Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“BaQe Aktive” Tour me gazetarë të qarkut Lezhë mbi “black-point-et” mjedisore të qytetit historik të Lezhës

Nga Pirusti News
2 631 Shikime
SHPERNDAJE

“.. Është e provuar se deri në vitin 1846 asnjë pikë ujë nuk derdhej në lumin e Bunës siç ndodh sot. Por pikërisht në këtë vit, pra në vitin 1846,  një përmbytje e madhe gati apokaliptike bëri që Drini të ndahej në dy pjesë, njëra të derdhej në Bunë e pjesa tjetër të vijonte në shtratin e natyrshëm të saj…”  

Ka qenë një ditë mjaft intensive sot në “black-point-et” mjedisore të qytetit historik të Lezhës. Natyra vetë është treguar bujare më këtë rajon të cilit i ka lënë në dispozicion një gjatësi të konsiderueshme lineare bregdetare, por edhe lumenjtë që derdhën në detin Adriatik, duke kaluar nëpër hapësirat mes malesh e fushave të kësaj treve.

Ekspedita njohëse dhe promovuese e situatave dhe mundësive, është organizuar nga Projekti “BaQe Aktive” (Bashkë për Qeverisje të Gjelbër Aktive) me përfaqësues z. Mark Ruçi, Administrator i shoqatës “Qendra per zhvillim dhe Integrim” me qender ne Rubik, dhe z. Angelo Gjoka, kordinator për ndërtimin e kapaciteteve pranë Anttarc –Tiranë.

Ajo çfar natyra e kishte rregulluar përmes ligjeve të rrepta të saj, është çrregulluar nga nga dora e njeriut ndër dekada. Kjo ka bërë që deti të vijojë të “gllabërojë” tokën me 20 metra çdo vit, ndërsa mund të provohet lehtësisht përmes “google earth” se vetëm 10 vjetëshin e fundit uji i kripur ka bërë pronë të vetën të paktën 200 metra, në thellësi të tokës.

Por pak e dinë se lumi Drin dikur kalonte i plotë në shtratin e tij mespërmes Lezhës për tu ndalur në detin Adriatik, pikërisht ku egërsia e tashmë e tij kundër tokës është më e theksuar se kurrë. Është e provuar se deri në vitin 1846 asnjë pikë ujë nuk derdhej në lumin e Bunës siç ndodh sot. Por pikërisht në këtë vit, pra në vitin 1846  një përmbytje e madhe gati apokaliptike bëri që Drini të ndahej në dy pjesë, njëra të derdhej në Bunë e pjesa tjetër të vijonte në shtratin e natyrshëm të saj.

Por në vitin 1950 gjatë punës për sistemimin e fushës së Zadrimës për të shpëtuar nga përmbytjet, shteti i kohës e derivoi drejt lumit Buna edhe pjesën tjetër të Drinit, duke e kthyer shtratin e tij historik në një kanal vaditës apo kullues. Kjo bëri që ndër vite të mos derdheshin në detë prurjet e shumta interte të cilat do të mbanin atë nën kontroll nga dallgët e tij.

Si për t’i vënë kapakun kësaj sjellje anti-natyrë, më vonë ndërtohet edhe diga e Spatharit në Vaun e Dejës e cila minimizoi në kufinjtë ekstremë rrjedhjen e ujit mbi shtratin e Drinit duke cënuar rëndë bio-diversitetin dhe ligjësi të tjera të natyrës.

Po si e shikon zgjidhjen e këtij problem specialist i mirënjohur i biodiversitetit dhe natyrës, z. Jak Gjinaj.

Në prononcimin e tij për gazetarët e qarkut Lezhë, z. Jak Gjinaj thotë se situata tashmë është alarmante dhe duhet me çdo kusht të shpëtohet toka e cila është e rrezikuar seroizisht nga deti. Madje nëse do të vijojnë këto ritme negativiteti, shumë shpejt do të shuhet edhe Laguna e Kune Vainit, pasi toka ndarëse mes detit dhe lagunës është paksësuar dhe një ditë deti mund të bashkohet me lagunën, duke e suprimuar totalisht atë.Gjinaj thotë se duhet të merren masa për ndërtimin e dallgëthyesve sipas standarteve ndërkombëtare, duke lënë dritare komunikuese në mes pritës së betonit, që të mundëesohet amortizimi i veprimit të dallgëve të fuqishme. Gjithashtu duhet që të hidhen sa më shumë inertë në bregdet, ato inerte që e pranojnë vegjetacionin, ndërkohë që të synohet mbjellja e bimësisë vegjetative, jo si disa pisha që janë mbjellur në mënyrë të pa studiuar shumë vite më parë, të cilat i morën dallgët sepse rrënjet e tyre nuk ishin thellë pasi nuk mund të zhvilloheshin nga përmbajtja kripore e tokës ku u mbjellën.

Por më e rëndësishmja për z. Jak Gjinaj është që të krijohet një marrëveshje që diga e Spatharit të garantojë lëshimin të paktën 20-30 m3/sekondë ujë me qëllim rivitalizimin e shtratit të lumit Drin, pasi kjo do të bënte që rrjedha të tërhiqte në mënyrë periodike masen e inerteve pergjate shtratit te tij, për ti shkarkuar në bregun e detit, aty ku lumi derdhet në detin Adriatik.

Gazetarët bënë pyetje të shumta që morën përgjigje mjaft të kualifikuara nga stafi udhëheqës i kësaj ekspedite njohëse dhe promovuese, të pikave në rrezik mjedisor në këtë qytet.

Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest