Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Sheshi “Abat Doçi në Rrëshen si gjithmonë i zbukuruar me cicërima fëmijësh, në prag 1 qershor

Nga Pirusti News
1 461 Shikime
SHPERNDAJE

Sheshi “Abat Doçi” pasditen e sotme ka qenë i zbukuruar si kurrë më parë me fëmijë të moshës nga 3 deri në 6 vjeç. Janë fëmijët e Kopshtit Rrëshen, të cilët kanë krijuar një traditë të bukur ndër vite, teksa me kostumet e tyre nga më të bukura përgatitur me kujdes nga prindërit sipas orientimit të edukatoreve, nisen në mënyrë ceremoniale nga shtëpiza e tyre, në drejtim të sheshit “Abat Doçi”. Edhe këtë vit natyrisht të gjithë fëmijët me të mbërritur në shesh, janë pritur nga qindra qytetarë, prindër dhe kureshtarë. Sipas një skenari të parapërgatitur, fëmijët kanë vijuar me lojrat e tyre, mbështetur nga një trupë artistësh nga Tirana, të cilët hynin në rrjeshtat e fëmijëve duke shtuar entuziasmin, por edhe kureshtjen e tyre.

Fëmijët kanë realizuar programin e tyre në mënyrë të përpiktë, çka provon se edukatoret e tyre dhe stafi i Kopshtit në Rrëshen është mjaft i përkushtuar, dhe i trainuar në maksimum në sensin pedagogjik. Mbi një orë fëmijët kanë festuar të gëzuar në sheshin “abat Doçi” ndërsa prindërit dhe qyetarë të shumtë kanë adresuar falenderimin e tyre dhe vlerësimin maksimal për të gjithë safin edukator të këtij kopështi.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest