Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Lot mbi Oqean” i autorit gjakovar Prend Ndoja, një buqetë poetike plot shpresë mbi harrimin

Nga Pirusti News
1 891 Shikime
SHPERNDAJE

“..Prendi vetë ndoshta në atë kohë nuk do të kishte zgjedhur të emigronte, por pushtuesi serb gjithmonë ka presionuar që Kosovën ta zbrazte nga shqiptarët autoktonë, për t’i zevendësuar ato troje të bekuara me kolonë serbë, duke i joshur me privilegje, ashtu siç bëri pushtuesi 500 vjeçar turk…”

Nga: Aleksandër Ndoja

Në konceptin tim, por edhe të shumë të tjerëve “këngët e kurbetit” prej kohës nuk e japin me atë efektin sidomos tek “hedhja e parave” në stinën e dasmave. Këtë e kanë kuptuar edhe këngëtarët të cilët gjithnjë e më pak po i fusin në repertorin e tyre këngë të tilla. Kjo sepse përditë e më shumë bota po bëhet më e vogël, falë përparimit të teknologjive dhe mundësive. Këto këngë kishin efekt masiv kur kurbetqari priste mbi dhjetë vite, ndoshta njëzet a tridhjetë për të zënë një avullore e cila udhëtonte me muaj të tërë, për të arritur në Atdhe. Por me e rënda ishte koha e diktaturave kur të arratisurit kundër rregjmit kanë qëndruar mbi dyzetë a pesëdhjetë vite për të parë familje e mbetura të tyre. Ndërsa sot, siç e ceka mësipër, këngë të tilla janë “demode”  sidomos në dasma, pa folur për anën artistike të tyre. Kjo sepse “emigrantët” ata në Europë në më pak se dy a tre orë mbërrijnë në vatrën e tyre, por edhe ata nga kontinentet e tjera vijnë të paktën një herë në vit, ose më shumë.

Por krejt ndryshe paraqitet situata në librin me poezi të autorit Prend Ndoja, nga fshati Bec i komunës së Gjakovës në Kosovë. Prendi vetë ndoshta në atë kohë nuk do të kishte zgjedhur të emigronte, por pushtuesi serb gjithmonë ka presionuar që Kosovën ta zbrazte nga shqiptarët autoktonë, për t’i zevendësuar ato troje të bekuara me kolonë serbë duke i joshur me privilegje, ashtu siç bëri pushtuesi 500 vjeçar turk. Në këto kushte, falë një represioni të padëgjuar ose shumë të dëgjuar serb, Prend Ndoja zgjedh detyrueshëm të lejë pas trojet, kujtimet, vëllezërit, nënën, babanë e çdo gjë të mirë me të cilën ishte rritur, për të marrë rrugët e kurbetit.

Ndjesia e tij ishte shumë e rëndë asokohe, ndaj në librin e rradhës me poezi reflektive të titulluar “Lot mbi Oqean”, në njërën prej poezive do të shkruante:

“..I dashur për vendin,

Kombin dhe shoqërinë,

Por korbi e shikonte,

Donte ta përpijë.

E vranët ajo ditë,

Më kujtohet si sot,

Përqafoi folenë,

Dhe iku nëpër botë.

Iku shumë larg,

Fluturoi mbi Oqean,

Si shpirti i ndarë nga trupi

Me mall retë përqafon.

Humbi larg në mendime..,

E më kot kohën mendoi,

Dy pika lot,

Mbi Oqean lëshoi..”

Me shumè poezi mund ti lexoni ne linkun:
Me shume poezi nga vellimi poetik “Yje mbi Oqean”


Ja pra nëse përjeton pak çaste këto vargje, përkthen përjetimin e gjatë të emigrantit të detyruar Prend Ndoja. Natyrisht si ky ka shumë emigrantë me dhimbje të ngjashme ose shumë më të rënda për vendlindjen e familjen, por Prendi ka mundur të përcjellë mësëmiri ndjesitë e tij teksa kalonte mbi Oqean, drejt një vendi të pa njohur për të më parë, përveçse në vetdijen e tij dhe të çdo shqiptari, se ai vend ishte dhe është kampion i lirive dhe të drejtave të njeriut, por edhe kampion i miqve të shqiptarëve.

Jo më kot i pa përsëristshmi At’Gjergj Fishta do te shkruante vargjet lapidare si:

“..Lamtumire vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!..”

Ndërsa poeti Prend Ndoji nëse vëllimin poetik e nis me poezinë që mban libri si titull të tijin, ai nuk mbetet vetëm në kreun e titulluar “Malli i mërgimtarit” i cili ka të rrjeshtuara 11 poezi të cilat mbyllen me thirrjen poetike “Kthehu”. Në këtë vëllim poetik poeti ka renditur përjetime të tjera kushtuar “Orës së Daradanisë”, “Kujtimeve të Fëmijërisë” përjetime të tjera tek kreu “Mendja dhe Zemra” në të cilën janë listuar dhjetë poezi, për ta mbyllur me shpresën përmes poezisë “Ringjallja’.

Libri poetik “Lot mbi Oqean” ka gjithsej 58 poezi të cilat janë redaktuar nga poeti Enver Sulaj, i mirënjohur si mësues i lëndës së gjuhë-letërsisë, në gjimnazin gjerman “Lola Gymnasium” në Prizren, ndërsa recensa është nga Sabit Jaha.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest