Rreth orës 13 të ditës së sotme datë 04. 10. 2018, pranë shërbimit zjarrfikës të Mirditës, ka rënë alarmi se në periferi të qytetit Rrëshen kishte rënë zjarr. Epiqendra e zjarrit ishte mes disa banesve disa dhjetra metra nga unaza e madhe e qytetit. Në pak minuta shërbimi zjarrfikës i kompletuar me stafin teknik ka mundur të depërtojë në afërsi të vatrës së zjarrit, i cili i favorizuar nga thatësira e madhe dhe era jo e paktë, kishte rrezik të ngjtej shpatit të malit, me drejtim fshatin Kodër Rrëshen, por edhe të shkaktonte dëme në banesat aty pranë.
Zjrrëfikësit nën asistencën e komandantit të këtij shërbimi z. Agim Lleshaj, por dhe me mbështetjen e disa banorëve aty pranë, kanë mundur që në pak minuta të rrethojnë zjarrin në një perimetër të gjerë, duke bërë izolimin e tij. Më tej, duke shfrytëzuar përparësitë fizike të tyre në një terren të vështirë për lëvizje mjetesh, kanë shtrirë tubot e zjarrfikëses deri në afërsi të vatrës së zjarrit, çka ka mundësuar që uji të kishte efekshmëri të lartë në shuarjen e zjarrit.
Në pak minuta zjarri është shuar totalisht, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet mundësia e vëniës së zjarrit nga pakujdesia, kur shumë fermerë janë të prirur për të djegur mbeturinat në kopshtet e tyre, por që era e fortë dhe thatësira e madhe bën që zjarri të dalë jashtë kontrollit.
a.ndoja

@2017 – Pirusti News. Te gjitha te drejtat te rezervuara.
“Të gjitha të drejtat e këtij materiali jane pjesë ekskluzive e patjetersueshme e “pirustinews.com” sipas ligjit nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit” dhe të drejta të tjera të lidhura me to”.
Ndalohet kategorikisht kopjimi apo tjetërsimi etj, pa autorizimin e administratorit të “pirustinews.com”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit 39/2016”.
Lejohet çdo shperndarje ne profile te ndryshme sipas deshires se gjthesejcilit qe e gjykon te arsyeshme.
Administrator
Aleksandër NDOJA

