëson nje rrëshqitje dherash.
Rrafshi rrëshqites nuk pret shkëmbinjt e formacionit rrënjësor por vetëm pjesërisht ato (blloqe ne matriks”ne gjithe gjatesine e rreshqitjes..
Amplituda e rrëshqitjes në momentin e matjeve është 1.8 – 2 m dhe sipërfaqja rrëshqitësë është shoqëruar me çarje të tërheqjes dhe dhe çarje të shtypjes në pjesën e ballit të rreshqitjes. Vërehet se të gjitha çarjet e tërhëqjes janë të mbushura me uji.
Prezenca e ujit është gjeneruar nga grumbullimi i ujrave sipërfaqesore ne prani të rreshjeve dhe atyre nëntokësore ne kufirin midis deluvioneve dhe pakos argjilite me copa në thellësi 3-4.5 m.
Prania e burimeve nëntokësore të ujit në pjesët më të sipërme të rrafshit rëshqitës përkeqëson qëndrueshmërinë e shpatit.
Kufiri i majtë dhe i djathtë i rrëshqitjes nuk përputhen me fundin e depozitimeve të kuaternarit ne afersi te përrenjve qe delimitojnë zonën në rrezik, kjo si rezultat e kuotës më të ulët në aksin e rrëshqitjes.
Shkaqet që kanë kanë krijuar kushtet për një rrshqitje massive të dherave në këtë zonë mund të grupohen në dy kategori, aktive dhe pasive.
- Shkaqet aktive
- Mos disiplinimi i ujrave sipërfaqësore me kanale kulluese.
- Zhdukja e pyllzimit të përshtatshëm me sisteme rrënjësorë të afta për të mbajtur ngarkesa të mëdha.
- Neglizhenca e autoriteteve përkatëse për marrjen e masave inxhinierike për disiplinimin e rëshqitjes së vërejtur shume kohe me pare në fshatin Blinisht.
- Shkaqe pasive
- Kombinacioni i rastësishëm si: formacion gjeologjik ekranizues (PAC) -pjerrësi e madhe e shpati – drejtim dhe kënd rënie i njëjtë – sasi e madhe e ujrave të infiltruar nga shtresa deluviale, që përkeqëson kushtet e ekujlibrit natyror të shpatit.
- Sasia e madhe e rreshjeve në një kohë të shkurtër.
- Prania e burimeve natyrore të ujit në pjesën më të sipërme të shpatit të rrëshqitur..
7 – Vlerësimi i dëmtimeve.
Në bashkëpunim me pushtetin vendorë u bë identifikimi i banesave të dëmtuara plotësisht dhe atyre me dëmtime të pjesëshmë por që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë e banorëve.
Në listën e banesave të dëmtuara rëndë janë edhe ato të : Aleksandër Preng Tushaj, Prend Ndue Prendi, Bardhok Ndue Prendi, dhe Gjon Ndue Prendi.
Nisur nga informacioni i pushtetit lokal , banesa të dëmtuara që ndodhen në kufi të rrafshit rrëshqitës janë ato në pronësi të shtetasve: Ndue Pjetër Tusha, Ndrecë Mark Gjoka , Prengë Ndrec Prendi, Gjergj Frrok Prendi,Zef Ndrec Prendi, Llesh Pjetër Përkola, Gjovalin Pjetër Përkola, dhe Mak Ndrec Prendi.
Në rast avancimi të rrëshqitjes të gjitha këto banesa rrezikojnë shkatërrimin e plote ndaj dhe duhet bërë vleresimi i situatës në kohë.
8 – Masat mbrojtëse.
Duke parë situatën e krijuar nga rrëshqitja masive, dëmet e mëdha të shkaktuara në banes e prona si dhe rëndësinë e sigurise në rrugën e kombit, sugjerojme që nga ana e autoriteteve përkatëse të mërrën masat mbrojtëse si më poshtë vijon:
- Disiplinimin në mënyre urgjente të ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore nëpërmjët një sistemi drenazhimi të kombinuar , sipas drejtimit të rrëshqitjes dhe tërdhorë me të. Niveli i drenazhimit duhet të arrijë në bazen e rrëshqitjes. Projekti dhe mbikqyrja e drenazhimit duhet të realizohet nga ekspertë të fushës.
- Të bëhet sheshimi dhe sistemimi i te gjithe sipërfaqes së rrëshqitjes në mënyrë qe të zvoglohet infiltrimi i ujrave siperfaqësore nga çarjet e hapjes.
- Te bëhen pilota të inkastruara në shkëmbinjt bazë pasi dy deri në tre shpime kontrolli. Pilotat të llogariten të tilla që të përballoje prosionet e masivit rrëshqitës .
- Sipërfaqja e dëmtuar dhe zona në rrezik të mundshëm, të mbillet me pemë dhe shkurre me rrënjë të thella që mundësojn thithjen e ujit dhe arnimin e dherave në masen e rrëshqitur.
