Një takim i zgjeruar ku pjesmarrës ishin edhe pronari i “Lena Graphic” në Prishtinë z. Hajdar Fejzullahu dhe shkrimtari e poeti z. Dan Ibrahimi, si dhe Lan Qyqalla, anetar i Keshillit botues te Revistes “Mirdita” veprimtar dhe drejtues i Lidhjes se Bashkuar te Shkrimtareve te Kosoves.
Dita e djeshme ka qenë e veçantë për Shoqërinë Kulturore Artistike “Mirdita”, pasi në kuadër të shtrirjes së njohjeve dhe bashkëpunimit me shoqata të tjera simotra brenda dhe jashtë hapësirës mbarëkombëtare, ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në këtë drejtim. Pikërisht në orët e para të ditës, me ftesë të kryesisë së SHKA “Mirdita”, mbërritën në Rrëshen kryetari i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, gazetari dhe veprimtari i mirnjohur z. Gani Bytyqi, i shoqëruar nga anëtari i kësaj kryesie, z. Murat Ajvazi.
Të pranishëm në përbërje të këtij delegacioni ishim dhe botuesi dhe pronari i “Lena Graphic” në Prishtinë z. Hajdar Fejzullahu dhe shkrimtari e poeti nga Prishtina, z. Dan Ibrahimi, si dhe Lan Qyqalla anetar i Keshillit botues te Revistes “Mirdita”, shkrimtar e poet me aktivitet te spikatur ne Kosove.
Në qytetin e Rrëshenit ata u pritën nga drejtuesit më ë lartë të SHKA “Mirdita” z. Pjetër Marku kryetar i kësaj shoqate, dhe z. Aleksandër Ndoja, sekretar i SHKA “Mirdita” dhe kryeredaktor i revistës “Mirdita”. Në takimin informues drejtuesit e SHKSH në Zvicër z. Gani Bytyqi dhe z. Murat Ajvazi i njohën drejtuesit e SHKA “Mirdita” me punën që bën shoqata e tyre për njohjen dhe rritjen e artit dhe kulturës shqiptare, në Diasporë. Ata kanë bërë një përshkrim të detajuar të aktiviteteve të kësaj shoqate dhe arritjet në këtë drejtim. Gjithashtu drejtuesit e SHKSHZ folën për një program të qartë për kohët në vijim, ku theksi u përqëndrua mbi mundësitë që ka kjo shoqatë për realizimin e misionit të saj, mision i cili është i domosdoshëm për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës në mërgatë kudo në Europë dhe më gjerë.
Murat Ajvazi tha se kjo shoqatë ka një traditë të hershme mjaft të vyer, dhe padyshim e ardhmja do të njohë impulse të reja për faktin se drejtimin e saj e ka marrë një shkrimtar e gazetar i hershëm, me përvojë të gjatë në në luftë për mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare.
Nga ana e tyre Pjetër Marku dhe Aleksandër Ndoja e kanë falenderuar përzemërsisht delegacionin e përbashkët nga Zvicra dhe Prishtina, se gjetën kohë për të ndarë disa orë me ta në qytetin e Rrëshenit, në Mirditë. Ata e kanë uruar z. Gani Bytyqi për marrjen e detyrës së re si drejtues deri në zgjedhje të SHKSHZ dhe i kanë uruar atyre suksese në aktivitetet e vazhdim. Më tej në një drekë pune në ambientet e resortit “Vila LIVIO”, biseda është zhvilluar rreth artit dhe kulturës si në Diasporë ashtu edhe në trojet amtare. z. Pjetër Marku i cili është edhe piktor në profesion i ka dhuruar z. Gani Bytyqi një album fotografik me punimet më të zgjedhura në pikture, si dhe disa nga ekzemplarë vijues të revistës “Mirdita”. Z. Gani Bytyqi përveç të tjerave i apasionuar edhe në fushën e piktures, ka vlerësuar me nota maksimale pikturën e Pjetër Markut, stilin e tij të krijimtarisë në këtë fushë. Më tej është diskuatuar mbi fushat ku mund të bashkëpunojnë të dy shoqatat, në përmbushje sa më dinjitoz të misionit fisnik të përbashkët.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

