Javascript Disabled!

Please Enable Javascript if you disabled it, or use another browser we preferred Google Chrome.
Please Refresh Page After Enable

Powered By UnCopy Plugin.

“Mirdita” në “Shqipëria punon tokën 2018”, interes i madh për agroturizmin dhe zejtarinë

Nga Pirusti News
1 434 Shikime
SHPERNDAJE

Në këtë edicion të dytë të Panairit Kombëtar “Shqipëria punon tokën 2018” Mirdita tërhoqi vemendjen e pjesmarrësve të shumtë në këtë panair i cili u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Tashmë i kthyer në traditë, panairi që sipas organizatorëve morën pjesë 659 fermerë nga e gjithë Shqipëria, 70 sipërmarrje ushqimore, 39 bashki, një vend të veçantë pati edhe agroturizmi i Mirditës, fermerët dhe zejtaria e kësaj treve. Testi i parë i përfaqësimit mirditas u zhvillua javën e kaluar në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen, kur bashkia Mirditë mbështeti një panair të tillë në kuadër të aktiviteve të “Festa e Arbrit 2018”.

Edhe në panairin kombëtar nga Mirdita morën pjesë “Agro Mirdita” me administrator Preng Doda, fermeri dhe bletari Valentin Bushi, me aktivitet në fshatin Kodër Rrëshen, nga zejtaret e veshjeve të traditës Pashke Marku dhe Drane Fizi, zejtari i ciftelive Gëzim Përshqefa si dhe mjeshtri i punimit të drurit dhe stilizimit në ornamente Agustin Luli.

Të shumtë kanë qenë ata që shfaqën interes për eksponatet e Mirditës, ndërkohë që jo pak vendas dhe të huaj, kërkuan të blejnë nga produktet e Mirditës, ku kryesisht zinin vend prodhimet e vjeshtës si vera apo rakia me prodhimin autokton, frutat e zonës; produkte të agropërpunimit nga Agro Mirdita, si dhe mjalti i disa llojeve, i cilësuar si ndër më të mirët në këtë panair ndaj pati kërkesa nga individë dhe lokale për të blerë nga ky produkt shumë interesant i Mirditës.

Gjithashtu vizitorët qenë të interesuar për këndin e traditës ku u njohën me zejet e ndryshme si dhe provuan instrumentet popullorë si dhe veshjet etj.

Televizioni Publik Shqiptar, dha live pamje nga eksponatet e Mirditës duke intervistuar pjesëtarë të skuadrës përfaqësuese të Mirditës në këtë panair të rëndësishëm.

Ju mund të lexoni edhe...

Pin It on Pinterest