Lidhur me ndërtesat e vendosura brenda kontureve të sipërfaqes rrëshqitëse nuk mund te rekomandojmë asnjë masë mbrojtëse sepse janë të dëmtuara plotësisht dhe kjo sipërfaqe nuk mund mund të shërbejë me për rindërtim.
9– Përfundime:
1-Nga pikëpamja litologjike, zona e rrëshqitur përbëhet nga dhera me kohezion të dobët, të vendosura sipër një fomacioni shkembor (blloqe ne matriks), me përbërjë argjilore dhe coprash shkembenjsh gelqerore,magmatik intruziv dhe efuziv..
2-Nga pikpamja morfologjike theksojmë se shpati ku kane rreshqitur dherat ka nje konfiguracion te crregullt dhe të gjitha shtresat gjeologjike qe ndertojne kete shpat, bien në drejtim te rënies së shpatit (Perendim –Lindje) me kënd 35-40°. Kendi i rrafshit rreshites përputhet me rënien e shtresave dhe te shpatit.Në pjesën më të madhe plani rreshqites eshte poshte kontaktit te dherave deluvionale me “pakon blloqe ne matriks”,pra plani rreshqites nga vrojtimet siperfaqesore duket se eshte ne pakon “blloqe ne matriks, afer kontaktit deluvional.
3 – Nga pikëpamja hidrogjeologjike sipërfaqja e rrëshqitur dhe i gjithë fshati Blinisht bën pjesë në nje zonë me ujimbajtje mesatare. Kufizohetohet nga të dy anët nga prroska me baze te thellë erozioni. Ujrat nëntokësore lëvizin në drejtim perendim –lindje në thellësi 5-6 m. Kjo faktohet nga prezenca e disa burimeve të ujit në sipërfaqe përgjate shpatit.
4 – Nga pikëpamja gjeologo inxhinierike kjo zonë ndërtohet nga shkëmbinj të fortë në thellësi,shkembenjte efuziv(formacioni rrënjësor), mbi të cilat vendoset formacioni shkembor mesatarisht të fortë (blloqe ne matriks) dhe sipër tyre vendosen dherat me veti kohezionale të dobët(Deluvione-koluvione).
5 – Në zonën e rëshqitjes deri tani janë evidentuar dëmtim i shumë banesave , bar-karburant. Linja elektrike dhe toka bujqësore.
10 – Rekomandime:
- Të evakuohen banorët që rrezikohen në këtë zonë.
- Pushteti lokal strukturat përkatëse të bëjë evidentimin e të gjithë dëmeve materjale të shkaktuara nga rrëshqitja dhe të bëj trajtimin e të dëmtuarve bazuar VKM 329 dt. 16/05/2012,
- Te kryhet nje studim i hollesishem dhe i detajuar, pasi nga vrojtimi siperfaqesor nuk mund te evidentohet plani i rreshqitjes,si edhe niveli i sakte i ujrave nentokesore ne menyre qe te percaktohen masat mbrojtese inxhinierike qe duhen ndermarre per stabilizimin e rreshqitjes.
- Të zbatohen të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga ana jonë:
– Disiplinimin në mënyre urgjente të ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore nëpërmjët një sistemi drenazhimi të kombinuar , sipad drejtimit të rrëshqitjes dhe tërdhorë me të. Niveli i drenazhimit duhet të arrijë në bazen e rrëshqitjes. Projekti dhe mbikqyrja e drenazhimit duhet të realizohet nga ekspertë të fushës.
– Të bëhet sheshimi dhe sistemimi i te gjithe sipërfaqes së rrëshqitjes në mënyrë qe të zvoglohet infiltrimi i ujrave siperfaqësore nga çarjet e hapjes.
– Te bëhen pilota të inkastruara në shkëmbinjt bazë pasi dy deri në tre shpime kontrolli. Pilotat të llogariten të tilla që të përballoje prosionet e masivit rrëshqitës .
– Sipërfaqja e dëmtuar dhe zona në rrezik të mundshëm, të mbillet me pemë dhe shkurre me rrënjë të thella që mundësojn thithjen e ujit dhe arnimin e dherave në masen e rrëshqitur.
11- Materjali Grafik.
- Harta Gjeologjike e zonës në shkallë 1:5000
- Harta topografike e zonës në shkallë 1:5000
- Profili gjeologjik në shkallë 1: 2000
- Fotografi të zonës së rrëshqitur.
12- Literatura
- Konomi N. “ Gjeologjia inxhinierike , vetitë fiziko-mekanike të shkëmbinjve” Tiranë 1988.
- Konomi N. , Dakoli H. “Udhëzues i punëve laboratorike në hidrogjeologji dhe gjeologji inxhinierike” Tiranë 1985.
- Mustafa F & Grup autorësh, “ Punimet gjeologjike për objektin Kullaxhi në shkallë 1:10000” 1978-1983.
- Cruden&Varnes “Klasifikimi i fenomeneve gjeodinamike” 1996.
- Grup autorësh, “Harta Gjeologjike e Shqipërise” shkalla 1 200 000


@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

