Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Anxhi Pjetri, piktorja e re nga Kodër Spaçi, me një të ardhme premtuese në metropol

Nga Pirusti News
3 879 Shikime
SHPERNDAJE

Kodër Spaçi njihet si qëndra e hershme e njërit prej bajrakëve që përbënin Mirditën natyrale. I vendosur një një rrafshnaltë mes shkrepave të mëdhej, vetë fshati ka si aset të çmuar, madje disi të çuditshëm, faktin se aty kanë funksionuar shtatë Kisha. Edhe pse majë mali, toka ka qenë mjaft e begatë ku ndër shekuj është prodhuar rrushi dhe një sërë pemësh të tjera frutore. Të vjetrit kujtojnë se familja më e dobët ekonomikisht mund të prodhonte deri në (600 okë) njëmijë litra verë e raki rrushi. Toka ishte e pakët, e për pasojë banorët që dikur jetonin në shtëpi të shumta aq sa “macja mund të hidhej nga çatia në çati”, kanë lëvizur duke e lënë Spaçin. Largimet shënohen prej tre shekujsh kur shumë banorë u larguan dhe u vendosën në Gjakovë, Prizren (Velezhë) e zona të tjera të Kosovës. Por largimet masive ndodhën pas viteve 90-të, kur shumë familje u vendosën në Lezhë, Tiranë, Durrës e deri edhe në jug të vendit. Kjo ka bërë që Kodër Spaçi të jetë pothuajse i zbrazur nga banorët.

Spaçasit kanë bërë emër në shumë fusha si ushtarakë, drejtues të zotë, aktorë të mirnjohur të teatrit dhe filmit, mësuesi etj. Tashmë talentet edhe pse larg Spaçit janë evidente dhe mjaft të njohur në fushat e tyre. Njëra prej tyre është Anxhi Pjetri e cila është larguar në moshën 12 vjeçare nga Kodër Spaçi, konkretisht në vitin 2008, për tu vendosur në Tiranë.

Krejt e re në moshë Anxhi Pjetri, atëherë me një talent akoma të pa konsoliduar, apo më saktë të pa identifikuar fillon të japë shenjat e para. Nga talenti i saj e kishin pësuar sidomos muret e shtëpisë atje në fshat, ku në shumë raste babait të saj, Viktorit i ishte dashur të lyente shtëpinë jashtë rregullit të zakonshëm. Anxhi kujton se mjaftonte që në dorë t’i binte një laps, punonte pa fund për të realizuar “kryevepra” në përceptimin e një fëmije. Largimi familjarisht në drejtim të Tiranës i ka krijuar më shumë mundësi për të treguar atë çfar mund të bëjë me lapsin.

Vetë Anxhi Pjetri shprehet për Pirusti-News se “..Piktura eshte pasioni im, prandaj mund të them se që e vogël kam filluar që të merrem me punime të ndryshme, kryesisht gjëra te thjeshta por shpesh nuk e mora seriozisht. Pasi mu dha rasti në filloja punë ne kompanin “Prodyn Albania”, vizatova shkronja të thjeshta me ermrin “Prodyn” ndaj nuk vonoi të merrja komplimente të cilat gjithmonë më japin një emocion dhe motivim që të punoj më shumë.

Duke vijuar më tej, Anxhi thotë se në muajin shkurt 2018 i jam përkushtuar me më shumë seriozitet pikturës, pasi besoj se njeriu lind me një talent të caktuar. Mirëpo në qoftë se mungon puna dhe përkushtimi, nuk mund të ketë asnjë arritje në atë fushë”. Arti është diçka shumë i veçantë, pra për mua është gjithçka. Një pasion i cili tashmë është shëndrruar në përditshmëri.

Ndërsa piktori me përvojë të gjatë dhe me shkollim solid në artet figurative z. Pjetër Marku, teksa shikon pikturat e Anxhi Pjetrit, thotë se ndonëse këtu janë pak prej vizatimeve të saj, kuptoj se tendenca është drejt një udhetimi drejt te qenurit profesionist, ndonëse vizatimi është një proces i vështirë. Nga ajo që shikoj, konstatoj se vizatimi i saj flet, ruan tiparet e përshkrimit viziv të objektit, por ajo çfar është më e rëndësishme, Enxhi është dashamirëse e artit.

Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest