Sapo doli nga shtypi numri i rradhës i Revistës Kulturore Artistike “Mirdita”. Si në të gjithë numrat në rradhë, edhe numri 19 përmbledh shkrime kulturore dhe historike, poezi, art figurativ, portrete e reportazhe, etj me autorë nga e gjithë hapësira mbarëkombëtare.
Ntyrshëm publikimet shumta nisin me rubrikën “editorial” shkruar nga publicisti dhe gazetari i mirënjohur Frrok Çupi. Frrok Çupi e nis editorialin e tij me titull: “Revista ka një Mirditë”. Në vijim autori sqaron se në titull nuk ka ndonjë gabim, pasi në mënyrën më të zakonshme shkruhet “Mirdita ka një Revistë”, siç jemi mësuar në korrektësinë e “lodhshme”. Duke sqaruar më tej Frrok Çupi thotë se “Revista jonë e shquar ka një fat të jashtëzakonshëm, se ka një “Mirditë” me pasuri pa fund”.
Përtej editorialit, vijohet me rubrikën “studime” që nis me temën e prof.dr Pal Nikolli me “Veçoritë fiziko-gjeografike” të luginës së Fanit dhe problematika mjedisore”. Rovena Vata në një shkrim të sajin në rradhë, pyet nëse ka lidhje mes kanunit të Lekë Dukagjinit dhe disa fenomene sociale të sotme.
Ndërsa Bardhosh Gaçe vjen me shkrimin “Antologji e mendimit të sotëm për “Mirditën”, një thesar që duhet zbuluar”. Si çdo herë spikat studiusi Murat Ajvazi me shkrimin historik dhe faktmbledhës me titull: “Kryengritjet e armatosura të vitit 1909 dhe pjesmarrja e mirditorëve, sipas shtypit kroat”.
Rubrika pasuese vjen me poezi nga poetë të mirënjohur dhe bashkëpunëtorë të revistës “Mirdita” si Dan Kosumi me “Grahmë Arbërie”, Eltona Lakuriqi me tre të tilla si: “Një ditë, Lutje, Si jeton me aq shumë shpirt”. Ndërsa poetja nga Kosova Beki Behie sjell tre poezi të titulluar: “O tradhëtar, Dua, dhe Shfletoj”. Bilat Maliqi vjen me “Ma zgjo shpresën”. Vera Istrefaj vjen më dy poezi të titulluara “Pikëlon dhimbja mbi vesë dhe Veshur me vjeshtë kjo dhimbje”. Dy poezia vijnë dhe nga poetja tashmë e konsoliduar në rrjedhën e poezisë, Qëndresa Sadrijaj nga Peja. Sadrijaj i përcjell dashamirësve të poezisë dy krijimet e saj “Thirri mendjes dhe Lumi i bardhë”. Llesh Murrani vjen me poezi “Miku im” ndërsa Miranda Kadriu me “Pa titull”.
Një “Ese” mjaft pikante vjen nga Fatmir Sulejmani (Fanda) nga Tetova i cili e titullon: “Vatra-Foleja e Pavarësisë së Shqipërisë”. Po ashtu “Një ligjërim ndryshe për Atdheun” është shkrimi e publikuar nga Brahim Avdyli.
“Krenari e librit” është tregimi që përcillet nga Enkelejda Myrtaj, ndërsa e mbyll këtë rubrikë Raif Gashi nga Prishtina me dy rrëfime si “Një turmë njerëzish dhe Maskat e natës dhe komandanti enigma..”.
Në rradhë është Besim Cengu me refleksinin e tij rreth vëllimit poetik “A thua, vegim?!” të poetit të ndjerë Dedë Shkurti.
Në rubrikën “Portret” janë pesë autorë të mirënjohur në këtë fushë, që nis me Nikoll Lokën e cili përcjell në faqet e “Mirditës” Dedë Shkurtin, këtë magjistar të fjalës, ku përcjell dhe disa poezi të tij. Zef Përgega sërish i kushtohet poetit dhe publicistit Dedë Shkurti, i cili disa kohë më parë u nda nga jeta. Shkrimi i tij titullohet: “Dedë Shkurti në urën e legjendave, princi pa mbretëri, por me vargje mbret”. Në këtë linjë është edhe Mark Mesuli i cili për “Mirditën” dhe lexuesit e saj rikthen në kujtesë Ndue Shytin, këtë gjeni të pavdekshmë të çiftelisë.
Ndërsa gazetari Martin Dedaj, i kushtohet gazetarit të parë të veriut të Shqipërisë, gazetarit dhe mësuesit Preng Baloj, për të vijuar me shkrimin tjetër në rradhë, Martin Dedaj përcjell perceptimin e tij gazetaresk në lidhje me ekspozitën në pikturë të Pjetër Markut, në ditë para ditëlindjes. Ndërsa vetë piktori Pjetër Marku, i rrikthet memories duke përcjellë një kujtim nga viti 1985, të titulluar “Një ditë me Ismail Kadarenë”.
Është mjaft iteresant shkrimi recension i Dr. Dom Lush Gjergji, i titulluar: “Testament për histori e ardhmëri”, për tu vijuar me tej me një reportazh nga Ndue Lazri me titull: “Nën qiellin gri të Dachaut”. Në këtë revistë redaksia përcjell lajmin se si faqja online “Pirustinews.com” është bërë një dritare e rëndësishme komunikimi që zë fill nga Mirdita. Si gjthnjë miku i mirditasve Andreas Hemming ofron bashkëpunimin e tij me Revistën Mirdita, këtë rradhë me shkrimin e titulluar: “Letërsia dhe qarkullimi i librit në Mirditë”.
Aleksandër Ndoja vjen me reportazhin e detajuar për atë çfar ofron Mali i Munellës, mali i vetëm në Shqipëri ku jeton kafsha në zhdukje, rrëqebulli i Ballkanit.
Arti figurativ shpaloset me pikturat e Demush Avdimetajt, Ikbal Beli, Fehmi Hoxha, Genc Bekteshi dhe Agim Gecaj, ndërsa kjo rubrikë e cila është e fundit mbyllet me një set fotografish nga bukuritë natyrore të Mirditës, këtë rradhë nga mali i Munellës. Në kopertinen e parë është “Mirditorja” me autor piktorin Zef Shoshi, ndërsa ne kopertinën e fundit është “Lule dhe borë” e piktorit Pjeter Marku.
A.Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

