(Nëse keni vënë re në shume foto të humanistëve te huaj apo dhe shoqatat e vendit, vihet re gjendja mjerane e familjeve në nevoje ekstreme, teksa i nxjerrin ata me foto ne mënyrë perçudnuese, duke dhënë pamjen tjetër te rracës shqiptare, për fat të keq, thua se këtu jetojne “njerëz me bisht”, duke mos u treguar aspak humanë ne emër te humanitetit!
Thuhet se është një mënyrë për të sensiblizuar te huajt apo të tjerë për të mundësuar donacione. Pse, kjo është rruga, donacione përmes pamjeve me fytyra mjerane dhe të shformuara, thjeshte se fati u ka sjelle fatkeqësinë e të qenit i varfër dhe natyrisht dhe jo i pashëm ne bazret apo fizik!
Sepse, dihet edhe shkencerisht, varferia sjell edhe mjerim dhe çedim antropologjik. Por jo shpirtëror! E natyrisht familje te tilla ne nevoje ekstreme, qe ndihen te perjashtuar nga fati i tyre i keq, ngjet qe nga jo pak shoqata apo humaniste te “peshkohen” si assete per te bindur qytetare te vendeve te ndryshme si prove per mbushur thesin e donatimit! Po te shtyhemi ketu e 110 vite me pare ka nje qasje krejt tjeter nga nje humanist austriak. Ja, kete gje kurre nuk e ka bere famullitari austriak fabian barcata ne vitin 1900 ne mirdite apo kudo ka sherbyer. Nuk ka qofte dhe nje foto te tij me femije te malesive shqiptare apo te tjere ne gjendje mjeruese, edhe pse jane bere disa foto nga qendrimet e tij ne keto ane. Ai ka punuar ne heshtje dhe me nje humanizem te pashoq, pa dashur te luaje me pamjen mjeruese te nje femije apo te semuri ne malesi.
Barcata, mendoj se eshte nje shembull per kedo humanist ne ditet e sotme, i huaj apo i vendit, per nje qasje krejt ndryshe me familjet vulnerabele. Le të lexojmë kete shenim te tij ne nje prej familjeve ne zonen e rubikut ne shkurt te vitit 1906, e cila sillet permes ditarit pa as dhe nje foto, per te kuptuar shume me teper rreth ketyre rradheve)
Historia e trishtueshme e një familje
- Shkurt 1906
Natën ka rënë dëborë. Në mëngjes, pas meshës, pasi po pija kafenë e ngrohtë, m’u kujtuan papritmas, jetimët e vegjël të komshisë. Si thua do i kenë punët? A thua do të donin dhe ato ndonjë gjë të ngrohtë? Këto mendime s’më lanë të qetë dhe kështu eca nëpër pyll për tek kasollja e tyre, mbi dëborën e thellë të porsarënë. Një shenjë e keqe – nga oxhaku nuk dilte tym. U futa nga dera e ulët, hyra në kuzhine dhe para syve të mi u shfaq një panoramë prekëse dhe e trishtueshme. Tre të vëgjlit ishin ulur të kapur fort me njëri tjetrin, Zefi i vogël në mes, i ulur përtokë. Para tyre digjeshin thengjinjtë e fundit të drurëve të zjarrit dhe sipër tyre mbanin duart e tyre të mavijosura. “pse nuk keni ndezur zjarr përsëmbari?” I pyeta. “s’kemi më dru në shtepi,” tha vajza e madhe, “përjashta ka kaq shumë dëborë, saqë nuk guxoj të dal e të sjell dru nga pylli.” “a keni ngrënë ndonjë gjë?” Në vend të përgjigjës, zefi i vogël ia plasi të qarit. E kisha më se të qartë. “a keni miell në shtëpi?” Vajza tundi kokën pa folur. Hoqa mushamanë nga supet, e hodha mbi fëmijët dhe u largova duke u thënë: “vij menjëherë!”
Me hapa të shpejtë u ktheva në famulli dhe e urdhërova shërbetorin, të merrte sopatën, të priste një stivë dru dhe t’ua çonte fëmijëve në shtepi. Ndërsa unë mora çantën e shpinës dhe futa në të pa menduar më gjatë, bukë, djathë dhe tërë ushqimet e mbetura. Markun e urdhërova të mbushte një thes të vogël me miell, një tjetër me gështenja dhe te vinte pas meje. Mora në krah dhe disa drurë te prerë, që fëmijët të mos kishin nevojë të prisnin derisa të sillte drutë shërbetori im.
I shoqëruar nga marku, u nisa përsëri në drejtim të kasolles. U ndez zjarri dhe fëmijët e moren disi veten me ushqimin që kisha sjellur në çantë. “ku është bardhi? (vëllai i madh)” – pyeta, dhe përsëri m’u përgjigj vajza e madhe që ishte njëmbëdhjetë vjeçe. “ka një javë që është larguar.” Të kisha shkopin në dorë, do t’i jepja një mësim të mirë, qe s’do e harronte dhe aq lehte.
Historia e kësaj familje është shumë e trishtueshme. Para tre muajsh vdiq i ati, para katër muajsh, vdiq e ema në shtratin e fëmijës dhe kështu mbeti bardhi, vajza 11-vjeçare, të dy këto, fëmijë nga martesa e parë, pastaj dy më të vëgjlit, prenda, e cila s’ishte as shtatë vjeçe dhe zefi tre vjeçar. Të afërmit e gruas së parë ngulmonin në të drejtën e tyre, të merrnin vajzën dhe do e marrin, pasi ligji i vendit u a jep këtë të drejtë. E çfarë do të ndodhë me vëllezërit e motrat e tjerë, kur bardh vagabondi, endet nëpër botë dhe as që tregon interes për shtëpinë e tij….)
(ditari im shqiptar. Botuar nga shtepia botuese mirdita, N. Dedaj)

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

