Fran Vorfi padyshim mbetet një ndër zërat më të shquar melodioz të Ansamblit “Mirdita”. I nderuar më titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Fran Vorfi kjo ikonë e pazëvendësueshme e artit mirditas, mbahet gjatë në kujtesë për shumë këngë të realizuara prej tij, por edhe për këngën lirike shumë të hershme të titulluar “Oj mollë e Kuqe” një bashkëpunim zërash me këngëtaren Gjyste Ceka.
E ndërsa kjo këngë ka në vjetërsi mbi 50 vjeçare, janë këgëtarët mirditas, vëllezërit Andi dhe Roland Shqalshi, pjesë e grupit 2BR të cilët kanë realizuar një klip të arrirë, mbështetur në atë kolonë zanore. Teksa shikon klipin, vëren se vëllezërit Shqalshi evokojnë në mënyrën më të spikatur vlerat e jashzakonshme të këngëtarit Fran Vorfi, ndërkohë që i përcjellin publikut një këngë Hit, e cila pritet të ketë një sukses të jashtezakonshëm.
a.n

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

