Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Prizren/Gjimnazi “Loyola-Gymnasium”, bilanci i një viti, sukses të plotë.

Nga Pirusti News
1 637 Shikime
SHPERNDAJE

“…jo çfar është evidente në lidhje me gjimnazin “Loyola-Gymnasium” është se shumë nxnënës nga Mirdita kanë shprehur interesimin në rritje, për ta frekuentuar këtë institucion gjerman të dijes. Këtë vit janë njoftuar disa rregjistrime nxënësish mirditas të cilët do të ndjekin mësimet në gjimnazin “Loyola-Gymnasium” në Prizren…”

Data 29 qershor ka qenë dita kur gjimnazi “Loyola-Gymnasium” ka bërë bilancin e suksesit të një viti të plotë mësimor. Ajo çfar është më e vlerësueshme në ecurinë e këtij institucioni të dijes, lidhet me faktin se kalueshmëria ka qenë në masën 100%. Pra asnjë nga nxënësit e kësaj shkolle nuk është i detyruar të ritestohet në vjeshtë, apo të përsërisë vitin. Kjo arritje erdhi jo vetëm për faktin se vetë nxënësit janë të interesuar që të mos humbin asnjë vit shkollor, por mbi të gjitha faktori kryesor është angazhimi serioz i stafit mësimdhënës, por edhe metodika dhe mundësitë që ofron kjo shkollë.

Në ceremoninë zyrtare me këtë rast,  drejtori i përgjithshëm i “Loyola-Gymnasium”, dr. Axel Bodefeld, pasi ka falenderuar nxënësit dhe stafin për rezultatet e arritura, tha se ky vit ishte mjaft i suksesshëm për këtë shkollë, duke veçuar faktin e kalueshmërisë në masën 100 përqint në testin e maturës. Gjithashtu dr. Axel Bodefeld evidentoi suksesin e arritur edhe në testin e arritshmërisë dhe projekteve të shumta, të realizuara përgjatë gjithë vitit mësimor.

Gjatë kësaj ceremonie janë ndarë diplomat e ECD-së, për nxënësit të cilët kanë mbaruar me sukses këtë kurs  i cili financohet nga “Loyola-Gymnasium”. Gjithashtu janë vlerësuar me mirënjohje nxënësit e dalluar  të organizuara në kuadër të projekteve “Loyola-Tranzit”, një projekt që synon të integrojë komunitetin RAE, përmes aktiviteteve në fushën e edukimit dhe kulturës. Ceremonia e mbylljes së vitit shkollor u shoqërua edhe më një koncert festiv me interpretime muzikore dhe koregrafike të realizuara nga vetë nxënësit e kësaj shkolle. Ajo çfar është evidente në lidhje me gjimnazin “Loyola-Gymnasium” është se shumë nxnënës nga Mirdita kanë shprehur interesimin në rritje, për ta frekuentuar këtë institucion gjerman të dijes. Këtë vit janë njoftuar disa rregjistrime nxënësish mirditas të cilët do të ndjekin mësimet në gjimnazin “Loyola-Gymnasium” në Prizren.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest