Video shoqeruese e ketyre rradheve, sjell momentin permbylles te nje prej koncerteve me madheshtore te Ansamblit Mirdita me Ansamblin e Shtetit ne TOB, Tirane, ne prill 2014.
Bashkepunimet e ketij grupi me emer ne Shqiperi, si dhe koncertet e ndersjellta sa ne Mirdite dhe ne Tirane, kane qene tejet intensive dhe kane sjelle risi ne kulturen shqiptare.
Koncerti ne Tirane (prill 2014) vinte pas pjesemarrjes se Ansamblit te Shtetit ne 65 vjetorin e Themelimit te qytetit Rreshen ku perfomoi bashke me ansamblin MIRDITA, ndersa nje jave me pas koncerti i perbashket u zhvendos ne TOB, Tirane.
Ka aq shume energji ne keto bashkepunime fantastike; ka aq shume Mirdite sa dhe Shqiperi brenda nje koncerti, sepse vijne motivet me te mira te folkut mirditas qe nga kenga e grupit te burrave, orkestralet e pasura me melos dhe virtuozitet; ritual dasme apo veshjet perla te nje prej krahinave me te shenjuara edhe ne kete aspekt.
Me pastaj Ansambli i Shtetit ka mbledhur gurren e lashte popullore nga Jugu ne Veri per ta derdhur hareshem dhe me profesionalizem te larte aty ne “sofren e madhe mirditore”, pikerisht ne sallen gjigande te TOB, per te sjelle nje nga permbylljet me impresionuese ne skenat shqiptare, vallen me ritme te Mirdites, perpunuar me aq finese dhe art nga Shqipja e Valles Shqipe, Besim Zekthi.
Kesaj here, jo vetem si koreograf, por ne rolin e primo-solistit Rexhep Çeliku, me nje kercim per t’u mbajtur mend, kur u kthehemi atyre çasteve si moment kujtese, duket sikur pershendetja e tij per artin e Mirdites, vjen edhe sot e asaj dite nga qielli!…
Shijojeni kete mbyllje fantastike koncertale!

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

