Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Shkrumbohet autobuzi i Suharekës, shpëtojnë mrekullisht 51 pasagjerët që vinin nga Italia

Nga Pirusti News
4 045 Shikime
SHPERNDAJE

Klikoni mbi foto, per me shume foto…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në segmentin Rrëshen-Reps, pjesë e autostradës Milot-Kukëës. Një autobus i shoqërisë “Shpejtimi” që në ballinë të tij shënonte “Harea” travel, është përfshirë nga flakët në ora 19.30 minuta, teksa ngjitej në maloren e Gëziqit, rreth 5 km nga degëzimi i Rrëshenit me drejtim Repsin. Autobuzi i agjensisë turistike “Shpejtimi” me qendër në Suharekë, po vinte nga Italia me 51 pasagjerë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Tymi i madh që është ngritur në çast ka alarmuar banorët e Rrëshenit dhe zonave përreth, të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Në pak minuta zjarrfikëset e Rrëshenit me të gjithë stafin e saj të plotë, pra jo vetëm ata të turnit, janë nisur me alarm në drejtim të vendit të ngjarjes.

Për fat të gjithë pasagjerët kishin mundur të dalin në kohë rekord, ndonëse autobuzi është përfshirë nga flakët në pak minuta. Zjarrfikësit janë përleshur gjatë me flakët, nga ku kanë mundur të nxjerrin pa u dëmtuar një pjesë të mirë të bagazheve.

Në vendin e ngjarjes pasagjerët ishin mjaft optimist për faktin se kishin arritur të dalin pa asnjë dëmtim, ndërsa shumë ishin fëmijë disi të trembur apo shprehnin habi. Autoritetet e shumta policore që shkuan në vend kanë spostuar lëvizjen e shumtë të automjeteve, për të krijuar një brez sigurie për fikjen e zjarrit, por edhe për pasagjerët e shumtë që qëndronin anës rrugës, në pritje të një autobuzi tjetër që ishte nisur për ti marrë ata.

Në bisedë me drejtuesin e automjetit, ai konfirmoi se ishte duke drejtuar mjetin e tij, kur disa pasagjerë nga fundi kanë lajmëruar se po vinte një erë djegie. Menjëherë kam hapur krahun, dhe pasi kam hapur të dy dyert u kam kërkuar pasagjerëve të dilnin menjëherë nga autobuzi. Vetëm pak çaste më vonë i gjithë autobuzi është përfshirë nga flakët, ndërsa janë dëgjuar eksplodime të shumta nga nafta që ishte ende në qarkullim nëpër tubo, ka përfunduar drejtuesi i mjetit.

Zjarrëfikësit akoma po punojnë për fikjen e plotë të vatrave të zjarrit, ndërsa në pamje të parë dëmët janë të konsiderueshme. Ndërsa më e rëndësishmja është se asnjë pasagjer nuk është dëmtuar.

A. Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest