Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Aksidenti. Dy automjete të Kosovës përfshihen në një aksident të rëndë. Plagosen rëndë familja Sahiti nga Prishtina

Nga Pirusti News
3 369 Shikime
SHPERNDAJE

Mësohet se Zojë Hasani nga Klina e martuar në Gjakovë eshte në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo ndodhej ne automjet sëbashku me vëllain e saj po nga Klina, Frrok Ndocaj. Me ta ishin sëbashku në makinë edhe bashkwshortja e Frrokut si dhe dy fëmijët. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Zojë Hasani ende ndodhet në reminacion dhe nga burimet spitalore mësohet se po mjekohet intensivisht për të mundësuar shpëtimin e saj. Ata kishin qenë në Laç dhe po ktheheshin në Kosovë.

Rreth orës 1400, segementi rrugor Rrëshen – Rubik, vijim i autostradës Kukës -Milot është përfshirë nga një aksident i rëndë, por për fat të mirë mjekët e spitalit të Rrëshenit pas ndihmës së pare, japin shpresë se të gjithë kanë shpëtuar. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë në mënyrë direkte dy automjete të Kosovës të cilat janë përplasur ballë për ballë, ndërsa është përfshirë indirekt në aksident edhe një automjet tip benz, nga Kukësi.

Dëshmitarët konfirmojnë se ka qënë njëra nga makinat me targa të Kosovës e llojit Golf 7 që udhëtonte në drejtim të Kukësit  cila me të kaluar urën mbi Rubik, ka nisur një “tour” parakalimesh në vijimësi. Ka qenë një moment kur përballë tij vinte një Audi Q7 drejtuar nga Fadil Sahiti, nga Prishtina. Ka qënë i pa mundur çdo lloj manovrimi e për pasojë dy automjtet me shtetas kosovarë, janë përplasur ballë për ballë. Nga përplasja njëra nga automjetet është rrotulluar duke u përplasur me një benz të Kukësit i cili ishte në krahun e tij, madje i spostuar në maksimum si shumë mjete të tjera, nga spektakli që kishin para syve.

Nga përplasja janë plagosur rëndë pasagjerët e automjetit që udhëtonte të krahun e tij në drejtim të Milotit, për në Ulqin. Janë palgusur rëndë Fadil Sahiti nga Prishtina, Zojë Hasani nga Klina e martuar ne Gjakove. Kjo e fundit u dërgua me urgjencë për në Qendrën e Traumës në Tiranë. Ndërkohë trauma dhe dëmtime kanë dhe dy fëmijë afersisht13-14 vjeç, Jahjaho dhe Emanuel.

Ajo çfar veçohet në këtë rast është shpejtësia me të cilën kanë mbërritur policia e Mirditës dhe autoambulancat. Mësohet se policia ka qënë në afërsi të Rubikut në menaxhimin e një dalje të një automjeti nga rruga, pa pasoja. Me të marrë sinjalin në të njëjtën kohë janë paraqitur policia e rrugore e Mirditës dhe policia e autostradës që ka qenë në lëvizje jo më shumë se 300 metra nga vendi i aksidentit.

Në pak minuta është vënë në alarm spitali i Rrëshenit, stafi i të cilit kanë dhënë ndihmën e menjëhershme, ndërsa pak më vonë me autoambulanca të gjithë të plagosurit janë transportuar në drejtim të spitalit të traumës në Tiranë.

 a.n

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest