Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Në solemnitetin e Rrëshajeve, plot një vit nga emërimi Ipeshkëv i mons. Gjergj Metës, 44 kandidatë marrin Krezmimin.

Nga Pirusti News
1 702 Shikime
SHPERNDAJE

Pikërisht sot në solemnitetin e Rrëshajëve, këtë të dielë, në Katedralen e Rrëshenit u përkujtua ardhja e Shpirtit Shenjtë mbi Shën Marinë e mbi apostujt. Meshën e Shenjtë me këtë rast e udhehoqi Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit mons. Gjergj Meta. Pikërisht sot në njëvjetorin e emërimit si Ipeshkëv nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, plot 44 kandidatë besimtarë të moshës së re kanë kryer edhe ritualin e lyerjes me krizmën e shenjtë, vaj i përzier me balsam, i shuguruar nga Ipeshkvi në Meshën krizmale të mëngjesit të së Enjtes së Madhe. Ne fakt nuk eshte bere nje vit kalendarik nga ardhja e Mons Gjergj Metes si Ipeshkeve ne Dioeqezen e Rreshenit, pasi viti behet me 15 qershor, por eshte emeruar diten e Rreshajeve nje vit me pare, por kete vit Rreshajet kane adhur me ndryshim date. Ndersa, ky sakrament quhet edhe Përforcim, për arsye se e konfirmon dhe e përforcon sakramentin e Pagëzimit. Pra janë edhe 44 besimtarë që pas ndjekjes së senacave të katekizmit, kanë marrë të drejtën e Krezmimit. Pikërisht në fillim të Meshës, dom Agustin Bardhi i është drejtuar Ipeshkëvit Meta për pranimin nga ana e Tij, për Krezmimin e këtyre besimtarëve të rinj,  ç’ka për të krishterin, është “lyerje” dhe “shugurim” në jetën e Krishtit Meshtar, Profet, Mbret. Për këtë arsye edhe thuhet se Krizmimi na bënë “ushtar të Krishtit”.

Vetë Ipeshkëvi Gjergj Meta, pasi është siguruar nga Motrat se të gjithë aplikatët këtë rit e kishin kryer me korrektësi në procesin katekist, sipas kushteve që përcaktohen, ka dhënë miratimin e Tij.

Pra ky sakrament u administrua me shtrirjen e duarve nga ana e Ipeshkëvit që prononcon fjalët e ritit. Lyerja me vajin e shenjt u bë mbi ballin e kandidatit, ndërsa Ipeshkëvi prononcohej me këto fjalë: “Merre vulën e Shpirtit Shenjt që të jepet si dhuratë”.

Ky Sakrament është i papërsëritshëm, pra merret vetëm një herë në jetë, dhe mund ta pranojnë vetëm ata që janë të pagëzuar. Administruesi i rregullt i këtij sakramenti është Ipeshkvi dhe kjo bëhet, jo sepse nuk mundë ta administrojë edhe një meshtar tjetër i deleguar i Ipeshkvit por, në këtë mënyrë shprehet lidhja e të kremtuarit me Kishën në dimensionin e saj Apostolik.

Efekti i veçantë i Përforcimit është zbrazja apo zbritja e Shpirti Shenjt mbi kandidatin, sikurse ajo e Rrëshajëve mbi apostujt. Zbritja e tillë e vulosë shpirtin e kandidatit me një vulë të pashlyeshme dhe sjellë një rritje të hirit pagëzimor, thellon më shumë në bijërinë hyjnore, bashkon me Krishtin dhe me Kishën si dhe dhuron një fuqi të veçantë për ta dëshmuar fenë e krishterë.

Më tej i vijua me Meshën e shenjtë të Rrëshajeve, pasi sot plotësohet misteri i Pashkëve të Zotit. Në këtë ditë, apostujt u shndërruan nga njerëz të thjeshtë në dijetarë, pasi Shpirti Shenjt i dha secilit karizma, apo dhurata të veçanta, që i ndihmuan më vonë në misionin e përhapjes së Fjalës së Zotit.

Kudo në botë jehon himni “Eja o Shpirt i Shenjtë” me të cilin Kisha lëvdon Atin Qiellor, sepse Krishti e mbajti premtimin dhe u dërgoi dishepujve të vet gurrën e pashterrshme hyjnore, uji i së cilës i shoqëron për amshim. Nga Rrëshajët deri në fund të kohërave, populli i Zotit ka si mision të jetë shenjë dhe mjet për përhapjen e Dashurisë hyjnore deri në skajet më të largëta të botës e deri në skutat më të thella të zemrës njerëzore. Dhurata e sakramenteve e bën të gjallë e veprues Krishtin, përmes besimtarëve: me fuqinë e Shpirtit Shenjt, Ai bëhet i afërt me të vuajturit e bekon gëzimin e dashurisë njerëzore.

Dita e sotme ka përcjellë solemnitet në Katedrale, pasi 44 kandidatët që morën Krezmimin janë shoqëruar edhe nga kumbarët dhe familjarët e tyre.

a.n

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest