Hapet ekspozita me rreth 180 piktura të Pjetër Markut, Gaspër Nikollit e Xhimi Çupit.
Sheshi “Abat Doçi” Rrëshen i cili përcjell evenimete të shumta Kulturore e Artistike, këtë rradhë ka qenë dekoruar me një art të llojit të veçantë, përsa i përket rasteve të ngjashme të cilat zakonisht jemi mësuar ti shikojmë në salla të mbyllura. Këtë rradhë arti figurativ ka zbritur në shesh, kur mbi 180 piktura janë hapur për publikun për disa orë. Janë piktorët me përvojë të gjatë si Pjetër Marku dhe Gaspër Nikolli, por edhe më i riu i këtij zhanri në pikturë, Xhimi Çupi nga fshati Ndërfushaz i cili talentin e tij të lindur e ushqen me kurse të shumta në këtë fushë.
Pikërisht rreth orës 9.30 miq të autorëve, dashamirës të artit por edhe kalimtarë të rastit janë ndaluar para stendave të shumta. Në një ceremonial të shkurtër z. Aleksandër Ndoja si drejtues i këtij aktiviteti tha se SHKA Mirdita gjithmonë është në kërkim të risive, realizon aktivitete ndryshme larg tradicionalitetit, mbylljes në salla me fjalime që duken sikur flet me vehte dhe më pas shikimet përplasen në mure, ku varen stendat për të shijuar art brenda kafazit. Këtë rradhë është ndjekur një eksperience botërore pasi siç dihet në Paris në 4 km gjatësi në trotuare janë më qindra e mijëra piktura, po kështu ne San Peterburg, në mbi 7 km anës së rrugëve janë ekspozuar vetëm piktura, pra është një eksperience boterore.
Ndërsa piktori Gaspër Nikolli i cili është mësues në disa shkolla të Lezhës, por edhe drejtues i kurseve të pikturës dhe vizatimit pranë QKF Lezhë, falenderoi SHKA-Mirdita për ftesën për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, ndërkohë që ftoi të pranishmit të ndjekin ekspozitën.
Në këtë aktivitet u paraqitën edhe librat e autorëve Preng Cub Lleshi dhe Gjon Marku me një krijimtari tashmë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Një vend të veçantë pati edhe Revista “Mirdita” si dhe albumi me piktura të autorit Pjetër Marku. Për mbi pesë orë ekspozita është vizituar nga mësues e nxënës shkollave, autoritete vendore dhe qytetarë të shumtë.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

