Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Festa e Rubikut/I Shëlbuemi starton me një koncert festiv në Qendrën Kulturore “Abat Doçi”

Nga Pirusti News
1 793 Shikime
SHPERNDAJE

Festa e Shëlbuemit është një festë e rëndësishme për banorët e Rubikut. Thuhet se prej mijëra vjetësh  një  hyjneshë që u quajt Robiko, e cila që i shpëtoi banorët nga një murtajë e rëndë përkujtohet me madhështi vit pas viti. Çdo pranverë, banorët e kësaj zone festojnë ditën e Shelbuemit. Bëjnë përgatitje të shumta, presin ndonjë ka apo dash dhe dele dhe i nxjerrin njeri-tjetrit verë të kuqe, për të kujtuar hyjneshën Robiko, thuhet në arsyet pse kjo festë festohet me madhështi në zonën e Rubikut.

E në këtë kuadër Qëndra Kulturore “Abat Doçi” në Rubik ka organizuar një koncert festiv me grupe të ndryshme artistike që përgatit kjo qendër kulturore. Gjithashtu në këtë festë natën e sontme kanë marrë pjesë edhe grupe artistike nga Rrësheni. Grupet përgatiten me pasion dhe përkushtim nga Ndue Përlala, Fran Gjergji e Liza Prenga. Në këtë koncert kanë debutuar plot sharm grupi i çiftelive i drejtuar nga maestro Kol Picaku, por dhe muzikanti Pashk Filopati i cili gjithnjë e më shumë po del në pah si një artist i munguar prej vitesh.  I ftuar në këtë koncert ka qenë edhe kant-autori Mark Gjoka i cili ka përformuar disa këngë, ndër më e rëndësishmja është kënga kushtuar Rubikut. Në këtë koncert ka përshëndetur edhe motër Adelina i cila me mjaft përkushtim përkujdeset për Qëndren “Abat Doçi” të Rubikut.

a.n

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest