Aty rreth vitit 2000 kur një grup i vogël gjimnazistësh të Rrëshenit me kitara në duar bënin “trendyn” e kohës, pak kush i merrte seriozisht. Madje edhe vetë ata nuk mund ta kishin besuar e as imagjinuar se njëri prej tyre, djali më i gjatë dhe paksa “thin” i atij grupi, Genti i cili që në moshën 6-vjeçare kishte filluar të këndonte, sot në vitin 2018 do të kthehej në “star-in” e hapësirës mbarë kombëtare e sidomos, kudo ku ka shqiptarë. Edhe tre ditë vëmendja, emocioni por edhe lutja janë drejtuar për në Lisbonë, aty ku po vijon gara për Eurovizion 2018.
Në natën e parë Gent Bushpepa preku magjinë e skenës i treti në rradhë me këngën “Mall”. I shoqëruar nga nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani, Bushpepa ka siguruar vendin në 10-tëshe në mënyrën më të pa diskutueshme. Në një prononcim për mediat këngëtari Bushpepa ka folur pak pas përfundimit të performancës, duke treguar se ishte mjaft i emocionuar, por ndjehet mirë që pati shansin ta përfundojë interpretimin e tij me sukses.
“Emocione kisha shumë, por zemra të bëhet zemra mal dhe ndjehesh si në shtëpi, kur sheh valvitjen e shumë flamujve shqiptarë në sallë, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjen”, ka përfunduar Bushpepa.
Kjo është hera e parë që Portugalia është pritëse e festivalit, pasi vitin e kaluar, këngëtari Salvador Sobral fitoi garën Eurovision 2017 në Kiev, me këngën Amar Pelos Dois. Nata e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet në 10 Maj, ndërsa nga dy netët gjysmëfinale do të kualifikohen vetëm 10 këngë, ndër të cilat do të zgjidhet dhe fituesja e këtij edicioni në natën finale në 12 Maj.
Bushpepa lindi në Rrëshen. Filloi të këndonte qysh kur ishte fëmijë. Pasi mbaroi gjimnazin, u shpërngul në Itali. Kur u kthye në Shqipëri, filloi të punojë në Top Channel si këngëtar në një emision në vitin 2006 dhe që prej atëherë, ai ka qenë aktiv në skenën e muzikës shqiptare. Është i njohur për pjesëmarrjen e tij në Top – FEST me këngën “Maska e madhështise”. Në po këtë kompeticion, mori pjesë edhe me grupin “Sunrise” ku këndoi këngën “Engjëll”. Pas suksesit që pati, ai vazhdoi të marrë pjesë edhe në konkurse e kompeticione të tjera të rëndësishme.
pergatiti: a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

