Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Ansambli “Mirdita” Mjeshtër i Madh, në udhët e historisë përmes disa pamjeve filmike, të rreth 40 viteve më parë

Nga Pirusti News
3 060 Shikime
SHPERNDAJE

Ansambli “Mirdita” Mjeshtër i Madh me një rivitalizim mjaft të spikatur vitet e fundit, ka një histori të gjatë që vjen prej dekadash. E ndërsa vijon të ketë ngjitje të përhershme dhe suksese të njëpasnjëshme, çka tashmë është e njohur falë edhe mundësisë që ofrojnë zhvillimet e reja në fushën e publicitetit si nga interneti dhe televizione të shumta, një video nga arkiva e televizionit shqiptar, përmes kameras së Xhelal Markut përcjell jo pak nga aktivitetet e paraviteve 90-të. Janë këngëtarë si Fran Vorfi, Kol Zefi, Dod Prendi, Anton Gjoka, Fran Preçi, Luljeta Përbasha, Ndue Përkola etj, etj, që janë përfshirë në këto pamje e vijnë nga rreth 35-40 vite më parë.

Natyrisht ne këto pamje spikat aty edhe Gjok Beci, një pendë e artë e Ansamblit “Mirdita” ndër vite, por edhe drejtues i qendrave kulturore si në Rubik etj.

Janë të shumtë talentët mirditore kontribuan ne kete Ansambël. Duhet theksuar se ngjitja në piedestal e muzikës mirditore ka dhe kontributin e padiskutueshëm të kompozitorit të madh DORIAN NINI. Ai rrebeloi e kompozoi mrekulli (megjithëse ishte në ato kushte që dihen) dhe bëri të mundur që emri i Mirditës në muzikën popullore të ngjitej lart, e të kishte veçanti nga shumë të tjerë. Meritë e tij ishte dhe në çmimin e parë në Gjirokastër. Puna gjigande e tij me grupin e burrave bëri evidentimin e ketij grupi dhe të tē gjithë ansamblit MIRDITA.

Janë mjeshtra të kostumografisë së këtij ansambli si Lin Loci, Zef Tusha, por dhe Mark Përshqefa mjeshtër i çiftelive, me të cilat ansambli paraqitej në çdo eveniment kombëtar e më vonë ndërkombëtarë. Janë disa minuta filmime nga puna që bëhej për prodhimin e këtyre vlerave, pa të cilat ansambli nuk mund të kishte ecuri të suksesshme.

Lin Loci përcillte një kostumografi mirditore, të gjurmuar dhe me 36 variante dhe nënvariantet e saj që nga veshjet Ilire, veshjet e barinjve, e pa përsëritshme në të gjithë hapësirën etnografike shqiptare. Pjesë e pamjeve filmike janë edhe grupi i instrumentistëve Tom Lleshi, Pashk Filopati, Gjin Dona, Kujtim Vladi etj, por edhe drejtori i kulturës së asaj kohe i Pallatit të Kulturës z. Bardhok Sulejmani.

a. ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest