Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ansambli i Shtetit ne RUBIK, shënohet hapja e sezonit të ri për turizmin malor në gjithë zonat e Mirditës

Nga Pirusti News
2 126 Shikime
SHPERNDAJE

“..14 Gusht 1905… Jam ulur para famullisë me ditarin tim në dorë dhe po mundohem të përshkruaj ngjarjet e fundit. Por disi nuk më vjen. Pas ditëve të nxehta të verës ka ardhur një mbrëmje e mrekullueshme. Një erë e këndshme lëviz majat e pemëve, gjinkallat gumëzhijne nga të gjitha anët, ndërsa zogjtë thonë lutjen e tyre të mbrëmjes. Por ajo çfarë më tërheq më shumë vëmendjen time është një lutje tjetër e mbrëmjes, e cila këndohet nga disa zogj të tjerë. Ato janë fëmijët e vegjël, vajza dhe djem të cilët kthehen me dhentë e tyre nga kullotat në male. Dhe këndojnë! Janë zërat e tyre të vegjël që përhapen në të gjithë hapësirën. Sa bukur kumbojnë!..”

Jane shënime te famullitarit tirolez Baracata nje dite gushti te vitit 1905, shënimet te asaj dite ulur në shkrepin e Rubikut, aty ku edhe sot gjëndet Kisha e të Shëlbuemit.

Pikërisht 113 vite më parë, prifti austrik Fabian Barcata i cili ka lënë një perlë kujtimesh nga Rubiku përmes “Ditari im shqiptar”, që e përshkruan me nota mirësie sjelljen e rinisë rubikase, të cilët me këngë në gojë afronin bagëtitë e tyre në drejtim të fshatit. Ndërsa sot pas 113 vitesh, një prift tjetër por italian u bën thirrje fëmijëve rubikas, të vijnë për të ndjekur kurset e shumta që ofron shkolla “Shën Jozefi Punëtor”.

Në përshëndetjen e tij në sallën kulturore “Abat Doçi” po në Rubik, shumë pranë Famullisë së Barcatës, pasi kushtet atmosferike nuk lejuan që koncerti të zhvillohej në ato troje historike, Padër Mikele drejtues i shkollës “Shën Jozefi Punëtor në Rrëshen, tha se kam vetëm dy fjalë që dua t’ju përcjell. Ka disa muaj që kemi filluar disa kurse tremujorëshe për hotelieri-turizëm, ku kanë marrë pjesë shumë të rinj dhe kështu po vazhdojmë me të tjerë. Shumë prej tyre kanë filluar punë. Kështu për në shtator ne do të fillojmë kursin e tretë, pasi turizmi është diçka që mund të rritet, është diçka shumë e veçantë, ka përfunduar ftesën e tij për ndjekjen e kurseve pranë “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen.

Koncerti.

Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve i drejtuar nga Gerti Druga vjen në Rubik me një buçetë këngësh dhe vallesh nga më të mirat e repertorit very-jug. Interesimi i banorëve ka qenë tejet i madh, teksa salla e kulturës “Abat Doçi” ka qenë e tejmbushur. Aktiviteti shënohet në çeljen e sezonit të ri per turizmin malor ne gjithe zonat e Mirdites, organizuar nga Bashkia Mirditë.

Në emër të bashkisë Mirditë u ka uruar mirëseardhjen artistëve kombëtarë, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Mirditë, z. Nikollë Gjikolaj. Ndër të tjerash z. Gjikolaj pasi ka falenderuar artistët për ardhjen e tyre në qytetin e Rubikut, ka folur edhe për rëndësinë që i kushton Bashkia zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor.

Ndërsa solisti unik dhe pjesetar i kompleksit te Ansamblit, Gramoz Burba, në përshendetjen e tij tha se vijmë me shumë kënaqësi në Mirditë, pasi ajo është palca e kombit shqiptar. Nuk jam lab, por jam gjirokastrit me origjinë por do të shkonte si kurorë shumë e bukur pikërisht tradita kulturore që ka kjo zonë.

Koncerti festiv ka vijuar nën moderimin e z. Gjergj Marku drejtues i Pallatit të Kulturës Mirditë, ndërkohë që në disa raste brenda repertorit të ansamblit janë nderthurur numra artistikë me valltarë rubikas, të përgatitur nga koreografët  Fran Gjergji e Liza Ndreca.

Emocione sollën dhe pasazhet e sjella ne ndertimin e skenarit, qe kane te bejne me krijimtarine “konkuruese” ne mes vargjeve te poemes se kenges folklorike qe sillnin dishepjut e kesaj kenge, nga Jugu Lefter Cipa dhe nga Veriu, Gjok Beci, dy miq te medhenj mes njeri tjetrit, qe i dhane tonin kenges burimore shqiptare.

Po ashtu dhe fakti qe koncerti u mbyll me vallen festive te grupit te Ansamblit Mirdita, si nje homazh ndaj Kercimtarit te Shqipeve, Rexhep Celiku, i cili prej 15 viteve nuk i ka munguar skenes se Mirdites, ndersa sot ne memorien shqiptare vazhdon te “vallezoje” me shqipet lart ne qiell!…

Qytetarët e Rubikut janë shprehur me mjaft vlerësime për faktin që një ansambël elitar me traditë të gjatë në kulturën e një kombi, kanë vizituar dhe përshëndetur qytetin e tyre me një buqetë këngësh, ndërkohë që në këtë ditë edhe ekipi i futbollit të këtij qyteti ka shënuar një fitore të rëndësishme në Tiranë, çka siguron kalimin në kategorinë më superiore.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest