Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

Shpejtësia në vendngjarje, zjarrfikësit e Mirditës neutralizojnë zjarrin në një shpat mali, pranë banesave

Nga Pirusti News
1 314 Shikime
SHPERNDAJE

Rreth orës 13 të ditës së sotme datë 04. 10. 2018, pranë shërbimit zjarrfikës të Mirditës, ka rënë alarmi  se në periferi të qytetit Rrëshen kishte rënë zjarr. Epiqendra e zjarrit ishte mes disa banesve disa dhjetra metra nga unaza e madhe e qytetit. Në pak minuta shërbimi zjarrfikës i kompletuar me stafin teknik ka mundur të depërtojë në afërsi të vatrës së zjarrit, i cili i favorizuar nga thatësira e madhe dhe era jo e paktë, kishte rrezik të ngjtej shpatit të malit, me drejtim fshatin Kodër Rrëshen, por edhe të shkaktonte dëme në banesat aty pranë.

Zjrrëfikësit nën asistencën e komandantit të këtij shërbimi z. Agim Lleshaj, por dhe me mbështetjen e disa banorëve aty pranë, kanë mundur që në pak minuta të rrethojnë zjarrin në një perimetër të gjerë, duke bërë izolimin e tij. Më tej, duke shfrytëzuar përparësitë fizike të tyre në një terren të vështirë për lëvizje mjetesh, kanë shtrirë tubot e zjarrfikëses deri në afërsi të vatrës së zjarrit, çka ka mundësuar që uji të kishte efekshmëri të lartë në shuarjen e zjarrit.

Në pak minuta zjarri është shuar totalisht, ndërkohë që dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet mundësia e vëniës së zjarrit nga pakujdesia, kur shumë fermerë janë të prirur për të djegur mbeturinat në kopshtet e tyre, por që era e fortë dhe thatësira e madhe bën që zjarri të dalë jashtë kontrollit.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest