Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Retrospektivë/“Revolta e Spaçit” në kujtesën time. Flet Gjet Kadeli

Botuar në “Koha Jonë” 20 vite më parë, datë 5 tetor 2001.

Nga Pirusti News
7 336 Shikime
SHPERNDAJE

Nga: Aleksandër Ndoja,

-Si nisi protesta, ngritja e flamurit pa yll dhe ekzekutimi i te burgosurve. Jehona nëpër botë dhe frika pushtetit komunist. Gjendja e sotme e godinave ku për ironi tre familje banojnë në qelitë e dikurshme. Por edhe katër varret në mes të oborrit, në mes të cilëve edhe varri i një të afërmi të diktatorit. Gjet Kadeli, ish-i dënuar në burgun e tmerrshëm të Spaçit rrëfen gjithë historinë e një burgu që bëri historinë-

    Kundërshtarët e shpallur të rregjimit të kohës, kishin arritur në shifra rekord. Ingranzhet e diktaturës, kishin punuar me kapacitet të plotë në prodhimin e kundërshtarëve, aq sa në vitin 1964 do të ndërtohej një nga burgjet më të tmerrshëm të kohës, me një kapacitet prej 700 vendesh. Burgu i Spaçit, i cili për 27 vjetë me rradhë “edukoi” nëpërmjet kërbaçit dhe tuneleve të panumërta nga ku dolën qindra mijëra tonelata mineral bakri, do të shënonte rekordin në zgjedhjen e bërë nga ideatorët e ndërtimit të burgjeve.

    Vetëm pak metra katrorë bazamenti i ndërtimit të burgut dhe nga katër anët faqe malesh të larta, aq sa me sy të lirë, kur hedh vështrimin lart majat e maleve duket sikur takohen. Dhe kur shmangesh në të majtë të urës së Repsit, rruga e ngushtë që gjarpëron në lugina dhe faqe malesh të ofronë ndjesinë e një vendi ku do të takosh dhimbjen njerëzore. Dhe pse je në një vend që natyra e krijuar ndoshta vetëm për kafshë të egra, në kodrina të thepisura të shfaqen ndërtesa disa katëshe të betonuara në parametra të fortifikatave. Ndoshta, ideatorët dhe konstruktorët e kanë menduar diktaturën të përjetshme dhe po aq të përjetshem burgjet për kundërshtarët politikë.

    Disa ndërtesa janë shëndrruar në gërmadha, e ndërsa të tjerat që janë në këmbë në këto 10 vjetë nuk kanë dyer e as dritare. Urrejtja posdiktaturë  për diktaturën edhe atje mes malesh të larta ka qenë në efikasitet të plotë. Ndonëse të burgosurit nuk do ta donin kurrë ta kujtonin atë vend, një muze pikërisht aty do të duhej si në shumë vendi ish-komuniste të lindjes, do ti shërbente shumë historisë. E ndërsa ndërtetat të ofrojnë pamje gërmadhash, gjithshka aty shëndrrohet në imagjinatë. Ndërtesat jane sëbashku, të dënuar dhe të lirë, fajtorë dhe të pafajshëm, viktima dhe xhelatë. Në fakt të gjithë të dënuar. Të gjithë  hynin qindra metra nëntokë për të nxjerrë prej andej mineralin. Të burgosurit pas punës ktheheshin në kapanone, ndërsa ata që ishin të lirë përshkonin kilometra të tëra për tu kthyer në familje. E ndërsa ata që ishin të lirë nuk guxonin të kundërshtonin politikën pasi përfundonin si bashkëvuajtësit e tyre në galeri, të burgosurit e kishin këtë të drejtë pasi nuk kishin çfar të humbisnin. Dhe të burgosurit në çdo kohë ishin mbi 600 të tillë, me mijëra familje vuanin peshën e persekucionit.

   Bashkëkohësit por edhe bashkëvuajtësit kur sjellin në kujtësë grimca nga kalvari i mundimit, të flasin edhe për mardhënie shpesh të acarta mes policëve dhe të burgosurve. Një i ri nga Fani, pasi gjithë natën lihet i lidhur në oborr, të nesërmen e gjejnë të vdekur. Por  edhe pse me qindra gra, fëmijë dhe të afërm të burgosurve për vite të tëra ishin të detyruar të përshkonin rrugën pambarim shpesh në këmbë për tek burgu, tortura për ta nuk kishte të sosur. Shpesh ishin të detyruar që të afërmit t’i shikonin në distancë por pa mundur t’i takonin. Faktet ofrojnë atë se Mirdita dhe mirditasit nuk janë ndjerë asnjëherë mirë kur e mendonin se në territorin e tyre ndodhej një “Spaç” që identifikohej me tmerrin. Malet e egra por minerali në përmasa të pallogaritshme ishte shkaku që Mirdita të bëhej bartëse e një dhimbje të tillë. Ndonëse raprezalja ishte e madhe, në ato pak metra katrorë do të merrte udhë dhe kundërshtim i hapur deri në revoltë masive që koha do ta pagëzonte me emrin Revolta e Spaçit, 1973 por vetëm një dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor i firmosur nga Ramiz Alia në vitin 1991, do të bënte që qindrat e të burgosurve të kapërcenin portën e ndaluar për 26 vjetë, të përshkonin me këmbë apo me makina rrugen e gjatë mes malesh duke vështruar pas me frikën se mos xhelati po i ndiqte ende.

Revolta e Spaçit dhe ngritja e flamurit

    Në ora 23.30….disa orë pas fillimit të revoltës Radio-Vatikani do të transmetonte në hapërsirë se në borën 26 vjeçare në Shqipëri çelën lulet e para. Po në fakt çfarë ishte ajo ngjarje që tronditi seriozisht pushtetin në pranverën e vitit 1973.

Për këtë, Gjet Kadeli, dëshmitar okular dhe pjesmarrës në ngjarje tregon: “Në orën 05.30 në mengjës ikën nga birucat Pal Zefi nga Shijaku pasi ishte i dënuar 30 ditë dhe qëndronte i izoluar, dhe kishte kaluar afatin ligjor nga 30 ditë, në 31 ditë.  Operativi i kampit ishte oficer roje dhe ky ishte shkaku i të gjithë pasojave të asaj dite. Ai iku nga biruca dhe erdhi këtu në kamp. U lajmërua menjëherë oficeri i rojes nga polici i brendshëm. Oficeri i rojes u fut në kamp me disa policë. Nëkëtë kohë turni i parë i të burgosurve po përgatitej të shkonte në punë. Pal Zefi kishte këtu edhe të vëllain të burgosur. Oficeri i rojes erdhi me e marrë me forcë Palin me e ridërgue në birucë, pasi ai nuk pranonte me shkue vullnetarisht. Ata përdorën edhe dhunë ndaj Palit. Në këtë kohë të burgosurit e tjerë kanë ndërhyrë me e shpëtuar Palin, pasi po dhunohej nga policët në prani të tyre. I pari që ka ndërhyrë ka qenë Pavllo Popa, me banim në Vrakë në Shkodër, me origjinë malazeze. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe të burgosur të tjerë dhe Palin e kanë shpëtuar nga biruca. Policët dhe operative dolën të rrahur nga kampi, pasi të burgosurit ishin shumë dhe të vendosur. Kjo ishte hera e parë që ndodhte një rast i tillë si rezultat i mllefit të akumuluar ndaj rregjimit. Më pas në kamp vjen GJ.Z, ish operativ në këtë kamp, por në këtë kohë ishte shef i sigurimit të Mirditës. Futet brenda me disa policë dhe e marrin Pal Zefin lart. Menjëherë rifilloi reagimi.
 Në ora 21 këtu poshtë ndizet një zjarr i madh. Unë isha i shtrirë në krevat pasi isha me temperaturë të lartë. Zjarri u bë aq i madh sa më ndriçoi në dhomë. Zjarri që u ndez nga të burgosurit ishte fillimi i politik i veprimeve në kamp. Një i burgosur 64 vjeçar me emrin Jemin Gjoka nga Kukësi dhe Dod Bardhi dhe 2-3 të tjerë po shkatërronin stendat prej druri të emulacionit socialist dhe po i hidhnin në zjarr. Unë ngrihem nga krevati dhe për 15 minuta ngrohem te zjarri. Më pas largohem nga zjarri dhe ngjitem tek shkallët e tarracës. Vjen Bedri Çoku dhe më pyet a je mirë me shendet, i them jam mirë se paskesh pas nevojë me u nxehur në zjarr. Më vendos dorën ne supe duke më thene se për këtë ngjarje do ta marrë vesh edhe babai jot në Amerikë.
  I them se do ta marrë vesh edhe babai im në Amerikë, por këto janë veprime ordinere, ndërsa ne jemi të dënuar politikë dhe kësaj revolte duhet t’i japim karakter politik. Po si, më thotë Bedriu..??
  Po ja ne duhet me patjetër të ngrejmë flamurin pa yll. Po ku ta marrim..e bëjmë vetë i them..i them shko të biblioteka na merr një beze të kuqe. Nëse nuk ka, do të prishim një jorgan të kuq që ma kishte sjellë nëna ato ditë. Në fakt Bedri Çoku e solli bezen e kuqe. I them të lajmërojë Mersin Vlashin për të skicuar shkabën dykrenare pasi nuk dilte boja për ta mbushur atë. Mersini ishte nga Lisi i Matit i dënuar dy herë dhe ka bërë 36 vjetë burg. Kemi ngjitur flamurin në një shkop me thumba që i ngulnim me takat e pandoflave. Pastaj në trekëndëshin e korridorit të tretë kemi vendosur flamurin, por shtiza ishte e shkurtër. Menjëherë Bedri Çoku ka bërë thirrje të brohorasim për flamurin. Aty janë dëgjuar urra-të nga të gjthë të burgosurit në shesh.

Policia e pa që në kamp u ngrit flamuri, ndërkohë aty kishin mbërritur Kasem Kaçi drejtor i Policisë së Republikës dhe Sulë Manoku, drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Ata dhanë urdhër që rojet e brendshme të dalin nga burgu. Kjo situatë vazhdoi gjithë natën. Të nesërmen kanë ardhur forcat ushtarake të Burrelit. Ata kanë ardhur me 27 makina, 26 të mbushura me ushtarë dhe një me lëndë kimike helmuese. Ditën e tretë vjen një grup policësh me mbi 100 veta duke kënduar” “Jemi boksierë dhe sampista”. Të gjithë të burgosurit janë lidhur me hekura dy e nga dy.
Shahin Skura, komisar i burgut ka lexuar listën e kurbanëve të kësaj revolte. Nga këto, 80 veta kemi marrë ridënime, ndërsa 4 janë ekzekutuar me gjyq të menjëhershëm. Situatën nën kontroll e kishte marrë vetë Feçor Shehu, në atë kohë Zv/ministër i Brendshëm. Ndonëse ishin planifikuar të vriteshin 3 persona me anë të një gjyqi special që u zhvillua atë natë, Hajri Pashaj bashkfshatar i Feçor Shehut, iu shtua listës së pushkatuarve ndonëse nuk kishte qenë prototip i protestës. Shkak për t’u futur në listën e të pushkatuarve ishte se Hajriu iu drejtua ashpër Feçor Shehut duke i thënë se një ditë do të përgjigjesh për këtë masakër. Megjthëse ky konfrontim përfundoi në favor të pushtetit, themelet e tij u tronditën jo pak. Më vonë do të shënoheshin revolta të tjera më të vogla por dhe shteti do të përgjigjej me pushkatime të tjera duke mbajtur gjallë klimën e terrorit.
Ende ka varre të pamarra nga familjarët.

Në kodrën përballë ndodhet një varr i pa hapur, anash tij varre të hapura nga familjarët, për të marrë eshtrat e për t’i kthyer në vendin nga u nisën të gjallë, por me pranga në duar.

Ndërsa te varrezat e Shpalit, jashtë rrethimit të varrezave ndodhen edhe tre varre të tjerë. Ndonëse për të gjallët dënimi për të gjallët dënimi ka marrë fund, 4 të vdekur varret e të cilëve dihen, ende nuk e kanë marrë “lajmin” se janë të lirë dhe përsëri vazhdojnë të vuajnë dënimin sit ë ishte viti 1985. Një ish-gardian burgu konfidencialisht sqaron se i vdekurri përballë burgut është një gjirokastrit dhe burime të sigurta thonë se ishte një i afërm i diktatorit Enver Hoxha. Por sa ishte gjallë kurrë nuk e pranoi se ishte i afërm i tij. Dhe nëse ndokush e pyeste se çfar e keni komandantin, ai përgjigjej prerë dhe ashpër: “asgjëkafshë”..asgjëkafshë…

Ndërsa tre të tjerë që gjenden në Shpal, mendohet të jenë nga Tropoja. Njëri është identifikuar nga familja me mbiemër Goca dhe pritet që varri i tij të merret dhe të çohet në Tropjë. Burimi sqaron se çdo të vdekuri në varr i futej një shishe e mbyllur hermetikisht, brenda sëcilës futej një letër ku me bojë “tush” i shkruhej emri dhe adresa. Në të gjthë varret e hapura pas 90-tës, është gjetur një shishe e tillë. Këta ishin të vdekur në mënyrë natyrale nga sëmundje, ndërsa 4 të pushkatuarit e revoltës Pal Zefi nga Shijaku, Skënder Daja nga Fieri, Dervish Bejko nga Devolli, Hajri Pashaj nga Mallakastra, ekzekutimi i tyre është bërë jashtë territorit të burgut, varret e atyre askush nuk i di deri më sot me gjithë insistimet e herëpashershme të familjarëve.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest