Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kisha 300 vjeçare e Trojezit në Përlat, Mons. Gjergj Meta meshë në nderim të Zojës së Këshillit të Mirë

Nga Pirusti News
2 011 Shikime
SHPERNDAJE

Nga: Xhovalin Z. Kaçorri

Ipeshkëvi Gjergj Meta: “Kishat dhe muret shemben, dhe rindertohen perseri, por e rëndesishme është te mos dëmtohen zemrat e gjithë secilit prej nesh” 

300 vite më parë, një vend piktoresk në qendrën e hershme banuese të Përlatit, do të hidhëshin themelet e një Kishe të rëndësishme, që shumë më vonë do të merrte edhe funksionin e shkollës së parë shqipe të kësaj treve. Edhe pse vendi paraqet një bukuri të rrallë, zhvillimet e mëvonshme demografike e reduktuan këtë vend në  pak familje. E ndërsa të larguarit për shkak të tokës së pakët stabilizoheshin në zona të tjera përrreth, kujtesa e tyre për Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë”, bënte që gjithmonë ti drejtoheshim me fjalët “atje, te Kisha në Troje. Përçuarja e kësaj fjale nga brezi në brez, bëri që ajo zonë të marrë emerin “Troje”. Ndërsa nga Trojet u larguan shumë banorë ndër shekuj, trojet ruajtën Kishën, ruajtën besimin ndër kohë të vështira. Sot në Trojez ndodhen 65 familje katolike, por aty ndodhet vendi i shenjtë që ruan themelet, por edhe muret e Kishës, ku ka qenë famullia e “Zoja e Këshillit të Mirë” e Arkidioqezës së Durrësit, ndërsa prej 1996 kjo i përket Dioqezën e Rrëshenit.

Në një këndvështrim të shkurtër historik, vlen të theksohet se i përndrituri klerik Dom Prend Loku, “Mala” në pranverën e vitit 1918 ka hapur aty shkollën e parë shqipe të Perlatit, që këtë vit ka mbushur 100 vjet. Sipas dokumentave historikë, pas Tij këtu ka shërbyer në pozicionin e mësuesit edhe Dom Mark Biba. Aty kanë shërbyer martiri i fesë i Lumi Imzot Frano Gjini si meshtar nga viti 1928-1930, kur u emërua Abat i Oroshit dhe i Lumi Dom Zef Marksen po ashtu i pushkatuar nga regjimi komunist.

Monsinjor Gjergj Meta meshë në nderim të “Zojës së Këshillit të Mirë”

Sot pasdite besimtaret e fshatit Trojez ju përgjigjen me gëzim ftesës së Ipeshkvit Gjergj Meta, per te kremtuar meshën ne nder te ‘Zojës Këshillit te Mire’ ne Kishen qe i dedikohet ‘Pajtores’ për mbarë shqiptarët. Ishte vërtetë kënaqësi tek shikoje dhjetra banorë të fshatit të cilët i dëshmonin besimtareve te ardhur nga Rresheni historinë e Kishës se vjetër, e cila edhe pse e shembur ishte e shenjtë për ta. Këtu flet çdo gurë i kesaj Kishe, tha Ipeshkvi. Dokumentat flasin se kjo Kishë është mbi 300 vjeçare dhe kjo tregon besnikërinë e mirditorve ndaj Krishtit e sidomos banorët e gjithë Përlatit. Ato, për të mos ju nënshtruar pushtimit turk braktisen shtëëpitë e tokat dhe ju ngjitën maleve, për të mbajtur fene e tyre katolike. Kisha e vjetër tregon lavdinë e qëndrushmerisë në besim tek Zoti. Meshtarët që shërbyen këtu në këtë Kishë ju dhuruan vendasve edhe dituri duke hapur shkollën e parë. Ky fakt historik dëshmon mësëmiri se Kisha gjithmonë ka kontribuar për të përhapur dijen, ndryshe nga disa ligësi propagande kunder misionit te Kishës. Ne fund të meshës Ipeshkvi i Rrëshenit falenderoi te pranishmit, duke ju premtuar vazhdimesin e celebrimeve ne këtë Kishë duke cituar se ‘Kishat dhe muret shemben, dhe rindertohen perseri, por e rëndesishme është te mos dëmtohen zemrat e gjithë secilit prej nesh. Banorët e Trojës të perfaqësuar edhe nga administratori i Perlatit, z. Paulin Picaku falenderuan Ipeshkvin Meta për Meshën e Shenjtë dhe i rishprehen dëshiren e tyre për ta rindërtuar Kishën.

 

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest