Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Kontributi i mirditasve në kryengritjet e vitit 1909, në fokusin e shtypit kroat të kohës

Nga Pirusti News
2 884 Shikime
SHPERNDAJE

-Sipas gazetës “Narodni list”, nga Mirdita morën pjesë 380 kryengritës. Nga Fani 80 kryengritës, nga, Oroshi 90 kryengritës, nga Kurbneshi 87, nga Rresheni 60, nga Rubiku 10, nga Perlati 48 dhe nga Kaçinari 5 kryengritës. Në këtë tubim u vendos që kryengritja të vazhdoj dhe pas këtij vendimi kryengritësit i zunë pikat malore për t’i bërë pritë ushtrisë osmane e cila udhëhiqej nga Xhavit Beu dhe ishte e pajisur me topa dhe me një numër të madh madh ushtarësh. Ushtria osmane u mundua të futet por u prit nga Mirditorët dhe u thye-

Nga; Mr. Sc. Murat Ajvazi

Pas ardhjes në pushtet, xhonturqit shumë shpejtë i harruan premtimet që ua kishin dhënë popujve të nënshtruar. Shqiptarët duke parë politikën e xhonturqve, filluan të zhvillojnë një aktivitet të gjerë politik nga ana e komiteteve që gjendeshin pranë klubeve si në Manastir, Shkup, Gjakovë e në vende tjera. Ky aktivitet i këtyre klubeve bënte përpjekje për formimin e autonomisë shqiptare.

Xhonturqit kujdesin më të madh ia kushtuan përforcimit të pozitave të tyre, sigurimit të suksesit në fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe luftës kundër rritjes së luftës së lëvizjeve çlirimtare të popujve të shtypur. Fushata e zgjedhjeve te shqiptarët u zhvillua në atë atmosferë duke u shoqëruar me konflikte të cilat ndikuan që komiteti “Bashkim e përparim”, të pësojë një tronditje të rëndë.

Si pasojë e politikës antipopullore, masat popullore u larguan nga xhonturqit, dhe kombësitë e shtypura u armiqësuan me ta. Këtë gjendje të shkaktuar filluan ta shfrytëzojnë rrethet reaksionare feudale, dhe vetë sulltan Abdyl Hamiti, i cili me padurim priste rastin e volitshëm për ta likuiduar rendin kushtetues. Këto forca filluan të zhvillojnë propagandë të gjerë nëpër popuj dhe ushtri duke u përpjekur që t’i shfrytëzojnë për interesat e veta. Si pasojë e kësaj propagande më 31 prill të vitit 1909 ngritën krye repartet ushtarake të garnizonit të Stambollit kundër komunitetit “Bashkim përparim”, dhe e rrëzuan qeverinë.

Sipas “Hrvatska Pravo”, shkaqet kryesore të kryengritjes së këtij garnizoni, ishin se armiqtë e Hilmi Pashës dhe të ministrit ushtarak hapën lajme se të gjitha shkollat teologjike do të mbyllen, dhe se Hasan Fehmi Pasha kishte marrë qindra mija lira turke nga fondi ushtarak dhe ishte arratisur në botën e jashtme. Ky kundërrevolucion nuk pati jetë të gjatë për arsye se u shua nga ushtria e pjesës evropiane, e ndihmuar e ndihmuar nga popujt e shtypur dhe shqiptarët, sepse nuk dëshironin të kthehej absolutizmi i Sulltan Hamitit. Pas rivendosjes së rendit kushtetues, xhonturqit vazhduan politikën e mëparshme. Gjatë dimrit të vitit 1908 – 1909, sipas gazetës në fjalë, në Maqedoni dhe Shqipëri popullsia gjithkund bënte përgatitje për realizimin e autonomisë dhe luftës kundër xhonturqve. Pasi që kundërrevolucioni nuk gjeti përkrahje në Maqedoni dhe Shqipëri, i dha mundësi Mahmut Shefqet Pashës që nga fundi i prillit të hyjë pa vështirësi në Stamboll,  dhe ta rrëzoj Sulltan Abdylhamitin, dhe në vend të tij u vendos Mehmet Reshati V që rivendosi pushtetin xhonturk.

Në kohën e këtyre ngjarjeve të Stambollit, sipas “Hrvatska Pravo”, nëpër vendet e ndryshme lindën konfliktet mes shqiptarëve dhe xhonturqve, me ç’rast në Ohër u zhvilluan luftime të ashpra ku kryengritësit shqiptarë e detyruan ushtrinë turke që të largohej nga qyteti. Ndërsa në Pejë, të cilën gazeta e quante si vendi kryesor i kryengritjeve shqiptare, gjatë konflikteve me shqiptarët ushtria pësoi humbje të mëdha.

