Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ish-Sanatoriumi ose “Shefqet Ndroqi”, në këndvështrimin e një pacienti.

Nga Pirusti News
3 013 Shikime
SHPERNDAJE

“..Jam shumë më mirë tani thotë Ndrek Shpati, por kisha shumë dëshirë të mos vdes pa u bërë një falenderim të sinqertë për atë çfar pava aty, dhe çfar më ofruan mua si pacient…”

Ndodh shpesh që dëgjojmë apo shikojmë pamje jo fort të këndshme përsa i përket shërbimit në spitalet tona. Por jo gjithmonë apo kudo ngjet e njëjta situatë. Ndrek Shpati është një qytetar i vjetër i Rrëshenit dhe brezi më i hershëm e kujton si shofer të njërit prej autobuzëve të paktë të kohës, në Mirditë. Prej vitesh është në pension, por kohët e fundit ka kalur një situatë jo të mirë me shëndetin. Prej gjashtë muajsh siç thotë Ndreka “shtëpia” e tij më shumë ka qenë pranë spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ose siç njihet në historinë e hershme e të vonë, Sanatoriumi i Tiranës. Një spital me në traditë të gjatë në historinë shëndetësore të Shqipërisë,  por i lënë disi në hije nga opinioni, ndoshta për faktin se ky spital ndodhet disi i veçuar, në kodrat e Saukut, në rrugën për Elbasan.

Në fakt ky spital i njohur si Sanatoriumi ende konsiderohet se është për sëmundjet e mushkërive, ftohjet e rënda etj. Por e vërteta është më ndryshe. Prej vitesh aty ofrohen shërbime shëndetësore për të gjitha llojet e sëmundjeve, pra jo vetëm për problemet e mushkërive. Janë të shumtë pacientët me probleme kardiake, gastrointestinale, infektive apo ata që kanë nevojë për skaner dhe kirurgji të përgjithshme të cilët mund të marrin shërbim të specializuar nga mjekët e ish-sanatoriumit, apo të “Shefqet Ndroqit.

Kjo konfirmohet mësëmiri nga pacienti Ndrek Shpati, i cili ashtu disi i lodhur nga sëmundja e gjatë dhe mjekimi, më ndalon në rrugë dhe më thotë se dua të bëj një falenderim. Falenderim për mjekët e një spitali i cili gjatë qëndrimit tim jo të paktë në atë spital, bëri edhe mrekullinë. Jam shumë më mirë tani thotë Ndreka, por kisha shumë dëshirë të mos vdes pa u bërë një falenderim të sinqertë për atë çfar pava aty, dhe çfar më ofruan mua si pacient.

Ndreka me një të folur të ngadaltë e të kujdesshme mundohet të gjejë fjalët më të mira për Dr.Prof Hasan Hafizin, shefi i pavionit nr. 3, atë të mushkërive dhe të gjithë stafin e tij. Ndrekë Shpati thotë se ky spital padyshim ishte shembull nga pastërtia, shërbimi mjekësor por edhe ushqimi. Analizat dhe diagnostifikimi ishte i përditshëm dhe askush nuk të thotë kurrë të dalësh për të marrë ilaqe jashtë institucionit spitalor. Shërbimin cilësor këtu e prek që te urgjenca, pra sapo prek në këtë institucion spitalor. Çdo ditë të vjen infermiereja me karrocë të krevati dhe të pyet nëse je i mundur të ecësh për të shkuar te analiza, grafia, mjeku etj. Nëse je i pamundur të ndihmon për të zënë vend në karrocë dhe të çon pa asnjë shenjë përtese në ambientet e tjera, duke përdorur ashensorin.  Ndrek Shpati thotë se nuk gjej fjalë për të falenderuar edhe mjekun ndjekës së ecurisë së kurimit tim, dr. Arbën Tanko dhe të gjithë personelin, që nga sanitaret dhe çdo infermiere të cilët e bënë kohën e qëndrimin tim ndonëse të gjatë, një kohë e cila dha efektin në përmirësimin e gjëndjes shëndetësore, por edhe një kohë që do ta mbaj mend gjtë për një shërbim ekselent, përfundon pacienti Ndrek Spati.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest