Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në koncertin e organizuar pranë Amfiteatrit të Liqenit Artificial në Tiranë, i titulluar “Etno Spirit”. mori pjesë dhe Ansambli Mirdita (Mjeshtër i Madh) me interpretime live.
“Etno Spirit” mblodhi rreth 100 artistë nga Mirdita, Lezha, Kavaja, Mallakastra, Dropulli si dhe artistët profesionistë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.
ansamble dhe bartës të folklorit. Mbi 100 artistë sollën në Tiranë larmi tungujsh e motivesh folklorike nga e gjithë Shqipëria. Koncerti ishte i pasur me këngë, valle, e balada mirditore, këngë popullore qytetare nga Grupi i Burrave të Kavajës, polifoni toske nga grupi i Bashkisë Mallakastër. Spikatën vallet burimore të grupit “Eagle Dance” të qytetit të Lezhës të cilat shoqëroheshin me tinguj zëri dhe instrumenta para muzikorë, si kungujt, zilet etj.
Në program të veçantë për këtë ditë solli edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me valle me motive kosovare dhe valle të Shqipërisë së Mesme, kaba me klarinetë, kolazh me motive Shkodrane etj. Koncerti zgjati rreth 2 orë dhe u ndoq nga spektatorë të shumtë Shqiptarë dhe të huaj.
Ansambli Mirdita i drejtuar nga Gjergj Marku me udhëheqës artistik Mark Gjonaj, u paraqit me një program të pasur live, me formacionin orkestral, këngëtarë dhe grupin e valleve.
Programi i Ansamblit Mirdita:
1.Baritore e Mirditës (me formacionin orkestral.
- Lirike. Marjan Lleshaj dhe Besim Lekgega. Shoqeron formacioni orkestral.
- Kastriot Kola dhe Pavlin Kola me këngën “Djemtë e Shqipes”.
- “Floket kacurrel”. Marjan Lleshaj dhe Besim Lekgega.
- Vallja e Zajsit. Grupi i valltarëve nën koreografinë e Fran Gjergjit.
- Balada. “Larg m’ke tretë moj nanë”. Këndon Dila Bunaj, shoqëron formacioni orkestral.
- Lirikë. “Gusha jote bardhë si bora”. Prena Beleshi dhe Kastriot Kola.
- “Tinguj bjeshke”. Formacioni orkestral.
- Valle festive. Grupi i valleve.
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike si organizator pati vlerësimet më të lartë për performancën që sollën artistët e Mirditës.

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

