Një ngjarje e rëndë është shënuar dje rreth orës 12 në aksin Rrëshen-Reps, pjesë e autostradës Rrëshen – Kukës. Një i ri polak i apasionuar pas guidave me motoçiketa, i shoqëruar nga dy bashkombas të tij ka qenë duke ecur me shpejtësi të konsiderueshme në drejtim të Kukësit. Sapo ka kaluar mbikalimin e Repsit, rreth një kilometër nga karburant “Tusha”, shtetasi polak Tomasz Maria, i datëlindjes 1970 ka humbur drejtimin e motorrit dhe është përplasur me trafikndarësen e autotradës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i siptalit Rrëshen, stafi i të cilit është gjendur në kohë rekord në vendin e ngjarjes, me shërbimin përkatës në autoambulancë. Shtetasi nga Polonia është transportuar shumë shpejt në drejtim të spitalit Rrëshen, por mjekët aty kanë konstatuar se gjëndje e tij ka qenë në kufinjtë e mbijetesës, pasi kishte hemorgji të fortë në organet e brendshme. Në këto kushte drejtori i spitalit Edmond Karrica ka kërkuar ndihmën e një helikopteri për ta transportuar në drejtim të Tiranës, për shërbim më të specializuar. Nuk ka vonuar shumë dhe në fushën e sportit në Rrëshen ka mbërritur helikopteri i cili e ka çuar në spitalin ushtarak, në Tiranë.
Burime nga spitali ushtarak konfirmojnë se situata e tij ka qenë shumë e rëndë dhe herë herë ka kalur në vdekje klinike, por orët e fundit gjëndja e tij ka përmirësime çka mund të japë shpresë për mbijetesë. Gjatë ditës së sotme kanë mbërritur të afërmit e tij nga Polonia, të cilët po tentojnë për ta çuar në vendin e origjinës, por gjendja e rëndë e ka pamundësuar një ide të tillë. Nga burimet policore por edhe dëshmitarë të shumtë në vendngjarje, konfirmohet se aksidenti ka qenë tërësisht i pa ndikuar nga asnjë faktor tjetër, përveçse humbjes së drejtimit nga ana e tij.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

