Shenim: Klikoni mbi foto per te pare albumin e plote.
-Të ftuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës –
1.Hapja e shkollës verore për të rinjtë
Ansambli Mirdita me tre grupe të valleve nga moshat, krijoi një atmosferë fantastike tek qendra MIQËSIA, Rana e Hedhur, Shëngjin, në hapje të shkollës verore “Rinia e Shqipërisë Europiane”. Në këto aktivitete grupi i Mirditës shoqërohej nga drejtuesi i ansamblit “Mirdita” (Mjeshter i Madh), z. Gjergj Marku.
Të rinj ekselentë të mbledhur nga Shqipëria dhe Kosova, nga targete të ndryshme, pos programit të kësaj shkolle me trajnime, lojëra, zbavitje etj, patën mundësi të shijonin vallet e Mirditës por dhe nga treva të tjera të kërcyera nga valltarët e moshave të Ansamblit Mirdita (Mjeshtër i Madh). Edhe pse në kushte të vështira, ku për herë të parë, skena ishte rëra e bregut të detit, të pranishmit u zbavitën në një mbrëmje të bukur të traditës me muzikë, valle dhe kulinari tipike të zonës.
Zëvëndës ministri i Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Shpati Kolgega falenderoi valltarët e ansamblit Mirdita për atmosferën që ata krijuan në këtë event të rëndësishëm për rininë shqiptare.
2.Alb Fest në Shëngjin
Mbrëmjen e dytë, artistë të Ansamblit Mirdita ishin të ftuar në eventin e organizuar në Shëngjin, Alb Fest. Veprimtaria në fjalë organizohej në kuadër të turizmit kulturor. Organizator i kësaj veprimarie Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe Rafaelo Resort.
“Alb Fest 2018” ishte konceptuar si një prezantim i gjithë elementëve të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në këtë koncert u interpretuan valle nga zona e Zadrimës me vajzat e grupit të Lezhës, këngë me lahutë e çifteli, pjesë instrumentale me gajde, fyej, zumare e bilbila, këngë dhe valle të kënduara polifonike nga grupi i Iso Polifonisë “Lumi i Zagorisë”, këngëtarët e grupit të Lezhës etj. Një përformancë të shkelqyer oaraqiti edhe grupi i valleve “Eagle Dance” që përgatitet nga nga maestro Gazmend Golemi.
Në mënyrë të veçantë mijëra pushues nga gjithë hapësira shqiptare dhe turistë të huaj, sapo në skenë u shfaqën artistët e Ansamblit Mirdita mbushën amfiteatrin veror të këtij resorti dhe gjithë ambjentet e tjera duke ndjek me kërshëri të madhe pjesët muzikore që artistët e Mirditës kishin sjellë për “Alb Fest 2018”.
Ra në sy formacioni orkestral i kultivuar nën drejtimin e shefit të muzikës Mark Gjonaj dhe me përbërje Ndue Përlala (llahutë), Pashk Filopati dhe Olti Vata (cifteli), Kujtim Ndoj në sharki temper, Beriland Kadeli (daulle), të cilët performuan me profesionalizëm të lartë melodi popullore si dhe pjesë të huaja popullore që grishën pushuesit dhe sidomos të huajt e shumtë që ishin pjesëmarës. Më pas dhe dy këngë nga Dila Bunaj, shoqëruar nga formacioni orkestral si dhe dy valle, njëra e Mirditës dhe dasma e Tiranës nga grupi i valltarëve të rinj të Ansamblit nën drejtimin e koregogragfit Fran Gjergji.
Veprimtaria është moderuar nga specialiste e QKVF, Jonida Cunga.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, Rezarta Kokonozi, vleresoi grupin e Mirditës për këtë paraqitje dinjitoze në këtë event të rëndësishëm të turizmit kulturor shqiptar.
Aleksandër Ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

