Në kuadër të programit për rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit i cili jeton vetëm në malin e Munellës në Mirditë, PPNEA ka organizuar takimin institucional, mbi propozimin për shpalljen e Munellës si zonë të mbrojtuar.
Takimi është zhvilluar ne ambientet e “EKO HOTEL MARUB” në fshatin Katund i Vjetër, fshat i cili është listuar në 100 fshtrat turistikë që do të përfitojnë mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural. Në takimin e sotëm të rradhës, që përkon me fazën e katërt të programit për rimëkëmbjen e rrëqebullit të ballkanit, kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e katër bashkive veriore që prekin vargmalet e Munellës, ku edhe jeton e zhvillohet rrëqebulli, si dhe Drejtori i AKZM (Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura).
Konkretisht kanë qenë përfaqësuesit e Bashkive Mirditë, Fusharrës, Pukë dhe Kukës. Nga bashkia Mirditë ishin të pranishëm kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj i shoqëruar nga drejtori i sektorit të turizmit pranë bashkisë Mirditë dhe përgjegjësi i Info-Kulla, z. Nik Nikolli, drejtori i Axhensisë së bujqësisë në bashkinë Mirditë z. Tanush Marku, si dhe administratorët e njësive Orosh e Fanë, Frrok Doda dhe Kolin Marku.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec Dedaj ka vlerësuar punën dhe angazhimin e deritashëm të PPNEA në lidhje me sensibilizimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit në vargamlet e Munellës, për të shpëtuar dhe mbarështruar rrëqebullin i cili përsa i përket Shqipërisë ndodhet vetëm në malet e Munellës. Duke vijuar më tej, kryetari i bashkisë Dedaj ka garantuar për mbështetje në fazat e tjera të cilat do të çojnë në marrjen e vendimi që Munella të shpallet zonë e mbrojtuar, në kushet e një parku kombëtar. Nga ana e saj bashkia do të jetë bashkëpunuese në hartimin e dokumentacionit që i paraprijnë këtij procesi.
Më tej, z. Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i PPNEA, pasi ka prezantuar me detaje qëllimin e takimit të sotëm si hyrje në konceptin e Munellës si zonë e mbrojtur, ka folur edhe për rëndësinë e shpalljes së këtij mali si zonë e mbrojtur. Ai ka për një përshkrim të gjatë të faktorëve natyrorë, kulturorë dhe institucionale për mbrojtjen e zonës së Munellës.
Bledi Hoxha i cili është menaxher projektesh në PPNEA, ka bërë një panoramë të detajuar në lidhje me situatën e biodiversitetit në Malin e Munellës. Nga ekspeditat e shumta në këto vargmale janë identifikuar pasuri të shumta natyrore, por edhe probleme që kanë ceduar biodiversitetin e këtu futet sëpari prerja e masive e pujeve, djegija e tyre, por edhe shfrytëzimet mirare nga plasje e shumta.
Ndërsa përfaqësuesi i AKZM ka bërë një relatim në lidhje me kuadrin ligjor dhe institucional për zonat e mbrojtura në Shqipëri, si funksionojnë aty ku tashme janë shpallur si në Prespë, liqenin e Shkodrës etj, dhe si do funksionojnë në rastet e zgjerimit të zonave të mbrojtuar e cila ka një perspespektivë në të ardhmen. Z. Olsion Lama ka paraqitur përmes videoprojektorit të gjitha takimet sensibilizuese që janë bërë në zona të ndryshme që prek Munella. Ai tha se kanë qenë rreth 185 persona në këtë dëgjesa, të cilët jo vetëm na kanë përkrahur, por kanë qenë edhe bashkepunues.
Më tej është kaluar në diskutime të lira, ku fillimisht pjesmarrësit kanë pyetur nëse stanet sezonale kanë ndikim negativ në biodiversitet, apo si është e mundur që bëhen kaq përpjekje për ruajtjen e rrëqebullit i cili vetë zhduk katër kafshë po aq të rëndësishme si kaprolli, lepurin etj. Në përgjigje u tha se stanet përvetë faktin që janë sezonale nuk kanë asnjë impakt negative në male. Ndërsa në lidhje me dëmtimet që mund të bëjë rrëqebulli, është vetë natyra që ka ligjet e saj që rregullon mbijetesën e kafshëve, por rreqebulli nuk duhet ngatërruar siç ndodh shepesh me shqarthin apo macen e egër.
Jonuz Hallaçi drejtor i bujqësisë në Kukës ka kërkuar më shumë informacion për atë çfar mund të ofrojë pushteti vendor. Ndërsa pyetje të tjera janë drejtuar edhe nga Drejtori i Agro-Puka, z. Sabah Djaloshi.
Në vijim drejtori i turizmit në bashkinë Mirditë z. Nik Nikolli kërkoi të dinte çfar do të ndodhte me administratat pasi kjo të ndodhë, pra pasi Munella të shpallet zonë e mbrojtur. Njësitë lokale, çfar statusi do të kenë administrat vendore dhe ku do gjenden fondet për procesin që kërkon një zonë e mbrojtur. Në përgjigje u tha se kjo nuk duhet të rëndojë mbi buxhetet, por kërkohet që bashkitë të kenë stafe të përgatitura në aplikime pasi fondet e BE-së janë të shumta për këto lloj rastesh.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

