Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Takim i përzemërt e mbresëlënës i ipeshkvit të Rrëshenit Imzot Gjergj Metës me Papën Françesku.

Nga Pirusti News
1 556 Shikime
SHPERNDAJE

Marrë nga: R. SH. – Vatikan

Imzot Gjergj Meta pati një takim të përzemërt me Papën Françesku në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur sot paradite në Vatikan. Sekretari i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë e ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta mori pjesë në audiencën e përgjithshme të Atit Shenjtë Bergolgio, mbajtur paradite në Vatikan.

Pas katekizmit kushtuar ‘ Dhjetë Urdhërimeve të Zotit’, ipeshkvi shqiptar, imzot Gjergj Meta u takua me Papën Françesku, të cilin e informoi mbi misionin e Kishës dioqezane të Rrëshenit e atë të Kishës katolike në Shqipëri, në shërbim të popullit të Zotit e të shoqërisë. Qe një takim i përzemërt atëror e mbresëlënës ai i ipeshkvit të Rrëshenit me Papën Françesku, siç pohon imzot Gjergj Meta në mikrofonin e dom David Gjugjës.

Pjesë nga intervista në Radio-Vatikani, me Davis Gjugja.

Në takimin e sotëm me Papa Bergolgio ishte i pranishëm edhe Sekretari i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë e ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, të cilit poi  kërkojmë përjetimin e kësaj audience dhe takimin e tij personal që pati me Papën.

Imzot Meta: Gjëndesha në këtë audiencë për arsye sepse këto ditë po marr pjesë në takimin e zyrtarëve të shtypit të Konferencë Ipeshkvore të Europianë, të zëdhënsve të shtypit dhe na u rakordua mundësia për të marrë pjesë në audiencën e Papës. Në fakt ishte një audiencë e bukur dhe fjalët e Papës ishin të veçanta edhe sot, ashtu sikur është gjithmonë. Ai në fakt është shumë konkret në fjalët që thotë. Sot Papa foli për dhjetë urdhërimet, por në mënyrë të veçantë duke prekur në përgjithësi, por në vecanti preku raportin që vjen nga obligimet, nga rregulli, nga ligji, që vjen nga shërbimi i Zotit. Duke thënë se njeriu përpara se të jetë i ftuar për të zbatuar disa ligje, disa rregulla morale, është i ftuar të shijojë frutet e shërbimit përpara malit Sinajt. Zoti ka dhënë dhjetë urdhërimet. Është Deti i Kuq nga i cili Zoti ka shpëtuar popullin e tij. Pra është obligimi moral që i paraprin gjithmonë shërbimi i Zotit.

Pas audiencës patët rastin ta takonit Papën të veçantë?

Po ishte një moment i veçantë sepse sa u afrova më pa dhe u krijua një empati ndërmejet meje dhe Tij. Ai ishte ishte mjaft i informuar për realitetin, për Dioqezën. I dinte mirë vështirësitë, problemet që po kalojmë dhe më siguroi se do të jetë afër meje, se do të jetë afër Dioqezës.

…dhe kjo tregon tiparin e veçantë që karakterizon Papën Vergolio

Meta: Po, vemendja e tij është, është i kujdeshshëm ndaj çdo lajmi që vjen nga periferitë. Ishte i njohur me thirrjen që unë kam bërë para pak kohësh, një thirrje që ka pas jehonë, sepse është shpërndarë nga agjensi të ndryshme të shtypit. Unë kam ftuar misionarë që të vijnë në Dioqezën e Rrëshenit, dhe Papës nuk i kishte kaluar pa e ape edhe duke shpresuar që kjo thirrje të ape frutet e veta, kurdo që ti ape.

Si u ndatë nga Papa?

Meta: Me përshtypjet më të mira, sigurisht. Ai është gjithmonë një Atë i mirë, por rastet që kam patur të takohem me të, kanë qenë gjithmonë mundësi për të parë fytyrën e një Ati që gëzohet por edhe shqetësohet, bashkë me barinjtë dhe unë ndjeva atë empatinë e Tij, ndaj meje, ndaj Dioqezës, ndaj situatave që kemi, sidomos nga mungesa e misionarëve, mungesa e Klerit në Dioqezat

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest