Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Pas nderimit në Mirditë të Kol Ndrec Mirditës së Klinës, Prizreni përkujton dy dëshmorë të tjerë me origjinë mirditase, në 20 vjetorin e rënies heroike të tyre

Nga Pirusti News
2 450 Shikime
SHPERNDAJE

Stina e pranverës dhe e ajo e fillimverës shënon edhe përvjetorë të shumtë të rënies heroike të djemve të Kosovës, të cilët nuk kursyen asgje e deri dhe jetën, që kjo pjesë e kombit të fitonte lirinë. E ndërsa pak ditë më parë u përkujtua 20 vjetori i i rënies heroike të 22 vjeçarit Kol Ndrec Mirdita, nga Ranoci i Klinës, por me origjinë të hershme nga Spaçi i Mirditës dy ditë më pas, në Prizren përkujtohet 20 vjetori i rënies së dy dëshmorëve, kushërinjve Ylber dhe Albrim Fana 20 e 19 vjeç nga Vërnica e Prizrenit në kufi me Kukësin, por me origjinë të hershme nga Fani i Mirditës. Të gjithë të rënët e vitit 1998 janë pararendës të asaj lufte të lavdishme që do të merrte hov të fuqishëm pak muaj me vonë, pasi ranë në luftë në aksione për transportimin e armëve nga Shqipëria, për në vatrat e luftës fillimisht në Drenicë, e më pas në çdo hapësirë të Kosovës së okupuar prej 100 vitesh.

Ceremonia në përkujtim të dy luftëtarëve Ylber dhe Albrim Fana u zhvillua në Prizren, ndërkohë që kronika e mëposhtme vjen nga TV-Prizreni.

Sipas këtij televizioni, të martën janë nderuar dëshmorët e kombit, Ylber dhe Albrim Fanaj. Dëshmorët kanë rënë heroikisht në luftë me forcat okupatore serbe në kufirin shqiptaro-shqiptar në vitin 1998. Familjarë, bashkëluftëtarë, veteranë e invalidë të luftës, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale në Prizren, të martën me nderime në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në 20 vjetorin e rënies, kanë përkujtuar trimat e lirisë, Ylber e Albrim Fanaj nga Vërmica.

Nënkryetari i komunës, Eshref Memaj, tha me këtë rast, se dëshmorët edhe pse në moshë të re, u kyçen pa hezitim në radhët e UÇK-së për çlirimin e vendit, duke vazhduar traditën e atdhedashurisë së të parëve të tyre. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, gjithashtu vlerësoi jetën dhe veprën e dëshmorëve, të cilët u flijuan në lulen e tyre të rinisë në shërbim të atdheut, duke qenë ndër dëshmorët e parë në zonën e Prizrenit.

Ndërkaq, ish komandanti i brigadës 128-të Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së, Ruzhdi Saramati, kishte një shqetësim të cilin ia drejtoi bashkëluftëarëve, të cilët nuk po marrin pjesë në përkujtimin e shokëve të tyre të luftës të cilët ranë në altarin e Lirisë, sikurse janë edhe dëshmorët, Ylber e Albrim Fanaj, të cilët në përpjekje për të sjellur armatim në kufirin ndërshqiptar, deri në fishekun e fundit luftuan kundër armikut gjakatarë.

Kushëriri i dëshmorëve, Malush Fanaj, edhe vet ish pjesëtar i UÇK-së, tregoi për momentet e këmbëngulësisë së Ylberit dhe Albrimit, për t’iu bashkuar radhëve të ushtrisë çlirimtare për t’i dal zot atdheut, duke mos kursyer asgjë nga vetja deri në flijimin e tyre për në pavdekësi. Dëshmori Albrim Fanaj, kishte rënë në fushën e nderit pak para se të mbushte 20 pranvera, ndërsa një vit më i ri se kushëriri i tij ishte dëshmori, Ylber Fanaj./tvprizreni.com/

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest