Informon nga poligoni ushtarak Urdorf: Murat Ajvazi
E gjithë bota është në dijeni të misionit paqeruajtës së ushtrisë së shtetit zvicerian, madje është i njohur fakti se ky shtet ka ditur të shmagë pjesmarrjen e tij në luftën e dytë botërore, që shkatërroi dhjetëra shtete e kontinente. Por kjo nuk e ka penguar këtë shtet, të ketë edhe një ushtri elitare e paqeruajtëse në Europë e më gjerë. Madje kjo ushtri luan një rol të rëndësishëm një pjesën shqiptare të Kosovës, kryesisht në Suharekë.
Por ajo çfar është e rëndësishme, ushtria zviceriane nuk paragjykon ekstrakomunitaret që kanë lindur në atë shtet, madje ka një mbështetje të konsiderueshme për ushtarët që janë me origjinë nga Kosova.
Kjo u pa qartë sot në një ceremoni ushtarake në poligonin ushtarak në Urdorf Zyrih, ku ushtarët “zvicerianë” me prindër nga Kosova u vlerësuan maksimalisht nga komandanti i tyre, Koloneli Bittel. Koloneli Bittel shprehu konsiderat më të larta për ushtarët zviceriano-shqiptarë që janë integruar në ushtrinë e këtij shteti.
Në një prononcim për z. Murat Ajvazi, intelektual dhe shkrimtar i mirënjohur nga Prishtina, njëherit bashkëpunëtor dhe mbështetës i revistë “Mirdita”, koloneli Bittel tha se kishte qenë në aktivitete paqeruajtëse të ushtrisë së shtetit të tij, në territorin e Kosovës, kryesisht në Gjakovë, Suharekë, Prizren, Pejë e Prishtinë.
Si komandant i kazermës ku janë disa ushtarë me origjinë nga Kosova, koloneli Bittel tha se ishte shumë i kënaqur me ushtarët e tij me origjinë shqiptare.
Ceremonia e sotme ushtarake në Zyrih u ndoq nga qindra banorë zviceriane shumë prej të cilëve ishin me origjinë shqiptare nga Kosova. Në këtë ceremoni ushtarake janë realizuar një sërë ushtrimesh ushtarake, ndërkohë që ushtarët janë vlerësuar sipas normavave ushtarake të këtij shteti paqedashës e paqeruajtës.
Njeri prej ushtarakëve zviverianë me origjinë shqipare nga Kosova, u shpreh për pirustinews.com:

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

