Nje dokumentar per minierat dhe minatoret:
Ata kanë mbetur pak sot. Nuk bëhen më shumë se dy a tre rradhë në sallën e Kulturës teksa ndjekin një pjesë të memorizuar nga jeta e tyre. Dikur ishin me mijëra, mbushnin sheshe dhe salla, por mbushnin dhe zgafellat plot lagështirë dhe silikozë të nëntokës së Kurbneshit, Kulmes, Përlatit, Rubikut, Kaçinarit, Oroshit, Fanit etj.
Sot në 1 Maj, në ditën e punëtorëve ata vështrojnë të heshtur. Nuk u dëgjohet as frymarrja e rënduar teksa përmes një videoprojektori shikojnë reportazhin për minierat, realizuar shumë vite më parë nga gazetari Gjergj Marku. Në atë reportazh shikojnë shumë prej shokëve që nuk janë më, madje nuk është as personazhi kryesor i këtij dokumentari, ish minatori e më vonë ish drejtori Dod Tushaj. Se silikoza nuk ka bërë dallime, nuk ka pyetur as për drejtuesit, as për inxhinierët e madje as edhe për punëtorët e mirmbajtjes së rrugëve, ndërsa makinat më mineral kalonin pa fund nëpër rrugët që ata mirmbanin.
E në fakt Për 50 vjet kanë hyre e dalë neper brinjet e shqyera te nëntokës. Male minerali kanë nxjerre prej saj. Brigjeve te Urakes flenë damat e kuqërremta, me mijëra kilometra ton floriri jane nxjerre, magazinuar e perdorur anë e kënd Shqipërise. Te gjitha këto prej duarve dhe djersës se ketyre “pirusteve,” minatorëve të Kurbneshit, siç i quan inxhinieri poet, Martin Cukalla .
Vite te tëra gërmuan Selitës se nëndheshme, duke nxjerrë mbi toke bukën e përditshme per femijet. Me atë heroizem e idealizem brilant nuk u lodhën, por ndërtuan qytetin, fabrikën, uzinën, Shqipërine, ndërsa ata morën rreth 67 shokë të rënë ne frontin e punës dhe rreth 500 te tjere te vdekur nën moshën 50 vjeç nga silikoza, me qindra te tjerë mes jetes dhe vdekjes rropaten te zgjasin sadopak jetën e shtrenjtë të ngrënë nga pluhuri dhe kolla e vazhdueshme. Ashtu ngadale mushkeria e tyre soset, si ne legjenden e lashte te Prometeut.
Kur e pyetën fshataret e Selitës priftin Dom Vlash Muça, se ç’thesar po kërkojne këta, ai u pergjigj: Nëse do te zbulohet do te sjellë nje zhvillim e përparim te madh, por do të korrë dhe jete njerëzish…Afërsisht ashtu ndodhi… .
Disa “kuorizitete” për minatorët e Mirditës:
1-Kanë vdekur nga sëmundja e silikozës së marrë në minierën e Kurbneshit, 376 minatorë të moshës 38-40 vjeçare.
2-Janë aksidentuar gjatë punës në minierë, duke gjetur vdekjen 67 punëtorë- minatorë.
3- Të gjithë ingjinierët që kanë punuar në minierën e Kurbneshit, sot nuk jetojnë bashkë me ta edhe inxhinieri i këtyre minierave Franko Kroqit.
4-Mësuesi i Selitës z. Bib Nikolli në ceremonine e daljes së tij në pension, deklaroi i pezmatuar se 17 nga ish nxënësit e tij, nga i njëjti fshat nuk jetonin. Tashmë ky numër është shtuar dukshëm.
5- Sot vazhdojnë të luftojnë me sëmundjen vdekjeprurëse të silikozës mbi 300 burra vetëm në zonën e Mirditës.
Përgatiti: Aleksandër Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