Kështu turqit e rinj duke has në rezistencë të madhe te shqiptarët, vendosën që me forcë t’i detyrojnë të nënshtrohen. Për këtë arsye ishte caktuar ekspedita ushtarake nën komandën e Xhavit Pashës i cili,  më 11 maj 1909, u nis me 5 batalione këmbësorë dhe katër bateri topash nga Shkupi, në Gjakovë e Pejë, me qëllim për ruajtjen e qetësisë. Por, sipas “Pozor”, shqiptarët nën udhëheqjen e Isa Boletinit, kishin organizuar kryengritje të përgjithshme  dhe së shpejti kryengritësit organizonin plane për t’i sulmuar Prishtinën, Prizrenin dhe Mitrovicën.

Xhavit Pasha posa arriti në Kosovë, filloi t’i mblidhte armët nga populli si dhe t’i mblidhte rekrutët e taksat që nuk i kishin paguar për një kohë të gjatë. Pos këtyre masave Xhavit Paasha filloi t’i fuste nëpër burgje njerëzit më të dalluar, ndërsa rrugës, për t’ua shtirë frikën shqiptarëve, dogji shumë fshatra shqiptare me artilerinë e tij.

Të rinjtë duke i ikur rekrutimit morën malet duke u bashkuar me kryengritësit. Sipas “Hrvatska pravo” gjenerali Xhavit Pasha së pari do ta sulmojë Pejën dhe Gjakovën, e pastaj Mitrovicën, por nuk do ta kishte lehtë.

Sipas gazetës në fjalë, sapo arriti Xhavit Pasha në Pejë e Gjakovë, filloi ndjekjen e kryengritësve, me ç’rast shqiptarët e këtyre viseve treguan heroizëm të madh, dhe gjatë, luftimeve ushtria e tij u mund nga kryengritësit. Në këto luftime ushtria turke humbi 14 oficerë dhe 350 ushtarë, në mesin e oficerëve të vrarë ishte edhe Qamil Beu njëri ndër udhëheqësit e njohur të Partisë Xhonturke. Pas kësaj humbjeje Xhavit Pasha kërkoi nga Manastiri që t’i dërgohen përforcime të mëdha, sepse si deklaronte  ai, në këto vise nën armë ka afro 14000 kryengritës të cilët nuk dëshirojnë t’i dorëzojnë armët deri sa nuk u epet autonomia e përgjithshme, dhe nuk bëhet lirimi i shqiptarëve të burgosur e të robëruar.

Ndërsa në rrethinat e Pejës dhe të Gjakovës zhvilloheshin luftime të mëdha, sipas “Hrvatska”, shqiptarët e rrethinës së Ferizajt u ngritën në kryengritje duke e thirrë edhe popullsinë serbe që t’u bashkëngjitet. Kundër tyre Xhavit Pasha dërgoi një batalion këmbësorësh, dy bateri topash dhe një batalion kalorësish, ndërsa kryengritësit kishin zënë pozitat e tyre në vendin (kodrën e quajtur Kuka), duke pritur ushtrinë turke.

Pas arritjes së përforcimeve të mëdha, Xhavit Pasha, sipas “Hrvatsko prava”, arriti që në Shqipëri të vendosë rendin duke vrarë dhe plagosur shumë në saje të numrit të madh të ushtarëve, duke u kthyer në Mitrovicë me 18 divizione, ndërsa në Pejë, përpos ushtrisë së atjeshme vendosi dy batalione me dy bateri topash.

Popullsia e Rugovës, e cila gjendet në mes të Pejës e Beranës, po zhvillon luftime të përgjakshme me batalionet turke të udhëhequra nga komandanti Haki Beu dhe Xhafer Beu, të cilët arritën t’i rethojnë. Kryengritësit zhvilluan luftë të paparë, dhe në këto luftime u vranë nga të dy palët me dhjetëra ushtarë.

Edhe në rrethinën e Nerodimes numri i kryengritësve gjithnjë po rritet, edhe pse kundër tyre nga Selaniku u dërgua ushtri e madhe, dhe se Xhavit pasha duke tentuar që ta shuaj kryengritjen, po tenton edhe t’i zërë udhëheqësit e saj si Isa Boletinin i cili ende nuk është zënë. Gati në gjithë Shqipërinë vërehet lëvizja e armatosur për autonominë e Shqipërisë.

Xhavit Pasha kishte 18 divizione, ndërsa në Pejë përpos ushtrisë së atjeshme vendosi dy batalione dhe dy bateri topash. Për luftimet e zhvilluara në Shqipërinë veriore “Obzor” shkruante:

Ushtria e rregullt e Xhavit Pashës i sulmoi kryengritësit  shqiptarë me mitraloza e topa duke i vrarë dhe plagosur shumë. Popullsia e Rugovës e cila gjendet në mes të Pejës dhe Beranës, po zhvillon luftime të përgjakshme me batalionet turke të udhëhequra nga komandantët Haki Beu dhe Xhafer Beu. Kryengritësit zhvilluan luftë të pa parë dhe në këto luftime u vranë  nga të dy palët me dhjeta ushtarë. Edhe në rrethinën e Nerodimës numri i kryengritësve gjithnjë po rritet edhe pse kundër tyre nga Selaniku u dërgua ushtri e madhe, dhe se Xhavit Pasha duke tentuar ta shuaj kryengritjen, po tenton  edhe t’i zërë udhëheqësit e saj si Isa Boletinin, i cili ende nuk është zënë. Gati në gjithë Shqipërinë vërehet lëvizje e armatosur për autonominë e Shqipërisë.

Këta kryengritës llogarisin për territore të tyre edhe pjesë të mëdha të Serbisë së vjetër (V. i Kosovës M. A. ), dhe me këtë kryengritje i sollën  në krizë interesat nacionale serbe për të cilat qeveria u detyrua të mbajë mbledhje të ministrisë së brendshme, dhe aty u diskutua për kryengritjen”.

Gjatë kohës kur ushtria e Xhavit Pashës digjte e piqte nëpër Kosovë, burgoste edhe internonte shqiptarët e shquar, sipas “Hrvatskës”, shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe të Shqipërisë Veriore zhvillonin luftime të ashpra kundër ushtrisë së Sulltanit.

Në mes të shqiptarëve që shërbenin në detyrat e shtetërore filloi aksioni i fortë për autonominë e Shqipërisë, duke formuar organizata të forta shqiptare të cilat filluan të zhvillojnë propagandë të madhe, me ç’rast kjo propagandë u kishte rënë në sy organeve shtetërore turke. Për këtë arsye në fund të gushtit të vitit 1909 arritën t’i arrestojnë 14 oficerë shqiptarë, 8 nga Manastiri, 6 nga Gjevgjelia te të cilët u gjetën letrat gjatë kontrollimit nga të cilat u vërejt se ishin anëtarë të organizatave të cilat punojnë për autonominë e Shqipërisë. Te ta u gjetën edhe proklamatat në të cilat thirreshin të gjithë shqiptarët që t’i rrokun armët në dorë për kërkimin e autonomisë së Shqipërisë.

Pas këtyre sipas “Hrvatska” në Prizren qeveria duke u frikësuar nga ideja  autonomiste, vendosi 10 batalione këmbësorish e disa bateri topash për mbrojtjen e qytetit nga Shqiptarët, të cilët nga Luma i ishin afruar qytetit në fshatin Zhur. Organet shtetërore dërguan disa njerëz te ta për të kërkuar që kryengritësit të shpërndahen nëpër shtëpia, me qëllim  që mos ta Presin Xhavit Pashën i cili së shpejti do të arrinte në Prizren.

Gjatë rrugës për në Prizren, në fshatin Bllacë, Xhavit Pasha kërkoi nga shqiptarët që ti dorëzojnë armët. Shqiptarët e tubuar në Qafë të Dulës, kishin sulmuar ushtrinë osmane duke vrarë një ushtarë dhe plagosur një oficer i cili pas një kohe vdiq. Për këtë arsye, Xhavit Pasha për t’u hakmarrë ndaj fshatarëve shkatërroi me artilerinë e vet 40 shtëpi të fshatit Bllacë.

Sipas kësaj gazete, Xhavit Pasha pastaj arriti në fshatin Bic duke i shkatërruar 4 kulla, ndërsa shqiptarët nga Luma të nesërmen e sulmuan një llogore osman, me ç’rast u zhvilluan luftime të rrepta që zgjatën gjashtë orë, dhe se pjesa më e madhe e fshatit u dogj, ndërsa turqit humbën 4 ushtarë të vrarë, tre oficerë e 11 ushtarë të plagosur. Shqiptarët lanë në betejë 30 kryengritës. Pas kësaj Xhavit Pasha kërkoi nga qeveria që t’i dërgoj ndihmë reparte ushtarake dhe municion ushtarak.

Pa përfunduar ekspedita në Kosovë, sipas gazetës “Sllobona rjeç”, shqiptarët e Malësisë së Dibrës u ngritën në kryengritje dhe organizuan një tubim në të cilin morën pjesë 2000 vetë nga Malësia e Dibrës së poshtme, Mati dhe Mirdita.

Sipas gazetës “Narodni list”, nga Mirdita morën pjesë 380 kryengritës. Nga Fani 80 kryengritës, nga, Oroshi 90 kryengritës, nga Kurbneshi 87, nga Rresheni 60, nga Rubiku 10, nga Perlati 48 dhe nga Kaçinari 5 kryengritës. Në këtë tubim u vendos që kryengritja të vazhdoj dhe pas këtij vendimi kryengritësit i zunë pikat malore për t’i bërë pritë ushtrisë osmane e cila udhëhiqej nga Xhavit Beu dhe ishte e pajisur me topa dhe me një numër të madh madh ushtarësh. Ushtria osmane u mundua të futet por u prit nga Mirditorët dhe u thye.

Dibra e Poshtme në saje të trimave të Mirditës panë se si turqit filluan të tërhiqen. Kjo na jep të kuptojmë që mirditorët dhanë një kontribut të madh në kryengritjet e atij viti.

B U R I M E T  

Fondi i gazetave kroate “ Hrvatska” 1909; “Hrvatsko pravo” 1909; “Hrvatska slloboda” 1909; “Hrvatski pokret” 1909;  “Hrvatski dnevik” 1909; “Dom i svjet” 1909; “Dnevni list” 1909; “Cervena hrvatska” 1909; “Novosti” 1909;  “Narodne novine” 1909; “Obzor” 1909; “Narodni list” 1909; “Pozor politiçki dnevnik”1909; “Sllobodna rijeq” 1909.

Literatura e konsultuar

A p t i e v S. J:” Das Deutche Reich und die Mazedonische frage 1908 – 1912, München, 1985.

A j v a z i M u r a t: Shtypi kroat ndaj çështjes shqiptare 1881 – 1912, punim magjistrature, Prishtinë 1987.

A j v a z i M u r a t: Çështja shqiptare në shtypin kroat (1881 -1912), Prishtina Press, Prishtine, 2012

A p t i e v S. J:” Das Deutche Reich und die Mazedonische frage 1908 – 1912, München, 1985.

C a n a, Z e k i r j a: Reaksioni xhonturk kundër shkollës dhe shkrimit shqip në pragun e kryengritjes së Kosovës më 1910,  Gjurmime albanologjike, Nr. 1, Prishtinë, 1969;

Social demokracia serbe dhe çështja shqiptare 1903 – 1914, Prishtinë, 1986;

C a n a, Z e k i r j a: Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1908 – 1912, Prishtinë, 1979;

E r n s t  N o l t e : Geschichte Europas , 1848 – 1912, München, 2002;

E d g a r  H o s c h: Geschichte der Balkan – Lä nder, München, 2007;

F r a sh ë r D e m a j: Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875 – 1913, Prishtinë 2011

Istorija diplomacije u redaksiji Potemnika, Beograd, 1949;

I s l a m  D o b r a: Angazhimi diplomatik i shteteve ballkanike dhe evropiane rreth çështjes shqiptare 1908 – 1912, Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike, 18- 1988, Prishtinë, 1989.

J a n i q i j e  P o p o v i q: Zhivot srba na Kosovu 1812 – 1912, Vranje, 2007.

K a l e sh i, H a s a n: Një burim turk mbi kryengritjet shqiptare më 1909 – 1912, Gjurmime albanologjike –seria e shkencave historike Nr. 1, Prishtinë 1972;

M e h m e t  H a c I s a l i h o ğ l u “Die Jungtürken und die Mazedonische Frage (1890 – 1918), Munchen, 2003.

M i t r o v i q, A n d r e j: Prodor na Ballkan i Serbija 1908 – 1918, Beograd, 1981;

P e t e r  B a r t l: Die Albanischen muslime zur zeit der nacionalen unabhangigkeits beëegung, 1878 – 1912, Weisbaden, 1968.

R a h i m i, Sh u k r i: Gjurmime historike të Rilindjes Kombëtare Prishtinë, 1986;

R a h i m i, Sh u k r i: kryengritjet shqiptare në Kosovë më 1909 – 1912, “Kosova” Prishtinë, 1972;

S i ll a j xh i q, H a j r i z: Albanski nacionalni pokret u Bosanskoj Hercegovackoj shtampi 1900 – 1912, punim i magjistraturës në dorëshkrim mbrojtur në Prishtinë, 1977;

V ll a d i m i r  Sh u l e k: Diplomatska historije centrallni sila, 1882 – 1915 prvi vezak, Zagreb, 1938.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest